NGA KALOSH ÇELIKU
Pasqyra e partive tona politike me vite në pushtet dhe opozitë. Ditë me shi. Edhe, erë nga Veriu. Breshër nga Perëndimi. Dhe, borë në prag të Pranverës.
Ditë të shpallura nga Qeveria e Maqedonisë Veriut, si Ditëzie për viktimat politike të rinjëve Koçanit nga partitë politike të “vëllazërim-bashkimit”, të cilët përfunduan dhe u dogjën në zjarr përsëgjalli?! Parti politike në pushtet dhe opozitë, që të vrasin natën dhe të qajnë ditën me fjalime politike – partiake para kamerave televizive me lule mbi varre.
Veprime demagogjike partiake ish komuniste jugosllave të “vëllazërim-bashkimit”. Dhe, Sot: të Neokomunizmit.
Fatkeqesisht, Partitë politike, sot: ende merren me ngushëllime dhe Ditëzie para kamerave televizive, gazetave, Facebook, Instagram dhe portale elektronike. Mos e përmend edhe TikTok -un, qe e mbylli Edi Rama në Shqipëri. Ende, me fushata partiake dhe poste partiake parazgjedhore. E, jo me shkaktarët e zjarriit dhe varrosjen e të rinjëve në varre si viktima politike partiake. Kush do t’i durojë gjithë ato lotë krokodili të politikanëve para kamerave televizive?!
Aqmëpak, përgjesinë politike që kanë ndaj këtyre të rinjëve për jetë, në pushtet e opozitë. Votat e tyre të “lira demokratike” gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Që Sot, si shpërblim partiak i dogjën të gjallë në zjarr para syve të popullit në “Shtetin e përbashkët”, dhe botës.
Mos them përgjegjësisë, dorëheqjen e funksionarëve nga jeta politike në pushtet. Ose, edhe atyre të dëshmive në opozitë Qeveritare. Është e drejta e tyre personale dhe morale.
Përmëkeq, Partitë politike sot: me fatkeqësinë e tyre bëjnë edhe fushata partiake parazgjedhore lokale dhe parlamentare, duke e fajësuar njëra-tjetrën për lëshime institucionale?!
Kotnasikoti, derdhin lotë krokodili për Ditën e Nesërme, duke vrapuar me të katra pas posteve partiake, pasurive personale, famijare dhe partiake.
Dhe, Ditën e Sotshme si Ditëzie: mësuesja me ferexhe të zezë dhe shami në kokë, që nuk i duken as sytë i ka manipuluar nxënësit, dhe i thirrë në protesta partiake para Derës time të shtëpisë për viktimat e Koaçnit?! E provokon, dhe e prish qetësinë e Lagjes të Shkupit me veshje partiake – politike – fetare.
Vetëm për pak kohë, me parulla politike, brohoritje dhe nga zhurma e paparashikueshme dola në verandë, i hudha një sy kësaj mësuesje me ferexhe të zezë e sy të mbuluar këmbekrye para nxënësve për Dije. Edhe, atë: në kohë të viktimave moshatarëve tyre në Koçani të Republikës Maqedonisë Veriut?!
Fatkeqësi partiake-politike shtetërore…