Është e tmershme për ata që nuk e duan vendin e vet!!

0
Skënder Mulliqi

Koment

Dhe, kur është një gjendje e tillë krize politike dhe institucionale, na mbetet të vazhdojmë të ëndërrojmë për një Kosovë plotësisht të lirë, tash, jo nga të huajit por nga tanët që kan uzurpuar shumë çka për vite më radhë. Por, për sa kohë që ka një përson që merr frymë shiptarisht, duhet të ketë shpresë. Ne, do të vazhdojmë të shpresojmë së do të vijnë ditë më të mira për të jetuar në vendin tonë, jo për të ikur diku largë vendlindjës…

Skënder MULLIQI

26 vite nga shpërbërja më luftë e ish Jugosllavisë. Serbët e humbën luftën më shqiptarët në vitin 1999. Dhe, nga lufta po përjëtojmë paqën. Kur pritej që të bashkohemi rreth Kosovës dhe më Kosovën e rrenuar nga flakët e luftës çlirimtare, mbretëroj diskriminimi sistematik politikë, që janë pjesë e normave institucionale, gjuha e urrejtjës, gjuha përqarëse dhe shprehjet e intolerancës që po shkatërrojnë hapësirën publike. Ne vend të paqës pozitive të thëmë ashtu, u instalua paqja negative, pengesë kjo për transformimin e marrdhënjeve shoqërore dhe politike në vend. Duke manipuluar, duke mos pranuar përgjegjësinë individuale për dështimet e tyre në politikë dhe në ekonomi, aktorët kryesor si udhëheqësit politikë, penguan shumë proceset që të ecin përpara. Penguan rrëfimin e të se vërtetës, dhe të reformave institucionale.

Kjo dëshmohet nga kontraditat e shumta në marrdhënien midis institucioneve dhe shoqërisë. Embargoja politike ndaj mirëkuptimit dhe empatisë, balanca e vazhdueshme e transmetimit të frikës dhe përqarjës në hapësirën publike, janë praktika përjashtuese ndaj interesave të shumicës, janë barra që, mbajnë breza pas brezash qytetarët. Aktorët politikë të paqës për 20 vite nuk parandaluan këtë situatë. Kjo kërkon mirëkuptim, vetëdije nga secili pjesmarrës i politikës dhe nga të gjithë ne. Për shumë kënd Kosova nuk u treguas shumë afër zemrës se tyre. Kosova është atdheu i të gjithëve, jo vetëm i një gategorie shoqërore dhe politike. Dikush ka mbetur duke brohoritur në të zbrazët, më veprimet retorike të tyre, pa ia ba hyzmetin përparimit të vendit dhe mireqënjës qytetare.

Dhe, kur është një gjendje e tillë krize politike dhe institucionale, na mbetet të vazhdojmë të ëndërrojmë për një Kosovë plotësisht të lirë, tash, jo nga të huajit por nga tanët që kan uzurpuar shumë çka për vite më radhë. Por, për sa kohë që ka një përson që merr frymë shiptarisht, duhet të ketë shpresë. Ne, do të vazhdojmë të shpresojmë së do të vijnë ditë më të mira për të jetuar në vendin tonë, jo për të ikur diku largë vendlindjës. Heshtja sigurishtë nuk duhet të jetë një opsion. Populli mbetet e regjimet ikin. Duhet mbijetuar për të mos pranuar kurrë të bëhemi frikacak morali, si ata që pretendojnë se na mbrojnë. Njerëzit të cilët nuk e pëlqejnë Kosoven, lë të largohen, mos të bëhën pengesa jonë për tu bërë pjesë e Evropës se Bashkuar, aty ku edhe e kan vendin shqiptarët…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.