Është trishtuese zëvëndësimi i tezave rreth vlerave mbi të cilat krijuam shtetin tonë

0
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Standardet e dyfishta zor që sjellin ndërgjegje. Klasa jonë politike nese ka ndonjë ndjenjë për shtet dhe mirëqenje, duhet të qetësojnë pasionet e vluara politike të kohëve te fundit, dhe të heqin dorë nga standardet e dyfishta. Opozita është në venitje, e udhëhequr nga liderë të cilët kan humbur tashmë rrugën në oborr nga lakmia për pushtet apsolut.Këta se bashku më mediat e tyre vazhdimisht janë duke nxitur tensione të panevojshme politike, dhe vetëm imagjinata e tyre e dinë pse. Nuk po janë të vetëdijshem deri ku është kufiri, sepse populli është duke e humbur durimin. Duhët të përcaktohet vija e çartë politike parimore , për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës.

Tashmë kemi një vetëdije qytetare më të zgjuar, e cila nuk ka mundësi të manipulohet lehtë, të cilët mjaftë gjatë ju ekspozuan marifeteve të pa mira nga njerëzit e politikës. Të tregojë secili individualisht dhe kolektivisht nese qëndrojnë me popullin, apo do të vazhdojnë pro atyre që nuk mund ta konceptojnë një Kosovë të pavarur. Të respektohet Kushteta e Republikës të Kosovës, e që nuk po respektohet sa duhet, apo po interpretohet siq edhe në fakt është. Po na mungon shumë mirësjellja duke ardhur në shprehje brutaliteti. Nuk është e thënë të dakordohemi për gjithçka, por se paku duhet të jemi të sjellshem. Mirësjellja është çështje e edukimit në familje dhe nuk ka fare të bëjë më përkufizime të tjera. Akt patriotik është të bësh mirë, të mos vidhet shteti.

Të duhet pa hile atdheu dhe kombi.

Po shohim përditë akte që nuk përkojnë më patriotizmin. Është trishtuese zëvëndësimi i tezave rreth vlerave mbi të cilat krijuam shtetin tonë sovran dhe të pavaruar. Distancimi nga e keqja nuk qëndron në formë, por në përmbajtje.Nuk po e inkurajojmë si duhet gjeneratën e re, se si duhet dashur Atdheu. Përqarjet politike brutale sigurishtë se nuk kan ndikim të mirë në formimin e gjeneratës se re. Po përqohen mesazhe shumë të keqija, dhe të dëmshme për të ardhmën tonë. Është instaluar për fat të keq logjika profitereske dhe banditeske të një pjesë e rinisë, që pa punuar më ardhë deri të pasurimi.

Për ata që kan lindur pas përfundimit të luftës çlirimtare, nuk e dinë në të vertëtë çka ka ndodhur, vetëm në saje të asja çka kanë ndëgjuar nga prindëritë, dhe çka ju shpjegohet në shkolla për luftën dhe çlirimin nga Serbia fashiste. Lufta për çlirim nuk ishte hakmarrje ndaj askujt, por thjesht ishte luftë për të larguar okuptorin e urryer serbomadh nga tokat tona gjatë të okupura. Ne besojmë se patriotizmi nuk duhet të jetë subjekt përçarjeje, përkundrazi. Nuk është urrejtje, as nuk është kthim në të kaluarën, ose të paktën një pjesë e së kaluarës – sa herë që dikush ka nevojë për të.

Patriotizmi siç po e thëm shpesh, është punë e ndershme, liri mendimi dhe shprehjeje, përgjegjësi për natyrën dhe njerëzit përreth nesh. Për të gjithë njerëzit për të cilët Kosova është shtëpia. Dhe shumë më tepër..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.