AVDUSH CANAJ
Të keni kujdes
Avdush Canaj është gjarpër helmues
Nuk e do shtetin e Jugosllavisë, shtetin e bashkim vllazërimit
Për Titon, Babain tonë të përjetshëm pëshpëritë: Na pi gjakun me pambuk
Me ato flokët kaçurela, e mbanë kokën lart si shqiponjat e Alpeve Shqiptare
Po ti hapet zemra e tij, aty brenda është krejt Shipëria.
Ëndrrat i sheh atje, te Nënëmadhja
Informatorët tanë kanë treguar :
Shtëpinë e ka plot libra, në mesin e tyre edhe plot të ndaluar, madje edhe gazeta
Në një dasmë ka kënduar këngën “Gjithë spiunët duhet vrare”
Një shokut të tij ia ka pështyrë rrobat ushtararke. Do të thotë ka pështyrë në fytyrën e shtetit Jugosllav, në armatën tonë, në forcat tona heroike ka pështyrë
Çdo mëngjes në orën 5:oo dëgjon Radio Kukësin
Punon në Radio Televizionin e Prishtinës. Me përralla nacionaliste helmon fëmijët
Shpesh vishet me një xhemper të kuq e setër të zezë. Do të thotë vishet kuqezi.
Vëllai i tij, Alush Canaj, që studionte në Beograd, në një letër sekrete dërguar shokut të tij, Mehmetali Rexhepi, në mes të tjerash pati shkruar: Beogradi qenka i zi. Xhelati i Kosovës qenka Beogradi. E vramë një natë në shtëpinë e tij, në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit 1972.
Edhe pak ditë Avdush Canaj vjen ushtar tek ju, në Bosnje e Hercegovinë. Ju vjen zogu në grusht. Futeni në ferr dhe shtypjani kokën mirë, të gjithë me rend. Këtë e mëriton ai.
UDB- Gjilan,
Maj 1982











