Errësimi i botës

0
12
Ismail Kadare - me shqipe

Dorian Koçi e postoi në Facebook

Ismail Kadare rrëfen për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare.

Nga Karl-Markus GAUSS

Sjellësi i fatkeqësisë

Tregimi më i bukur është i pari, i cili ia jep edhe titullin përmbledhjes. «Sjellësi i fatkeqësisë» rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës. Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qendrore dhe të cilave u kishin dhënë atuonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar.

Haxhi Mileti është tridhjetëvjeçar, i martuar dhe prapë nuk e ka as idenë më të vogël për jetën dhe gratë: «Vetë atij s’do i binte në mend se mund të ekzistojnë gra të pambuluara». Atmofesra në Stamboll është e tensionuar. Disa janë të pikëlluar që tani edhe «europianet» i pret ajo që tashmë duhet ta durojnë gratë vendore; të tjerët gëzohen me dashakeqësi që gratë arrogante, perëndimore po shporren nga jeta publike dhe shamia do t’i «mbronte prej vetvetes». Për Haxhiun ishte realitet i pranuar, që «raca njerëzore përbëhet prej dy pjesëve: një e mbuluar dhe një e pambuluar».

Karvani niset në rrugën e gjatë, i shoqëruar nga oficerë, ushtarë, spiunë, dhe një ditë Haxhiu sheh çfarë s’ka parë kurrë, gra pa shami, të cilat qeshin në publik, nuk ulin shikimin, por e shikojnë atë, një burrë të huaj, drejt në sy, gra që janë krenare për flokët që i tregojnë hapur dhe lëvizin pa ndrojtje. Ky përjetim e trazon atë, pa humbur kohë ai dëshiron që këto gra të përdala të marrin dënimin e All\ahut dhe të rojtarëve të tij tokësorë, shumë shpejt ai është i dhënë pas tyre në mënyrë të parezistueshme. Shqipëria u bë kështu një moment i zgjimit të tij personal dhe kulturor.

Këtë konflikt Kadare e interpreton qartë si çarje kulturore, që gjendet mes lirisë dhe shtypjes – dhe kjo për të domethënë: mes Europës dhe Orientit. Është pikërisht Shqipëria që shndërrohet në pararojë të guximshme të Europës, që shpallet kështjellë e iluminizmit dhe lirisë, sepse çfarë synon Sulltani në Shqipëri ai dëshiron t’ua imponojjë të gjitha vendeve të pushtuara, pra Serbisë, Greqisë, Rumanisë, Bosnjës, Bullgarisë, Hungarisë: atje secila grua duhet të bart «shaminë ashtu si të gjitha myslimanet e tjera». Pasi karvani i ka shpërndarë shamitë e fundit, ai gjatë kthimit kalon nëpër një botë, e cila s’është më si më parë. Haxhi Mileti vëren se gjithkund ku para disa javësh jeta ishte e larmishme dhe gazmore, tani gjërat kanë humbur ngjyrën dhe njerëzit gëzimin. «Kishte pasur eklipse të diellit dhe të hënës, por tani pritej terri i tretë: eklipsi i grave».

Kadare di të rrëfejë hatashëm, në çdo kapitull të ri ai e ashpërson konfliktin, i cili pasqyrohet në përvojën personale të një njeriu të prapambetur dhe jo aq të ditur, por i cili kapërcen nëpër botën e sotme. Këtë stof delikat, i cili viteve të fundit ka shkaktuar aq shumë huti dhe grindje, Kadare e trajton pa ngurrin. Për të është e qartë se mbulimi ua grabit grave dinjitetin, Europës demokracinë, botës bukurinë. Me shkathtësi të madhe letrare Kadare ia del t’i përshkruajë gjërat esëll dhe në mënyrë realiste dhe njëkohësisht t’i pajis ato me një shumëkuptimësi paraboleske. Është një botë e mosbesimit gjithkund të pranishëm, të cilën ai e bën të njohur: derisa gratë duhet të futen nën shami, sepse nuk mund t’i besohet dëlirësisë së tyre dhe vetëpërnbajtjes së burrave, burrat mbikëqyren me ndihmën e një burokracie bizare dhe spiunohen edhe në gjumë, në mënyrë që sundimi i Sulltanit, i oborrtarëve të tij, vezirëve dhe milicëve fetarë të mbetet i pasfiduar.

Ismail Kadare: «Sjellësi i fatkeqësisë». Tregime. Nga shqipja prej Joachim Röhm. Botoi: S. Fischer Verlag, Frankfurt. 2015, 208 faqe,
Recensioni u botua në gazetën «Süddeutsche Zeitung».

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.