16.5 C
Tirana
E martë, 20 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Drita brenda meje më udhëzon

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Alba Hoxhaj

Jeta ime ka qenë një mozaik sfidash dhe përvojash të jashtëzakonshme. Shikimi i dobët më ka vendosur përballë pengesave që shumica nuk i vënë re, por asnjëherë nuk më ka ndalur në rrugëtimin tim drejt ëndrrave.

Përkundrazi, më ka forcuar, më ka bërë më të vetëdijshme për vlerën e jetës dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar. Kam zgjedhur të jem shembull, jo për të treguar se gjithçka është e lehtë, por për të dëshmuar se kufijtë ekzistojnë vetëm në mendje. Zemra ime është e hapur, dhe nga ajo burojnë të gjitha veprimet e mia.

Që në fëmijëri, e kuptova se bota ime ishte ndryshe. Ndërsa të tjerët lexonin me lehtësi, unë lodhesha për të dalluar shkronjat. Librat më sfidonin, drita më lodhte, por unë nuk u ndala. Zgjodha t’i sfidoja edhe unë, jo me inat, por me dashuri dhe vullnet. Gjeta mënyra të tjera për të mësuar, sepse gjithmonë ka rrugë alternative për këmbëngulësin. Mësova të dëgjoj me vëmendje, të ndjej më thellë, të kuptoj përtej asaj që mund të shihja. Dhe kështu, ndoshta nuk shihja më shumë, por ndjeja më thellë, kuptoja më mirë dhe vlerësoja më sinqerisht.

Shikimi i dobët më mësoi një të vërtetë të madhe: kur sytë nuk mund të ndihmojnë, zemra dhe intuita e marrin drejtimin. Mësova të dëgjoj tingujt e heshtjes, të ndjej emocionet e të tjerëve, të vërej nuanca që shumëkush i injoron. Pianon e kam kthyer në një mike besnike, prej së cilës shpërthejnë tinguj që më dhurojnë përqafime dhe duartrokitje. Teknologjia më ka ndihmuar të bëhem më e pavarur, por forca ime më e madhe ka qenë gjithmonë besimi se unë mundem, pavarësisht vështrimeve të dyshimta apo kufizimeve që të tjerët mendojnë se kam.

Rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Kam kaluar përmes vështirësive, dyshimeve, paragjykimeve. Ka pasur njerëz që nuk më kanë kuptuar, që më kanë parë ndryshe, që më kanë gjykuar pa më njohur. Por nuk i kam lejuar mendimet e tyre të më përcaktojnë rrugën. E di se vlera e njeriut nuk qëndron tek ajo që sheh syri, por tek ajo që bëjmë me shpirtin dhe vullnetin tonë.

Syri im mund të mos shohë çdo detaj të botës, por shpirti im shikon më thellë. Unë nuk shoh vetëm me sytë shoh me ëndrrat, me pasionin, me guximin. Për ëndrrat e mia, vetëm qielli është kufiri. Dhe për shpirtin tim, qielli nuk është fundi është fillimi i të pafundmes që më pret.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit