Diskursi politik
Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit si në nivel qendror e ate lokal, te gjithë jemi dëshmitarë, se në pluralizëm kemi shoqëri të politizuar nga vet fakti se kemi të bëjmë me koalicione partiake, nga del se koncepti i qeverisjës pluraliste është në shërbim të partitokracisë e jo të qytetarëve
Dr. Nail Draga
Duke analizuar rrjedhat shoqërore ne periudhën e pluralizmit në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me defkete funksionale të cilat janë trashëguar nga koha e monizmit. Është pikërisht psikologjia e kohës së shkuar moniste e cila është ngulitur thellë në qenien e individëve të cilët e kanë të pamundur të eliminojnë qasjen e tillë edhe tash në sistemin shumëpartiak. Madje te shumë individë ende është i pranishëm koncepti i autoritarizmit duke mbetur vesi me negativ i trashëguar nga koha e monizmit.
Autoritarizmi-kulti i individit
Nga një qasje e tillë kemi organizimin autoritar të subjekteve politike, duke kriuar kultin e individit, ku antarësia e tyre nuk mund të moderohet me konceptin e zgjedhjes dhe të ndërrimit të udhëheqësit në mënyrë demokratike. Një dukuri e tillë është pothuaj identike në tërë hapësirën e vendeve të ish kampit socialist, ku as shqiptarët nuk janë përjashtim.
Demokracia e meritokracia
Derisa demokracia paraqet bazën e parimeve të rregullimit të qeverisjës, meritokracia paraqet sistemin e vlerave të individëve me kompetent në aspektin profesional, të cilët zgjidhën në pozitat përkatëse, por me gjithë rastet e veçanta një dukuri e tillë ende mbetet dëshirë apo iluzion se sa realitet.
Demokracia dhe meritokracia paraqesin një binom shoqëror, që është dëshmi e mirëkuptimit të ndërsjellë. Por, sa do funksionojë një raport i tillë shoqëror është çështje për diskutim, sepse janë kolizion të vazhdueshëm, ku meritokracia paraqet cilësinë(kuadrot e dëshmuara),ndërsa demokracia sasinë(elektorati votues), përkatësisht qeverisjen e shumicës.
Nuk ka dilemë se kuadrat e dëshmuara në profesion, përveç së dëshmojnë vetën ata prezantojnë edhe subjektin politik, nga del se kemi të bëjmë me përfitime të dyfishta. Por, në aspektin e funksionimit të qeverisjës demokracia pa meritokraci ka rrezik që të bëhët mjet manipulimi, sidomos për elektoratin votues, ndërsa nga ana tjetër meritokracia rrezikohet nga elitizmi, nëse nuk ka kontrollë dhe përgjegjësi në sektorët në qeverisje.
Pakica – pasqyra e shumicës
Në ato mjedise ku pakicat kombëtare janë të pranishme dhe përbëjnë shumicën apo pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendeve përkatëse ekzistojnë modele të mbrojtjës ligjore dhe institucionale të tyre. Ndonëse çështjet e tilla janë rregulluar me kushtetutë dhe ligje përkatëse, problemi ka qendruar të respektimi praktik i aktëve të tilla, nga del se pakicat nuk kanë qenë të kënaqur me pozitën dhe statusin e tyre. Një qendrim i tillë dëshmon në mënyrë transparente se nuk ka qenë lehtë për të qenë pjesëtar i pakicës në një shoqëri autoritare, sepse nuk thuhet kot se pakica është pasqyra e shumicës.
Parulla e “vëllazërim-bashkimit”
Pakicat kombëtare në kohën e monizmit në Mal të Zi nuk kishin ndonjë trajtim të veçantë legjislativ sipas standardëve ndërkombëtare, por, trajtoheshin përmës konceptit të përgjithshëm qytetar, pa pasur subjektet e tyre. Ishte kjo koha e parullës së “vëllazërim-bashkimit” ku çdo gjë projektohej ne zyrat e komiteteve duke përcaktuar dhe të drejtat e pakicave. Madje, përcatoheshin edhe individët si më të përshtashëm dhe të pranueshëm për pushtetin ne mjedisin përkatës.
Ndërsa varësisht prej rrethanave shoqërore edhe kërkesat më elementare nga pjesëtarë të pakicave vlerësoheshin si kërkesa nacionaliste. Në këtë aspekt shqiptarët në Mal të Zi kanë pasur përvojë të hidhur, sidomos pas vitit 1981, sepse këtu kishte marrë hov fushata antishqiptare e dirigjuar nga pushteti duke luftuar gjoja nacionalizmin shqiptar, duke pasur pasoja deri në ditët tona.
Përfaqësimi e prezantimi
Çështje të veçantë paraqet përfaqësimi me kuadra në qeverisje lokale e qendrore, sepse në shumë raste nuk kanë qenë të qelluar. Sepse në pozita të ndryshme nuk mjafton vetëm përfaqësimi formal por peshë të veçantë ka prezantimi. Në lidhje me këtë çështje pa nënçmuar kuadrat e mbeshtetësit partiak, përparësi duhet dhënë kuadrave të dëshmuara në profesionin e tyre. Vetëm ne këtë formë do të dëshmohej respektimi i vlerave si kudo në botën demokratike. Në këtë aspekt shqiptarët kanë mundësi të mësojnë nga të tjerët e jo duke qenë peng i konceptëve autokratike e militantëve partiakë.
Në Mal të Zi, 59 parti politike aktive
Edhe këtu si në regjion formimi i partive politike ka marrë përmasa të mëdha sepse permes tyre individet e klanët e ndryshme kanë përfitime jo vetëm materiale. Pikërisht nga ky aspekt në Mal të Zi janë formuar një numër i madh i partive politike, që është i veçantë duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për regjistrimin e organizatave joqeveritare(OJQ) dhe partive politike, në fillim të korrikut, në Mal të Zi janë aktive 59 parti politike, ndërsa 39 janë shlyer nga evidenca. Në Kuvendin shtetëror përfaqësuesit i kanë 16 parti politike. Në këtë numër bëjnë pjesë edhe këto parti politike që përfaqësojnë shqiptarët: Alternativa Shqiptare, LDSH, FORCA, UDSH, Partia Demokratike, LDMZ dhe UNSH.
Nga ana tjetër nëse krahasojmë të dhënat nga shtetet e dala nga ish Jugosllavia, del se Mali i Zi me 59 parti politike ka më së shumti parti për banorë, ku në çdo 11.000 banorë vjen një parti politike. Në Kroaci janë të regjistruara 157 parti, Serbi 120, B e H 96, Slloveni 87, Maqedoni të Veriut 63 dhe në Kosovë 50.
Mali i Zi me më shumë ministri sesa Gjermania
Pikërisht, nga një numër kaq i lartë i partive politike ka ndikuar që kryeministri të bëjë ndryshime në qeveri, me 23 korrik 2024, që ishte jashtë çdo parashikimi. Kemi të bëjmë me riorganizimin e qeverisë ku pas partive proserbe iu bashkangjit edhe ajo boshnjake qe ndikoj në rritjen e ministrive(25) dhe të zëvendkryeministrave(7), dhe një ministër pa portofol, duke qenë rast i panjohur në nivel evropian në kohën e pluralizmit. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ka qenë i imponuar për të kënaqur shumicën parlamentare e jo duke u bazuar në kritere profesionale por kryesisht të interesit të individëve dhe të partive politike.
Një veprim i tillë qeveritar, është bërë objekt komentimesh të ndryshme, ku Malin e Zi si vend me popullsi të vogël por veçohet me kabinet me të madh se disa vende evropiane. Kështu Gjermania ka 15 ministri,Franca 15, Britania e Madhe 21, Norvegjia 15, Finlanda 12. Duke paraqitur këtë krahasim del qartë, se për këtë përbërje në Mal të Zi, nuk janë marrë parasysh kriteret profesionale, por ato të interesit politik, për të kënaqur tërësisht shumicën parlamentare e cila kësaj herë ka arritur të jetë 2/3 e Parlamentit, si asnjë herë deri më tash.
Partitë – grupe të interesit
Në sajë të rrethanave shoqërore e në veçanti ato ekonomike në kohën e pluralizmit partitë politike në Mal të Zi janë profilizuar si subjekte të grupeve të interesit të individëve dhe klanëve të ndryshme. Vetëm atëherë kur iu jepet mundësia të jenë pjesë e pushtetit partitë përkatësisht individët në udhëheqje dëshmojnë karakterin e tyre. Janë pikërisht pozitat e ofruara apo të kërkuara për të qenë pjesë e strukturave të qeverisjës që janë parësore për të dëshmuar parimet demokratike. Po, nga një situatë e tillë dalin në pah interesat personale apo të klanëve të ndryshme. Dhe nga situata e tillë jo rrallë brenda subjektëve politike krijohen grupime përkatësisht fraksione, që më pas janë bazë pë formimin e partive të reja, nga del se pluralizmin demokratik e ka zëvëndesuar partitokracia.
(Gusht 2025)