Musa Kurtulaj
– “Permbytjet” e 20 – 21 Nentorit ne Rajonin e Shkodres –
Budallallëqet qe po dëgjojmë prej 24 orësh rreth situatës se krijuar ne Shkodër, Malësi te Madhe dhe Vau Dejës, nga reshjet e ditëve te fundit, janë aq flagrante sa nuk mund t’u anashkalohesh sado qe përpiqesh te qëndrosh indiferent !
E para, po shkruhet e thuhet se pse është deklaruar nga specialistet se hidrocentralet te mbrojnë nga përmbytjet, kur po rezultojnë se nuk te mbrojnë !!! Budallallëk flagrant, pasi po mos te ishte Vau Dejës dhe Komani, vetëm këto dite, nga Bahçalleku ne hyrje te Shkodres dhe deri ne Laç, do te ishte dete !!!! Fakti qe janë këto hidrocentrale beri qe ne zonën e Nënshkodrës demi me i madh qe u be është bllokimi i rrugës se Obotit, një fshati tokat e te cilit para vitit 1990 ishin lëne për shkarkimet e ujërave te tepërta te Bunës kur do te kishte shkarkime te hidrocentraleve !
E dyta, po shkruhet e thuhet se gjendja ne Shkodër është me e rende se ne përmbytjet e viteve 2010 – 2011 ! Budallallëk flagrant dhe me brirë bile ! I vetmi përngjasim me situatën e janarit dhe dhjetorit te vitit 2010 qe u pasua edhe ne janar 201, është intensiteti i larte i reshjeve ne te njëjtën zone e për një periudhe te shkurtër kohore, nga bregdeti i Velipojës dhe deri ne alpe e përtej tyre ne Kosove. Ne përmbytjet e viteve 2010 – 2011 ne Shkodër sipërfaqja e tokës se përmbytur arriti ne rreth 20 mije hektarë dhe me kohëzgjatje rreth një muaj, duke filluar nga gjysma perëndimore e qytetit te Shkodres dhe deri ne Lezhe, me lartësi ujit nga 70 cm ne lagjen Xhabie te Shkodres, 3 metra ne Muriqan, Dajç dhe Berdice , 2-3 metra ne Bushat e kështu me radhe! Nuk po flasim për pasojat e tjera !
Ne përmbytjet e këtyre ditëve kemi 2400 hektarë toke nen ujë, sipas Bashkisë Shkodër dhe mbi 500 shtëpi me prezence ujit ne oborre e 36 familje te evakuara ! Asnjë pëllëmbe toke e përmbytur ne Dajç, por vetëm ne Obot, Berdice, Ajasem, dhe ne tokat e disa fshatrave qe nuk kane te bëjnë me Drinin ! Këto te fundit , pra qe nuk kane te bëjnë me Drinin, meritojnë vëmendje siç janë Bardhajt, Kuçi, Rrenci, dhe Vukatana pasi përmbytjet e tyre kane ardhur nga perrenjet e Gurit te Zi dhe kolektorët jo shume ne gatishmëri, e jo nga Drini ! Kjo është e vërteta, duam s’duam, ndërsa Ajasma është përmbytur nga Kiri. Pra, shkurt e qarte, pjesa me e madhe e 2400 hektarëve toke te përmbytur qe raporton Bashkia Shkodër, nuk i përkasin Nënshkodrës, por janë si sipër Drinit !
E treta, përmbytjet e viteve 2010 – 2011 e gjeten Liqenin e Shkodres 1 metër pa mbërritur tek kuota maksimale, situata e datave 19-20 nëntor 2022 e gjeti nivelin e Liqenit te Shkodres ne kuotat gati minimale apo me 3 metra rezerve dhe liqeni është ngritur me 1 metër. Pikërisht kjo kuote e ulet e Liqenit te Shkodres ndikoi për ta ulur tërbimin e 3000 metër kub ujë ne sekondë qe mbërrinin tek Ura e Bahçallekut, pasi uji nisi te rrillte ne drejtim te liqenit dhe kështu Buna nuk u godit nga rrebeshi i Drinit. Po qe se Liqeni i Shkodres do te ishte i mbushur me ujë, qe ne orët e drekës te 20 nëntorit Dajçi do te ishte i pushtuar nga përmbytjet me lartësi uji nga 50 cm deri ne 1 metër ! (Kuota e ulet e Liqenit te Shkodres nuk ishte për meritën e Qeverise, por për meritën e thatësirës se tejzgjatur…)
E katërta, përmbytjet e dhjetor-janar 2010- 2011 janë 41 dite me vone se këto te 20-21 nëntorit te vitit 2022 ! Atëherë niveli i ujit ne hidrocentralet e Vau Dejës dhe Koman ishte lejuar te ngrihet deri ne 1 metër pa dale mbi dige, ndërsa Fierza ishte lejuar te ngrihej deri ne kuotën 295 metra ose vetëm 1 metër pa mbërritur ne kuotën maksimale ! Ne “përmbytjet” e ditëve te fundit, niveli i Fierzës ishte 269 metra dhe sot ka mbërritur ne 271 metra. Fierza vazhdon te jete mbyllur dhe është 15 metra larg kuotës normale 286 metra qe duhet te jete ne ketë periudhe ! E kuptoni çfarë do te thotë nëse Fierza do te ishte sot ne kuotën 295 metra, me intensitetin e reshjeve te ditëve te fundit ?
Do te thotë qe te hapeshin portat katër kanatesh ne Fierze, Koman e Vau Dejës me rrjedhje te lire dhe te përmbytej edhe Lezha, pasi Nënshkodra e gjysma e qytetit te Shkodres nuk diskutohej ! Por normalisht, specialistet me dy pare mend ne koke nuk do ta lejonin me kohe qe Fierzën te zinte kjo periudhe ne kuotën 290 metra, pasi do te shfrytëzohej gradualisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe jo ta blinim sa frenku pulën ne tregun e importit !
E pesta, sot përmendet dëmtimi i urës se vjetër te Bahçallekut, te ndërtuar para me shume se 100 e kosur viteve, ndërsa thuhet se ne përmbytjet e viteve 2010 – 2011 nuk u dëmtua !!!!! Domethënë, fakti qe nuk u dëmtua 12 vite me pare shërben si akuze se pse e dëmtua sot, qe normalisht është me e amortizuar?! S’ia vlen te merresh me krahasime te tilla kaq te parëndësishme !
Përtej ballafaqimit te dy kohëve,12 viteve me pare dhe sot, kësaj radhe ia vlen qe Kuvendi i Shqipërisë te ngrejë një grup ekspertesh te hidroenergjetikes, dhe te analizonte deklarimet e bëra këto dite ne Shkodër për ketë situate nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ZV/Kryeministrja njëherësh Ministre e Energjetikes, Belinda Balluku, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Ministrja e Bujqësisë, Fridra Krifca, Prefektja e Qarkut te Shkodres, Majlinda Angoni dhe ish-zëvendësministri i energjetikes, përfaqësuesi i PD, Eno Bozo qe foli nga Tirana !
Fatmirësisht teknologjia ka mundësuar qe te gjithë deklarimet e tyre te regjistrohem e ruhen, kështu qe gjenden me lehtësi për t’i analizuar nga ekspertet dhe te shihet se sa vlen lekura njërit e tjetrit për ketë pune ! Gjithashtu duhet te verifikohet edhe monitorimi i bere panderprerje prurjeve ujore te Drinit nga specialistet e hidrocentraleve Vau Dejës dhe Koman, edhe këto te gjitha te regjistruara ne çdo moment !
A duhet te nxjerre konkluzione Korporata Elektroenergjetike edhe me kaq sa ndodhi me 20 e 21 nëntor ? Absolutisht qe po, pasi bien 190 mm shi ne një hark tepër te shkurtër kohor dhe prurjet ne kaskaden e Drinit brenda pak orëve arrijnë ne 4000 deri ne 5000 metër kube ujë ne sekondë, me shume se gjysma e tyre jashtë pellgut te Fierzës, pra vetëm për Komanin dhe Vau Dejës ! Meriton te analizohet, sepse opinioni publik normalisht qe pret te sqarohet teknikisht se si ndodhi qe me Fierzën e kyçur dhe rrezikoi te behej “gjema” ne Shkodër ! Pershembull, unë mendoi se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është dashur te tregohet shume transparente para mediave qe nga fillimi i nëntorit, për ecurinë kuotave ujore te hidrocentraleve te Komanit dhe Vau Dejës ! Transparenca korrekte është shume e rëndësishme, pasi nuk lejon krijimin e opinioneve te dyshimta si dhe penetrimin e dizinformatoreve profesioniste ne situata te tilla !
Fjala vjen, askush nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk del sot te pohoje publikisht se pavarësisht kuotave te larta qe kane këto dite Vau Dejës dhe Komani, te sigurt jemi se e kalojmë rrezikun e krizës energjetike vetëm kur te arrije niveli i Fierzës ne kuotën 290 metra, ndërsa sot është 19 metra me poshtë ! Duke e deklaruar ketë te vërtetë sot, nuk do te çuditen njerëzit normal te këtij vendi kur pas dy javësh do te dalin ndonjë nga drejtuesit e KEESH-it, apo te Ministrisë se Energjetikes apo te Qeverise, dhe t’u beje thirrje konsumatorëve te kursejnë energjinë elektrike, se mbaruan mbirezervat ujore te Komanit e Vau Dejës ! Kështu pra, them se KEESH-i ka jo pak gjera qe normalisht kërkojnë te ndreqen, dhe jo te vazhdoje duke i lenë për ne minutën e fundit ! Dhe e fundit, situata e krijuar ne pellgun ujëmbledhës jashtë liqenit te hidrocentralit te Fierzës, tregoi edhe njëherë se Skavica nuk do te mund ta eliminoje përfundimisht rrezikun e përmbytjes se Nënshkodrës !
Skavica po, e mënjanon ketë rrezik ne masën te themi 95 %, sepse mban Fierzën nen kontroll dhe nuk mund te përsëriten me situata si ato te viteve 2010 – 2011, por situata si kjo e 20 e 21 nëntorit nuk mund te parandalohen nga Skavica, pasi kemi te bëjmë me lumenj dhe përrenj qe nuk derdhen ne Liqenin e Fierzës, por ne Koman dhe Vau Dejës. Domethënë, nuk duhet fjetur mendja se me ndërtimin e Skavices, nuk krijohen me situata qe te mbartin përmbytje ne rajonin Shkodër – Lezhe ! Jo, largohet rreziku dhe pasojat e renda te përmbytjeve shume, por nuk zhduken përfundimisht ! Situata si kjo e 20-21 nëntorit nuk përjashtohen se mund te ndodhin serish, prandaj kjo duhet thënë hapur qyshe sot, e jo te kujtohen atëherë kur te bien sirenat e alarmit te përmbytjeve !
(Shënim: Dy viktimat Rushaj, babe e djalë, fatkeqësisht humben jetën ne përroin e Boges te Malësisë se Madhe, 50 km ne veri te Shkodres dhe nuk kane asnjë lidhje as me kaskaden e Drinit dhe as me shkarkimet e ujore te HEC Vau Dejës ! Ky sqarim për ata qe flasin ne studiot televizive te Tiranës kodra pas bregut ! Humbën jetën se nuk është bërë një urë aty ku duhet, por po hidhen 2 milion Euro shtrim me gurë te buni i Bogës, ku si duket ky ndërtuesi Rushaj ishte sipërmarrës…)