Çun Lajçi – Mos shpifni për bregdetin Shqiptar, ndalne propagandën e sllavit

0
Çun Lajçi - Shëngjin

“Shëngjin

Kurrë ma mos ma shajni bregdetin shqiptar! Mikpritjen, bukën e bujarinë shqiptare, kurrë ma mos ma shajni!
Kurrë ma mos t’iu ndij tue thanë i kan shtrejtue çmimet sa po erdhëm…na ropën sa po e panë se jemi kosovarë…se mos t’flasim për mergimtarët! Po na lëshojnë muzikë serbe e po na injorojnë neve, vetëm e vetëm që ti joshin turistët serb!

Pse, a mos po ikim prej shkaut si 99-tën, që u dashka me na dhanë me hangër e me pi pa pare?
Bollni ma n’paçi din e iman, me propagandën e sllavit, se ma lirë nji drekë në Marigonën e Ilir Dedës, n’Shengjin, se kudo n’Prishtinë!
Futën n’hotelin me 5 yje e porosisin jo vetëm peshk, po krejt “kafshët” e detit i duen herifat, me venën ekstra franceze, e mandej o kuuukuuu po shtrejt!

Pse, a mos kjen Nana Terezë?
Mos i besoni edhe rrenës suaj n’fund të plazhit, se asht turp për neve me koritë bregdetin tonë, perlë, që Zoti na e fali, që kur e lëshoi rrezën e parë”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.