NGA KALOSH ÇELIKU
Populli shqiptar, e ka një thënje antologjike dhe thotë: më mirë vonë, se kurrë në Jetë. Përtej Ditës Nesërme. Nuk e kam thënë, Unë si shkrimtar. E, ka thënë populli shqiptar. Punë, tjetër është ajo, se: politikanët e Ditës Sotshme janë ende me brekë nëpër këmbë. Nuk e dinë, ku i kanë brekët e ku këmbët. Mos, e them kokën. Janë të gjithë së bashku ’’shqiptarë”, armiqë e “vëllezër” dhe “miqë”. Edhe, pse: edhe në Ditën e Sotshme të përçarë me shekuj. Mes tyre, dihet ka edhe shërbetorë besnik me “Din e Iman” dhe “vëllezër” pushtuesë të Perandorisë Osmane dhe Serbisë Madhe. Ashtu, siç i kemi pasur Dje me shekuj, i kemi edhe në Ditën e Sotshm. Ligje të Natyrës: dhelpëra, ujqër, luanë, arinjë, gjarpërinjë. Edhe, Boanë me flokë të Shullanit, rrëzë “Çuke” te “Guri Zi” mbi Katund.
Inati, më vjen: Pse, arrita kafshët e mia shtëpiake të buta dhe të egra t’i bëj bashkë: qenin, besnik para shtëpisë, macin e Babait në Shtëpi, E, nuk mund t’i bëjë bashkë Partitë Politike Shqiptare?!
Përmëkeq, edhe ato kryeneqe janë dalldisur dhe arratisur pas posteve partiake, pasurisë personale, familjare, klanore dhe politike të përkohshme: Sot, për Nesër. E, nuk mund t’i bëj bashkë politikanët e partive politike shqiptare?! Jo, se: nuk bëjnë gabime njerëzore, apo kurrë nuk përkunden në djep druri pranë oxhaku. Po, nuk u delë gjumi shekullor. Përgjumshëm, flasin jerm. Edhe shohin ëndrra politiko-fantastike. As Shekspiri, nuk është i përkryer. Aqmëpak, populli shqiptar, Sot me Dy Shtete Shqiptar. Nesër, edhe me Shtetin e tretë në radhë si Një Shtet Shqiptar.
Rrezik historik i partive politike shqiptare, se: pas fushatave parazgjedhore para kamerve televizive me premtime parazgjedhore për pushtet dhe poste partiake, pasuri personale, familjare dhe, klanore marramendëse për Ditën e Nesërme, ende nuk u delë gjumi. Vetë, ua dhamë votën e lirë demokratike partive politike shqiptare, krah për krahu me ato të ish “vëllazërim-bashkimit” jugosllav të dalldisura dhe arratisura, bythekrye ende në “vëllazërim-bashkimin ish jugosllav, pa asnjë marrëveshje politike historike. Hap politik, i cili edhe Sot na pësëritet në Ditën e Sotshme mes armiqëve dhe “vëllezërve” shekullor në Shtetin e “përbashkët” ende jugosllav?!
Unë, Kalosh Çeliku me vite kisha qenë i dyshimtë dhe i “rrezikshëm” në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Edhe, Sot: “armik” Neojugosllav. Jo, për Shqipërinë e Rilindasëve shqiptarë të Vaso Pashë Shkodranit: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria.
Që, nga Partia komuniste jugosllave, dhe këto të sotshmet “demokratike” shqiptare, “serbo-maqedonase” me kryqa dhe gjysëmhëna maleve dhe fushave pa flamurin shqiptar në minaret e xhamive të “vëllazëim-bashkimit ish jugosllav, këmbekrye ende me këmbët dhe trutë në Legen. Fabrika të prodhimeve komunsite me pakicë dhe shumicë të politikanëve neokomunistë, argratë të përjetshëm “nacionalistë” dhe “irredentistë” shqiptarë të partive politike në pushtet dhe opozitë. Edhe, pse: me licencë letrare – artiastike, nuk e kam pasur të regjistruar një fabrikë partiake të tillë politike biznesi të prodhimit të politikanëve me shumicë e pakicë edhe Sotekesajdite në ish tregun Jugosllav.
Shkaku, se: shumë politikanë “patriotë” para kamerave televizive në Ditën e Sotshme, në ato fabrika biznesi marramendëse ish jugosllave, po të isha unë në pushtet me siguri do të mbeteshin pa punë. Dihet, edhe me punësime pa punë e rroga të partive politike edhe pse me poste partiake, në Qeveri. Gjysëmanalfabetë, me pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Pozitë, dhe opozitë.
Siç, duket sipas punës tyre në shoqërinë e “vëllezërim-bashkimit” jugosllav, nuk kisha qenë “armik” i shtetit të “përbashkët”, po miku i shtetit të ”përbashkët”. Mikut, që gjithë jetën e lume me pushtet dhe pasuri marramendëse, kishte qenë: armiku im Historik i përjetshëm shekullor si Shkrimtar Shqiptar. Edhe, përtej Ditës Nesërme.
Arsyetim: I kam kursyer armiqtë dhe “miqtë” e mi si personazhe në shkrimet e mia publicistike – letrare dhe librat e mi përtej Ditës Nesërme. Nuk, ua kam përmendur emërat dhe mbiemrat në shkrimet e mia publicistike letrare dhe Libra. I di lexuesi shqiptar. Vetë, le ta gjejnë veten mes rreshtave në këto libra në biliotekë, qoftë familjare, arsimore, ose Universitare.
Unë, si shkrimtar shqiptar, mesiguri kokë më kokë me to si personazhe mes këtyre shkrimeve publicistike dhe librave, ku do ta gjejnë veten si të pavdekshëm. mes këtyre armiqëve dhe“ miqëve” shekullor, rreth Shtëpisë të Babait. Livadheve, Verë e Dimër me përmbytje, shi, breshër dhe borë.
Kaq munda gjatë këtyre viteve me përmbytje, shi, breshër dhe borë. Edhe, kaq përsëgjalli bëra Luftë me Penë. Ndoshta, Nesër do ta kapërcej Ditën e Djeshme me ferra për në “Baba Tomor”. Ku ta di, Unë. Edhe, pse: si shkrimtar shqiptar, nuk më kanë dashur “miqtë”, po armiqtë. Megjithatë, ende më duan armiqtë. Nuk ka problem. Unë si shkrimtar shqiptar i kam dashur armiqtë edhe “miqtë”. Ato gra, dhe burra mes librave të mi në bibliotekë! Shkaku, se: marrëzisht si personazhe më kanë frymëzur me vite për shkrime publicistike – letrare dhe libra. Dihet, u kam edhe borxhe për frymëzime dhe inspirime. Padyshim, pa ndihmën e tyre nuk do të lindnin Sot publikimet e mia artsitike dhe librat publicistik, jo ato letrare: Xhadia, Rrufjani, Lavdi “heronjëve” të Xhadisë, PYKË shelgu, “Kali Shemës” pas porte, Jetë Nate, Lufta me Penë, Përtej Ditës Nesëme, Ende Larg…
Edhe, më në fund binduni, se: Kalosh Çeliku, nuk ka qenë “armik” i shtetit të “përbashkët” ish jugosllav. As të Sotshmit “demokratik”, ende me brekë të kuqe jugosllave nëpër këmbë. Armik, ka qenë i Vetëvetes si Shkrimtar Shqiptar, ende përsëgjalli. Shteti i “përbashkët” ka qenë armik i përjetshëm i Kalosh Çelikut si shkrimtar, edhe Sotekësajdite. Patjetër, do te jetë edhe Nesër. Dhashtë, Zoti: Edhe pse, Unë, Sot nuk i besoj as Zotit. I besoj Natyrës. Lufta, vazhdon me Penë. Arsye, që Kalosh Çeliku do të vazhdojë të jetë “armik” i shtetit të “përbashkët” ish jugosllav deri në vdekje. Edhe, përtej Ditës Nesërme, në Liri.
Lufta, ende vazhdon me Penë, e cila papritmas ma përkujtoi në këtë Ditë të Pavarsisë Kosovës një anekdotë të Nastradin Hoxhës, të cilin shkaku anekdotave e kishin dënuar me vdekje, varje në një degë peme. Pakashumë, e ngjajshme me gjykimin e krerëve të UÇK -ës në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Edhe, ia vënë litarin për fyti. Litari, për fat këputet. Dhe, Nastradin Hoxha, bie në Breg Lumi Malor. Dikur, thotë:
“I drejti, Sot: shpëton, ama bytha i laget”…











