5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Derisa të zbulohet e vërteta përfundimtare, nuk do të hyjmë në vitin...

Derisa të zbulohet e vërteta përfundimtare, nuk do të hyjmë në vitin 2026…!

0
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Ne kohë të re nuk hyhet më “prapanica të vjetra”. Në vitin 2026 duhet të hymë në mënyrën e duhur, se pari të pajtohemi me veten, njerëzit përreth dhe të tjetrët, së kemi hyrë në kohën e re. Është koha të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Çdo kthim mbrapa do të ishte fatale për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan. Bota është futur në një krizë globale dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që në presin. Që të harrojmë të kaluarën dhe të kthehemi nga e ardhmja është e mundur, vetëm kur përballemi më të vërtetën, kur përballemi më fakte, argumente e jo më rrena dhe manipulime. Nuk ecem mirë pas lufte së lamë mbrapa interesat e shoqërisë dhe të shtetit. Nuk punuam mirë në ndërtimin e sistemeve, të cilat ende po funksionojnë më defekte të mëdha.

Kërkohet punë e madhe, që këto sisteme te riparohen, të kthehen në suaza të normalitetit. Shumë u përdorën rrenat dhe manipulimet në të kaluarën dhe kjo bëri që të përballemi më vështërsi të mëdha në shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme. U theksuan ndasitë dhe dallimet e mëdha klasore. Një pjesë e atyre që keqpërdorën pushtetin, u pasuruan aq shumë sa as vetë nuk dinë së qka kan. Dhe, në anën tjetër u krjua një shumicë të cilët nuk jetuan mirë për gjithë këto vite. U krijua një papërspektivë për të jetuan në Kosovë, më fajin e atyre që e drejtuan shtetin, dhe jo pa fajin e të gjithë neve, pse lejuam aq gjatë keqëbërsit të qendrojnë në pushtet. Problemet që la lufta mbrapa ishin të mëdha, dhe dikush këtë gjë e keqpërdori shumë keq, duke u marrë më punë të pa ligjshme.

Kosovën për një kohë të gjatë e mbyti krimi i organizuar dhe korrupcioni, që zatën edhe ishin dhe janë kusht për inkuadrim në strukturat relevante te BE-së. Deformimet shoqërore dhe politike ishin të mëdha, dhe bën që të mbesim mbrapa më procese zhvillimore dhe më demokraci. Askush për dështime nuk mori përgjegjësi, apo ato ishin shumë të vogla. Shteti nuk ndërtiohet mirë, kur mungon përgjegjësia dhe morali politik. Nuk jemi kunder komunizmit, nese nuk e luftojmë atë, dhe nuk e luftuam, madje shteti në shumë segmente funksionojë sipas metodave komuniste. Për 20 vite munguan edhe liritë elementare njerëzore nga padrejtësitë e mëdha shoqërore dhe politike të cilat u instaluan në të paditurit dhe interesgjinjët e politikës.

Duhet të jemi nacionalist në kuptimin pozitiv të fjalës nese dëshirojmë më ndërtuar shtet ashtu si duhet. Me idetë retrograde nuk ecët asnjë milimeter përpara. Të menduarit në mënyrë totalitare na ka kushtur shumë si popull më decenie. Megjithatë, termi i sotëm për (kuazi)antifashizëm është një mbulesë për (neo)komunizmin. Dhe asgjë më shumë. Bota e civilizuar moti I ka thënë Jo të gjitha regjimeve totalitare, fashizmit, nazizmit dhe komunizmit. Edhe Kosova duhet të heq dorë përfundimisht nga kjo logjikë vrastare.

Mbeturinat komuniste ende janë duke na nxjerrë telashe siq e kam potencuar shpesh në shkrimet e mia. Ne kemi rregullat dhe ligjet, dhe kemi Kushtetën që duhet t’i përmbahemi. Nese dikush u ngritë mbi ligje dhe pati raste të tilla, kjo praktikë e keqe duhet të përfundon. Krimet, korrupcioni, përsekutimet, privilegjet, ndalin lirinë dhe të vërtetën. Derisa të zbulohet e vërteta përfundimtare, nuk do të hyjmë në vitin 2026…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.