Jeta(mbrapsht)kulturore
Big Brother është “manifestimi kulturor”(!) i tarishtës së shëmtisë në Prishttinë(!). Nuk ka gjë më të shëmtuar dhe, tërë fryma e traditës përmes hamoshorëve, po i shembin verat dhe shpirtin kulturor të traditës shqiptare në Kosovën tonë!
Thirrje qytetare!
Të mbyllet tarishta e hamoshorëve (BIG BROTHER) në Prishtinë dhe, i bëjmë thirrje institucioneve të shtetit, që për qytetarët e me shënjën kombëtare për brezat e rinj, të afrojnë programe të manifestimeve kulturore, për librin, për shkollën, për dijen, për inoivacionet,për nxënësit më të mirë, studentët e dalluar dhe, për kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës!
Thirrje qytetare!
Në mileniumin e tretë, të kemi vijën e qartë të tipareve të qytetërimit të kombit dhe hisën tonë me popujt e lirë të Evropës e të botës në ndarjen ndërkombëtare të punës. Mos të vonohemi në histori, tashti me fajin tonë! Mos të jemi kombi më i varfër në Evropë!
JO! tarishtë hamshorësh (BIG BROTHER) në Prishtinë!

Skënder Karaçica
Dhjetor, 2025











