Dashuri e pamundur

0
Çift në shi nën çadër

Kështu të imagjinoja
Kaq shumë të dashuroja
Po ti them ca sekrete
S’e nuk i mbaj dot ndër vete

Të dashurova aq shumë
Sa lotët më rridhnin por si lumë
Nga bukuria jote u verbova
Dhe zotin nga gjumi unë zgjova

Dilja e shëtisja në bregun e detit
Veç prej dhimbjes dhe sikletit
Kisha trishtim shumë trishtim
Tek gota e alkolit gjeja ngushëllim

Çdo natë të shikoja në ëndërr
Ti nuse dhe unë dhëndërr
Me këtë fustan të bardhë të shikoja
Dhe unë nga gëzimi sa nuk fluturoja

Tani kjo ëndërr është mbyllur në sirtarë
Për ty mua malli shumë do të më marrë
Do të mbytem prej mërzisë
Do kërkoj ndimën e perendisë

Por kështu e paska jeta
Me atë që do nuk përfundon
Unë të desha dhe tjetri të gëzon
Dhe gjithçka këtu mbaron

Dhe me tjetrin kur të të shikoj
Unë prapë do të uroj
Por me të vertetë do të uroj
S’e s’kam as zemër të të mallkoj

(Autori i poezisë)
(Leonardo Nika)
(Datë 5 janar 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.