DENTITETI IM DARDAN
Heroike është toka kur emrin e saj e thotë
përmes një Kishe, varri apo një faltoreje
sa lavër kam bërë mbi varr të Justinianit
e thotë pronari i tokës një bujk i kulturuar
më vjen të skuqem që nuk isha arkeolog.
Është koha Kosova të shkruhet Dardani
në Lokalitetin Arkeologjik të Dardanisë
ra kufiri me tokën dhe dhimbjen e dheut
ranë mitet e legjendat dhe morën arratinë
te kjo Kishë sa “Te Deume” janë kënduar
antika jonë është brenda kores së tokës.
Sa e shenjtë toka kur tregon emrin e vet
mija vjet ky vend është quajtur Dardani
nën koren e tokës prehen të gjitha kohërat
vajzëri e tokës së heshtur është mendje,
këmisha Justinianit afër varrit është gjetur
dhjetëra gjëra fshihen dheut të pa gërmuar.
Me 14 gusht, 2023, u zbulua në Ulpianë
dedikimi i Perandori Justinian, Dardanisë
një mozaik i shkruar për origjijnën e tij
dedikimi Perandorit Justinian bart porosi
që Kosova ta kthej emrin e vet, Dardani.
Atdhe Geci – Prishtinë, 16 gusht, 2023