Mentor Kikia
Nje fushate promovimi nen etiketimin “Maldivet e Europes” nxiti shume turiste te vizitojne skajin me jugor te vendit, Ksamilin. Padyshim qe te gjitheve na u perkedhel ndjenja e krenarise nga keto etiketime te mediave te huaja dhe agjencive te medha turistike.
Nisur nga qellimi i mire, qeveria shtyu nje promocion ne rrjet dhe mbulim maksimalisht pozitiv mediatik te fluksit te turisteve dhe “cmimeve te uleta ne Maldivet Shqiptare”, dhe neper ekrane nuk u ekspozua thuajse asnje problematike mbi sektorin (kritika nuk eshte antireklame, por sherben per t’u permiresuar).
Por ndodhi ajo qe pritej.
Ata qe erdhen e pane se as Ksamili nuk eshte Maldive apo Karaibe as Saranda nuk eshte Majemi. Kete ne e dime, madje dime se Ksamili eshte zona me tipike e kaosit urban informal, shembulli me tipik i modelit “Bathore”, nje xhungel, qe me shume se me Maldivet ngjan me periferite e qyteteve te mbipopulluara indiane.
Komentet e pushuesve te huaj dhe eksperiencat e tyre ulen vleresimin e platformes turistike “Trip Advisor” nga 5 ne 2 per Ksamilin, vetem brenda kesaj vere. Ja njeri prej vleresimeve, nje pushues britanik:
“Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (zgara me ushqim të shpejtë, me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat”.
“Maldive” nuk te ben vetem natyra e bukur, aq me shume vetem nje cep i zones turistike qe reklamohet ane e kend mediave e portaleve edhe nderkombetare. Maldivet jane simboli i turizmit elitar boteror, i shtrenjte padyshim dhe ku sherbimi eshte i shkalles superiore.
E mendoni dot nje vend turistik, ku pushuesi nga Gjermania prenoton ne Prill dhe kur vjen ne Korrik nuk e gjen dhomen te lire, sepse erdhi dikush tjeter qe i dha pronarit pazar me te mire?
Nderkohe, promovimi i forte i çmimeve te uleta (qe s’jane te uleta ne fakt) rrezikon te shkaktoje nje rritje te forte te çmimeve vitin tjeter, edhe pa koeficentin e mashtrimeve.
Te shesesh diçka qe nuk e ke, eshte mashtrim. Kjo strategji mund te rezultoje e sukseshme kete vit, por nuk mund te jete afatgjate. Dhe ne nuk mund te ecim me “ia hodhem dhe kete vit”. Reklama “fake” kthehet shpejt ne bumerang. Ndaj duhet te ndryshojme strategji sa nuk eshte vone, duke synuar permiresimin e infrastruktures dhe rritjen e standardit te sherbimeve, ndryshe vitin tjeter e ne vazhdim bejini shu…. Maldiveve.
Sa mirë e paske thënë more Mentor. Vërtete qenke MENTOR (këshilldhënës, udhëheqës, udhërrëfyes)!
Jam per pushime ne Sarande. Isha edhe ne Ksamil (e Butrint). Eshte per keqardhje ajo qe pash dhe po shoh. Nje pushues per nje çadër (dy karrige/krevate) paguan 15, 25 dhe 40 euro. Taxi, brenda Sarandes per te ”huaj”, kushton 25 euro.
Ushqimi, pijet dhe kafet jane shume te shtrenjta, me shtrenjte se ne perendim (Suedi).
Nuk eshte se nuk duam te vizitojme Shqiperinë nënë prandaj nga e gjithe bota, shqiptaret e te gjitha trevave nga ish Jugosllavija vijme dhe investojme, blejme (banesa, troje) mallin shiptar ama edhe ”nëna” jonë te mos sillet ndaj neve si njerke.
Prandaj kur e lexova sot opinionin e Mentorit, ma kujtoj proverbin latin ”Veni, vidi…” ama, ne nuk fituam por nuk fitojne as sarandiotet e te tjeret me mashtrime e çmime marramendese.
Faleminderit mendjeholli Mentor Kika!
Krejt mire e ke shkruar… por pse po thua SHQIPTART nga ish Jugosllavija….c.c.c.c.
SHQIPTART NGA KOSOVA, MAQEDONIA, MALI I ZI, Serbia… ETJ… e jo Jugosllavija more jugosllav nostalgjik… marrre per ty.
Dardan, nuk e kisha ndërmend me ”polemizua” me ty sepse, shumë lehtë njeriu me ty kalon prej komentimeve ne komplikime.
Nëse unë kam ”gabua” që i kam quajt ”shqiptarët nga ish jugosllavia”, pse more ”burrë” ti më thua mua (publikisht, në gazetë): ”more jugosllav nostalgjik”?
Dhe sikur mos të kënaqeshe me kaq, sepse une jam njëri nga ata që kam qenë kundër Jugosllavisë, kundër sistemit socialist e veteqeverisës, kundër Mosinkuadrimit dhe kunder personalitetit të Titos, për çka edhe i kam vuajt ato pasoja, duke u perjashtua nga shkolla, largua nga puna e burgosë… ti nuk e ndalë ”trokun e kalit” por më thua edhe ”… marre për ty”?
Dardan, ti je si një Kalë Troje në ”Fjala e lirë” dhe rrin gati si ”korife” i teatrit antik, por unë do të lutesha: bëhu më i kujdeshëm apo ”Mëso si baba, e mos u bâ magar”!
Te gjithe Shqiptart kane qene kunder okupimit Jugosllav. Me perjashtime te vogla qe mund te jene maksimalisht nja 70-80 veta… te llojit Ali Shkriu, Azem Vllasi.
Po e terhjek fjalen per jugonostalgjike dhe po te kerkoj falje… gabova edhe une, por kanihere kur e degjoj prej atyre qe nuk e pres me e permend jugosllavine reagoj me nguti.
Shpresoj te jem ma i kujdesshem.
Respekt.
Faleminderit Dardan, edhe une te kerkoj falje ty per fjalet e renda.
Sinqerisht me vjen keq dhe nuk prita qe ti do ti terheqesh fjalet qe me kishe ofendu, vertete rende.
Dardan, une mendoj se nuk eshte gabimisht te thuhet ”shqiptaret ne trojet e tyre ne Mal te Zi, Maqedoni… pra ne ish RSFJ-ne”.
Eshte një fakt historik se afersisht gjysma e popullsise shqiptare, ka jetuar dhe jeton ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Presheve, Medvegje dhe Bujajovc plus ne Kosove.
Qellimi im eshte qe te tregoj per nje kohe e per nje (ish) shtet artificial.
Pas Luftes se Pare Boterore (1 dhjet. 1918) eshte krijua shteti i ahtuquajtur Mbreter. Serbo-Kroate-Sllovene qe ne popull njihet edhe si Serbia e Pare.
Pas Luftes se Dyte Boterore (LNÇL), Kosova i bashkangjitet padrejtesisht Serbise dhe Jugisllavise.
Po nuk eshte vetem Jugisllavia por edhe BRSS, qe krijohen si dy perandori artificiale qe po ia sheh sherrin edhe bota.
Pra, nuk eshte malli (nostalgjia) qe kam per te semuaren e Ballkanit, por eshte e vertete e hidhur qe ka ndodhur qe nga AVNOJ e deri kur u shkaterrua shteti me emrin Jugosllavi. Po mos te shkaterrohej me lufte Jugosllavia, ishte rrezik qe do te krijohej edhe nje komb me emrin ”jugosllav”.