BORELL: NËSE NJËRA BLLOKON PROCESIN, E NDËRPRES DIALOGUN!

0
EU-Außenbeauftragte Josep Borell

Gani I. Mehmeti

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Borell në një deklaratë të dhënë, të shpërndarë nga zëdhënësi i tij, Peter Stano, thuhet se: Nëse njëra palë bllokon procesin, e ndërpres dialogun!

Sa është i drejtë ky veprim i Borellit të ndërpresë procesin e dialogut me bllokimin e cilësdo palë? Kështu nuk do të arrihet fundi i procesit të dialogut dhe nuk do të vijë edhe me dhjetëra vite deri tek MARRËVESHJA PËRFUNDIMTARE. Jo, se Serbia është ajo që do e bllokojë me vite e vite dialogun, vetëm që të mos vijë deri atje. Ajo, është e njohur me menipulimet e saja, sa herë që nuk i pëlqen dialogu, gjen «shkaqe» të ndryshme për ta ndërprerë dialogun. Në vend të ndërprerjes së dialogut, do duhej të merren masa ndaj bllokuesit, jo vetëm me vërejtje, por edhe me masa tjera ndëshkuese për bllokuesin.

Serbia shpeshherë ka ndërprerë dialogun, dhe askush asgjë nuk ka ndërmarrë ndaj saj. Serbia nuk do të donte të shihte kurrë fundin e dialogut, pse ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ajo bisedimet i zhvillon me shpresën se një ditë do të «zhbëhet” pavaëêsia e Kosovës dhe se mendon se do i kthehet asaj. Ndryshe, kurrë nuk do të hynte në bisedime.

Mirëpo, disi qëllimisht janë zgjedhur ndërmjetësuesit e BE-së nga dy shtete që nuk e njohin ende Pavaësinë e Kosovës, prandaj, edhe këta nuk e kanë me seriozitet ndërmjetësimin, për çka zvarriten bisedimet deri në pafundësi, apo edhe me bllokim bisedimesh, sipas dëshirës së Serbisë. Dhe, duke e ditur Borell se kush mund ta bllokojë procesin e bisedimeve, që është Serbia, ai sikur e paralajmëron atë që kur të dojë, ta bllokojë dialogun, ndërsa Borell ta ndërpresë. Ndoshta kjo është edhe me marrëveshjen e të dyve.

Përndryshe, sikur ta bllokonte Kosova dialogun, ai në vend të bllokimit, do ta fajësonte me plot gojën Kosovën edhe nuk do e ndërpriste.
Borell e Lajçak, sikur të ishin aq të autoritetshëm, do të angazhoheshin në shtetet e tyre për njohjen e Kosovës. Kjo është paëe prej emërimit të tyre si ndërmjetësues, që gjithherë kanë mbajtur anën Serbisë, edhe pse Serbia është ajo që ka ndërprerë si here ka dashur dialogun dhe askush asgjë, kurrë nuk është qortuar e as dënuar.

Serbia di të bëjë lojëra të llojllojshme për t’i ikur dialogut. Ajo është gjithherë për paqe, sa here të thuhet, të pranohet e të vendoset ashtu si kërkon ajo, ndryshe, asnjëherë. Kjo u pa edhe dy ditët e fundit kur thoshte: “Ne jemi për paqe, por ushtrinë e kemi të gatshme!” Dhe askush asgjë. E çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se, po thatë ashtu si themi ne, ne jemi për paqe, por po nuk thatë ashtu si themi ne, jemi të gatshëm edhe për luftë.

Kjo është ajo Evropa e dikurshme që copëtonte tokat shqiptare, që edhe sot përpiqet t’i mbajë të copëtuara, në vend se ta korrigjojë gabimin e saj të hershëm e të bashkojë në një trojet shqiptare, por i jep krahun pushtuesit, pse ai është më i forte me armatim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.