NGA KALOSH ҪELIKU
Nëna ime i ka ruajtur mbi njëqind dele livadheve me dy-tre desh përdredhur rreth veshëve, fushave dhe maleve. Dhenë në malet e Cërvicës të Kërçovës. Deshë me dy-tri herë brirë përdredhur rreth veshëve, që u kanë pri deleve fushave dhe maleve. Ndonjëri edhe dash shyt, pa brinja. Edhe lopë. Patjetër, edhe qe për t’i lëvruar arat e Babait. Edhe për ta shaluar Kalin me shalë me një pasqyrë në ballë përmes Pazarit të Kërçovës. Stërgjyshërve.
Askushi nuk guxonte t’i therë para syve të saj. Shkaku se, e bënte namin. Prandaj, kur na vinin miq, ose festa fetare e “Bajramit” dhe Shëngjergjit, Babai e përcilltete te prindërit e vet në vizitë. Dhe, ne e thernim pulën, gjelin, qengjin delen, dashin, viçin. Përndryshe, në prezencë të saj e çonte në këmbë gjithë katundin.
Përçudi, mes kopesë i kishte edhe delet e nënkryeme. Thoshte: Janë dele të nënkryeme. Kopenë e dhenëve e tërheqin në gojë të ujkut delengrënës. Fatkeqësisht, që ende i kemi edhe sot mes kopesë. Dele të nënkryeme, që kopesë i prinë para në gojë të Ujkut delengrënës.
Punë tjetër është ajo, që barinjtë e sotshëm nuk dinë të ruajnë as një dele. Aqmëpak, t’i mjelin me kusi nën hijet e dardhave gorrice te “Përroni i Thanës”, mes “Përronit të Xhetit” dhe “Lugut të Ymerit. Pëmëkeq, i kanë lëshuar “sallmadi” livadheve të kojshive. Ujku Delengënës, ende i ndjek hap pas hapi ferrave, dhe i therë te dëllinjat.
Vite më vonë, pas ikjes saj mes varreve, unë vetë i pash me sy delet e nënkryeme, mes kopes të bariut maleve. Edhe, atë: pas masave qeveritare: koronavirusit, pandemisë dhe vaksinës, në prag të vitit Ri 2023. Bombave nëpër shkolla. Barikadave në Mitrovicë. Popull, që pas çdo katër viteve parazgjedhore lokale dhe parlamentare, turret me të katra politikanët e arratisur dhe dalldisur t’i sjellë në pushtet. Këmbekrye t’i shti në vathë delet e nënkryeme pas Dashit me këmbonë. Ujku delengrënës, vetëm një dele e hudhë në qafë. Delet tjera vetë i shkojnë përmbrapa t’i shqiyej te “Përroni Thanës” mes maleve.
Delet e nënkryeme mes popullit, që në prag të vitit Ri 2023, përpiqen t’i lajnë borxhet ndaj shtetit të “përbashkët” vetëm me një kusi tambël. E, politikanët me të dyja duart e këmbët e plaçkisin popullin. Politikanët, që ende merren para kamerave televizive me “fitore” historike, targa të uatomjeteve, barikada të rrugëve dhe protesta para ambasadave serbe, e jo me veprime strategjike atdhetare?! Thashetheme politike.
Zjarr, kur Atdheut i digjet mbi krye…