Poezi
Zgjodhi dhe shqipëroi nga italishtja:
Isak Ahmeti
SHB LENAGRAPHIC
Prishtinë, 2026
EUGENIO MONTALE
DUHI
Poezi
Zgjodhi dhe shqipëroi nga italishtja:
Isak Ahmeti
Redaktor: Zef Noka
Shtëpia botuese:
LENAGRAPHIC
Prishtinë, 2026
PËRMBAJTJA
ESHTRAT E SUPJES …………………………………… 13
Bri anglez ………………………………………………. 15
Epigram …………………………………………………. 16
Zjarri që shpërtheu ………………………………….. 17
Por ku të kërkohet varri …………………………….. 18
Jeta ime ………………………………………………… 19
Në jetë shpesh kam takuar të keqen ……………… 20
Fat i arritshëm …………………………………………. 21
Për K. ……………………………………………………. 22
Shtëpia mbi deti ………………………………………. 23
Portovenere ……………………………………………. 24
Eshtrat e supjes ………………………………………. 25
Le të jetë tash më i dukshëm ……………………… 26
Maestral ………………………………………………… 27
Arsenio ………………………………………………….. 28
RRETHANA ……………………………………………… 31
Lindau …………………………………………………… 33
Dora Markus ……………………………………………. 34
Shtëpia e doganierëve ……………………………….. 37
Lundrat mbi Marne ……………………………………. 38
Lubës që po shkon …………………………………….. 40
E di: më duhet sërish të të humbas ……………….. 41
Të çliroj ballin ………………………………………….. 42
Përshëndetje …………………………………………… 43
Pse po vonohesh ……………………………………… 44
Një lule… ……………………………………………….. 45
Ngrica në dritare ……………………………………… 46
Banja e Lukës …………………………………………. 47
DUHI DHE TË TJERA …………………………………. 49
Duhi ……………………………………………………… 51
Nënës sime …………………………………………….. 52
Çiftet në muzg …………………………………………. 53
Kaçurrela ballit …………………………………………. 55
Njala……………………………………………………… 56
Siria ……………………………………………………… 57
Rruga nëpër deti ………………………………………. 58
Madrigal firentinas …………………………………….. 59
Kah Siena ……………………………………………….. 60
Në lumin Greve ………………………………………,.. 61
Trofta e zezë ……………………………………………. 62
Në të dalë nga Dove ………………………………….. 63
Në majën e shtyllës më të lartë …………………….. 64
Magjia ……………………………………………………. 65
Erë përballë hënës së re ………………………………. 66
Nga treni …………………………………………………. 67
Ditëlindja …………………………………………………. 68
SATURA …………………………………………………… 69
Ksenia I …………………………………………………… 71
Ksenia II ………………………………………………….. 74
Kohë dhe kohëra ……………………………………… 76
Fundi i ’68-tës …………………………………………. 77
Në pritje ………………………………………………… 78
Goma …………………………………………………….. 80
Rimat …………………………………………………….. 81
Ditari …………………………………………………….. 83
Vdekja nuk ekziston …………………………………… 85
Mbreti peshkatar ………………………………………. 86
Verboten ………………………………………………… 87
Vargu i fundmë ……………………………………….. 88
Forma e botës …………………………………………. 89
La Belle Dame sans Merci ……………………………. 90
Duke përfunduar ………………………………………. 91
Disa shënime dhe komente………………………….. 93
I. Eshtrat e supjes …………………………………….. 95
Briri anglez ……………………………………………… 96
Epigram …………………………………………………. 97
Eshtrat e supjes ……………………………………….. 98
II. Rrethanat ……………………………………………. 99
Lindau ……………………………………………………. 99
Dora Markus ……………………………………………. 100
Lubës që po shkon …………………………………….. 101
Lundrat mbi Marne …………………………………….. 101
III. Duhi dhe të tjera ………………………………….. 102
Duhi ……………………………………………………… 102
Nënës sime ……………………………………………… 104
Çiftet në muzg ………………………………………….. 104
Njala ……………………………………………………… 104
IV. Satura ………………………………………………… 105
Ksenia …………………………………………………….. 107
Ksenia II ………………………………………………….. 107
V. Ditari …………………………………………………… 108
Vdekja nuk ekziston …………………………………….. 109
Mbreti peshkatar ………………………………………… 109
Verboten ………………………………………………….. 110
VI. Duke përfunduar ……………………………………. 110
VII. Vepra të konsultuara ……………………………… 110
SHËNIME PËR PËRKTHYESIN ………………………….. 111
EUGENIO MONTALE – POETI MË AUTENTIK I SHEKULLIT
Eugenio Montale, vazhdues i poezisë së Dantes, është emër i çmuar poetik në Itali, Evropë dhe botë; është liberalist i spikatur dhe antifashist i paepur; tërë jetën e vet, tërë veprën e vet ia kushtoi njeriut, synimeve dhe idealeve humane të tij. Ai është fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1975. Ka vdekur më 14 shtator të vitit 1981, në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas vetes veprën poetike e cila, edhe për nga forma edhe për nga kuptimi, ka hapur shtigje të reja në poezinë italiane, evropiane dhe botërore.
Eugenio Montale u lind në Gjenovë më 1896. Ai ka studiuar sipas shijes së vet (Ha studiato soprattu-tto per suo conto — shkruan G. Spagnoletti në: Poesia italiana contemporanea, f. 809).
Më 1922 E. Montale, Sergio Solmi dhe Giacomo Debenedetti themelojnë revistën letra-re Primo Tempo, e cila u botua vetëm tetë herë (tetë numra) në Torino.
Një kohë relativisht të gjatë, E. Montale është marrë me kritikë letrare si dhe me përkthime. Një kohë të gjatë ka redaktuar edhe revistën e njohur Corriere della Sera. Mirëpo talentin dhe gjenialitetin e vet prej krijuesi, Montale e shkrin në poezi. Ka lënë pas vetes këto vëllime poetike: Ossi di seppia (Eshtërat e supjes); Le occasioni (Rrethanat); La bufera e altro (Duhi dhe të tjera); Satura (Satura); Diario (Ditari), etj.
Me këto si dhe me vëllime të tjera, Eugenio Montale arrin të bëhet ndër poetët më të shquar italianë. Ai, para se gjithash, konsiderohet si poet i fjalës moderne poetike; por, megjithatë, lipset fare pak mund për zbërthimin e domëthënieve të simboleve dhe aluzioneve të tij poetike, si dhe pak përpjekje e durim për sqarimin e orkestracionit të tij poetik, në mënyrë që lexuesi dhe dashamiri i poezisë ta shijojë fuqinë dhe magjinë e dikcionit poetik, disponimin, motivet dhe porosinë e caktuar të poezisë së tij.
Eugenio Montale dallohet me individualitetin e fuqisëm poetike, me origjinalitetin dhe fizionominë markante poetike. Shprehja e tij poetike është novatore. Mënyrat me të cilat Montale e shquan semantikën e fjalës, frazën poetike, mendimin — në të vërtetë ligjërimin poetik — janë nga më të ndryshmet.
Ai i ka kushtuar një kujdes të veçantë estetikës së gjuhës poetike. Ai mbetet njëri nga poetët më të mëdhenj të botës perëndimore, i cili, me mjeshtri dhe forcë të jashtëzakonshme poetike, i ka kënduar njeriut të varfëruar midis dy luftërave. Poeti Montale sikundër i ka bashkuar “duart bredhëritëse” të natyrës duke zgjuar te lexuesi parandjenjën e një bote të fshehur e të bashkuar, ku të gjitha qeniet i ndërlidh një vëllazërim i fshehur. Me dy përmbledhjet e poezive, veçanërisht me Eshtërat e supjes, Montale ka theksuar nevojën e shprehjes poetike që realizon konfliktet dramatike poliritmike me njeriun dhe objektet përreth.
Gjallëria, brishtësia e mendimeve dhe e ndjenjave, pasuria dhe gjerësia e tyre janë reflektuar në opusin poetik të Montales përmes një figurativiteti modern, që niset me përdorimin e figurshëm të fjalës duke përfunduar në një komunikim të natyrshëm dhe të thellë poetik. Montale, me rropatjet e tij letrare-poetike, ka kapërcyer kufijtë e letërsisë së kohës dhe të vendit duke çelur horizonte të reja në letërsi.
Me vëllimin me poezi Eshtërat e supjes, Montale ka piketuar me mjeshtri të rrallë poetike dhe dramatizitet të theksuar ashpërsinë gurrore, detin (Mesdheun), peizazhin e vendlindjes, Ligurinë, si simbol i dramës së brendshme të njeriut të vetëdijshëm për kalueshmërinë e tij në vorbullën e elementeve. Vërejmë këtu edhe ndikimin e Dantes, Pascalit, Gozzanos etj.
Në vëllimin Rrethanat, poeti i ka kënduar kujtimit të njerëzve dhe peizazhit, të cilët ai i ka evokuar për të penguar shkatërrimin në kohë dhe hapësirë. Poezia më e bukur e këtij vëllimi, mbase edhe poezia më e bukur e Montales në përgjithësi, është ajo që mban titullin: Dora Markus. Në këtë poezi, që ka vlera antologjike dhe universale, poeti Montale i ka kënduar skamjes, shqetësimit dhe parandjenjës tragjike. Kjo, por edhe poezitë e tjera të Montales, është e thurur me thërrime më të mira dhe më të pasura të materies poetike. Vetminën fatale të njeriut të epokës sonë ai e ka ngritur në nivelin e rezignatës madhështore. Mund të thuhet lirshëm, prandaj, se disa nga poezitë e Montales — ndër to pra edhe: Dora Markus, Shtëpia e Doganierëve, Duhi, Arsenio etj. do të mbesin përgjithmonë si gjërat më të bukura të krijuara nga gjeniu Montale.
Dhe, pyesim, kur nis jeta e kësaj poezie?
Një analizë e hollësishme dhe e kujdesshme e krijimtarisë së tij poetike na zbulon, në fakt, dy elemente esenciale, kryesore: elementin e parë, që është vendlindja e tij, Liguria e mrekullueshme, dhe elementin e dytë, që është shprehja e fisnikërisë iracionale, mbas e paforcuar në mënyrë decidive, por esencialisht e ngritur në nivelin e njërës ndër poezitë më autentike të shekullit XX.
Përndryshe, lirikë e Montales në masë të theksuar është lirikë ontologjike. Në këtë lirikë, të kondensuar për nga forma dhe kuptimi, kemi gjithnjë prezente çështjet më vitale, më jetike të jetës së njeriut, të qenies njerëzore. Montale është i vetëdijshëm se brumi i poezisë, baza fundamentale e saj, është njeriu dhe pyetjet rreth tij. Pa gjakuar kah Absolutja, ajo synon të vërtetojë masën konkrete të realitetit njerëzor. Dhe shpesh i nënshtrohet frikës, por kjo frikë shndërrohet, sipas logjikës dialektike të poetit, në shpresë.
“Shpresa është e frytshme në tmerr” — shkruan Gianfranco Contini me rastin e marrjes në shqyrtim të vëllimit Eshtërat e supjes. Kjo shpresë del si supozim i qëndrueshmërisë morale në vëllimin Rrethanat për t’u bërë, në vëllimin e tretë Duhi dhe të tjera, një nga bazat kryesore, mbasë fundamentale, të poetikës së Montales. Duke lindur nga vetëdija tragjike dhe duke u spastruar nga negativiteti ekzistues, shpresa bëhet me të vërtetë qëndresë-bazë subjektive. Për më tepër, në tri vëllimet e para parandjehet një kontrapunkt emotiv: dhimbja në jetë është e gërshetuar me shpresën, me vlera të reja, pozitive.
Më tepër se një decenie pas botimit të librit të tretë, poeti Montale pat heshtur. Heshtja e tij pat krijuar dilema te lexuesit dhe te kritika. Mirëpo pas pesëmbëdhjetë vitesh ai boton vëllimin Sa-tura (1971). Botimi i këtij libri me poezi shënon një etapë të re në poezinë e Eugenio Montales. Në këtë vëllim poezish, një koncept të ri poetik, një vështrim të ri, satirik, ndaj historisë dhe shoqërisë. Në fakt këtu dominon toni i ri dhe ironik i fomimit në fjalë, Montale fitoi famë të re ndër qarqet letrare italiane, evropiane dhe botërore.
Kështu, për shembull, kritika letrare italiane, duke i bërë një vështrim idestetik vëllimit me fjalë, ka konstatuar me të drejtë se ky, pra libri Satura, është libri më i mirë me poezi i shkruar në gjuhën italiane pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë kritikë, madje duke zbërthyer vlerat estetiko-poetike të librit me fjalë, e kanë shpallur Montalen si poetin më të madh italian, i cili, krahas Ungarettit dhe Quasimodos, konsiderohet si njëri ndër poetët më të mëdhenj të kohëve të reja. Satura, Ditari, por edhe vargje të tjera janë fryt i mençurisë imponuese, janë refleks i pjekurisë, të pashoq mbi kulturën.
Poezitë e përmbledhura në librin Duhi kanë për qëllim ta njohin në mënyrë kontinuitive poezinë e Eugenio Montales. Jam përpjekur që, përkundër vështirësive të shumta që kam hasur gjatë përkthimit, t’i ruaj disa nga cilësitë kryesore të opusit poetik të Montales. Përmes poezisë së përfshirë në vëllimin shqip me titullin Duhi, besoj se lexuesit shqiptar i ofrohet mundësia të krijojë një sadopak përfytyrim më të saktë për këtë poet, poezia e tij, e përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, dallohet me një radius të gjerë mendimesh dhe idesh, temash dhe motivesh; është ky poeti i fjalës poetike moderne.
Gjatë përkthimit, siç thashë edhe më lart, kam hasur në dilema dhe vështirësi të shumta, ngase, siç thoshte edhe i madhi Goethe, poezia në njëfarë mënyre është e papërkthyeshme. Gjatë dilemave dhe vështirësive mund të ketë rrëshqitur edhe ndonjë gabim. Ndonjëherë kam qenë i shtrënguar të bëj edhe adaptime, ndonjëherë edhe “shtegtim” tejët të lirë, me qëllim që poezia e Montales, ndonëse e papërkthye-shme (për shkak të dendësimit kuptimor), një strofë e tij mund të ketë nevojë për punën e një viti përkthim, të tingëllojë sa më shqip.
Për kontributin e tij dhe insistimin në përgatitjen e këtij libri, e falënderoj redaktorin Zef Noka për punën dhe këmbënguljen e tij që vepra në fjalë po publikohet.
Isak Ahmeti, Stubëll e Epërme 2026.











