FAIK KONICA NUK U FTUA (DELEGAT) NË KONGRESIN E MANASTIRIT (u ftua në fakt, por nuk shkoi, bënte ironi me të)

0
ABC - Alfabeti i gjuhës shqipe

Shpalime

Faik Konica Duke hedhur dritë për Kongresin e Manastirit (1908), Akademik Idriz Ajeti[1] lidhur me qëndrimin e Faik Konicës ndaj tij dhe, sipas të dhënave kërkimore-shkencore në Monografinë e gjerë e botuar nga profesor J. Kastrati, (1995) na afron të dhëna të kohës.

Në faqet e kësaj monografie, sipas venerimeve shkencore të shqipes në Kongresin i Manastirit, Akademik Idriz Ajeti, vë në spikamë sipas të dhënave të profesor J. Kastrti se Faik Konica nuk u ftua si delegat i këtij Kongresi dhe, natyrisht, nuk ishte as në Komisionin prej 11 anëtarësh, ishte mënjanuar me paramendim.Në shpalimet historike të kohës në relacionet e Alfabetit të ABC-së të shqipes, organizatorët e kësaj ngjarjeje nuk duronin dot epërsinë e F. Konicës me një taban të fortë shkencor të dijes, intelektual dhe gjuhësor[2].


[1] Akad. I. Ajeti, kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor 95-vjetori i Kongresit të Manastirit (16-18 nëntor) Shkup, 2003
[2] J. Kastrati, kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor jubilar më rastin e 90-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Gostivar, 1998


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.