10.5 C
Tirana
E hënë, 10 Mars 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Bota e vjetër globaliste duket se do të ndryshojë në një botë të re

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Skënder MULLIQI

Bota e vjetër globaliste duket së do të ndryshon më një botë të re. Po kalojmë nga realiteti ndërkombëtar në një realitet tjetër. Bota e re pritet të duket krejtësishtë ndryshe, më të pa pritura, por që nuk përjashtohet në këtë mes edhe shpërthimi i ndonjë lufte më përmasa globale. Bota Perëndimore kishte mposhtur Botën e Lindjës më përfundimin e Luftës së Ftohtë. Bota e re do të jetë një botë post–globale multipolare, në të cilën Fuqitë e Mëdha botërore po përpiqën të përcaktojnë marrdhënje të reja të drejtëpërdrejta. Kjo është ajo që ndoshta mund edhe të quhet diplomaci, edhe pse presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump bukur shumë e ka përjashtuar diplomacinë duke vu në rënd të parë mardhënjet ekonomike dhe sundimin tregtar. Ai nuk po e fshehë këtë në dëklarimet e tija.

Pyetje është se sa larg do të shkojë Trump në shkatërrimin e globalizmit. Madje presidenti amerikan shkojë aq largë duke dhënë paralajmërime të mundësisë të largohet nga NATO dhe struktura të tjera ku mbanë pëshën kryesore financiare. Prandaj, në vijim do të na presin edhe shumë të reja, së sa shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe në Gaza. Shumë kush parashikon një botë shumë më ndryshe, dhe se kjo e tashmja do të mbetet në histori. Pa vonuar shumë edhe do të shohim se cilat hapa do të ndërrmeren në këtë drejtim nga ata që sot e kan në dorë fatin e njerëzimit.

Nese Amerika po mobilizohet për diçka të re, sigurisht se edhe Evropa nuk do të qëndrojë idiferente sikurse edhe Rusia dhe Kina në planet e tyre. Se ku do të jetë fati i dy shteteve shqiptare dhe shqiptarëve si popull, do të mvaret nga Fuqitë e Mëdha, por edhe së sa të mobilizuar do të jemi për sfidat që po na presin. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë propërendimor dhe në qfardo rrethanash që krijohën do të mbesin aty. Me 11 mars Kosovën pritet të vizitojë, sekretari i NATO-së, Mark Rute, që ka një domëthënje të posaqme pas zhvillimeve më të reja politike në trekëndëshin Amerikë-Rusi-Evropë, por duke mos përjashtuar edhe Kinën, të cilin shtet Trump e klasifikojë si armikun më të madh, nese nuk gabohem në këtë konstatim.

Ardhja e sekretarit të përgjithshem të Atlantikut në Kosovë është garancion se KFOR, do të mbetet aty pavarësishtë mundësisë të lëvizjeve të forcave amerikane, siç doli edhe nga dëklarimet e sekretarit amerikan të mbrojtjës Pete Hegseth, i cila tha së forcat amerikane nuk mund të zgjasin gjithmonë më prezencën e tyre në Evropë, për shkak të kostos të shpënzimeve enorme më të cilat po përballët Amerika. Shefi i NATO-së Rutte kishte dëklaruar se stabiliteti në Kosovë, BH dhe Serbi është në interesin e aleancës veriatlantike. Shefat e shtetëve të Evropës edhe përmendën shifrën prej 800 miliradëve, duke ndërtuar kështu një sitetem të ri të mbrojtjës evropiane, sepse kontinenti i vjetër nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mbrojtjën e saj. Botën sipas gjitha gjasave po e presin thyerje të mëdha në vitet në vijim në të gjitha drejtimet në synim të rëndit të ri botëror…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit