VESHTRIM
Skënder MULLIQI
Pas 35 vitësh të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, nga e cila ngrehinë komuniste dolën disa minishtete, e rrugës dhe e logjikshme do të ishte të flasim dhe të shkruajmë më shumë për temat që lidhen më jetën, për temat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor, e në Ballkan nuk po zbret që shumë kohë si temë qendrore tema e luftës, e sponzorizuar nga Serbia e Vuqiqit, për qëllime serbomëdha. Dhe, kjo politikë fashizoide për fat të keq ka dëpertuar në Mal të Zi me regjimin e Millatoviqit e Mandiqit, dhe BH ne Republika Serpska ,përmës Millorad Dodikut. Vallën e kësaj politike e cila mund të sjellë luftë të re, është duke e luajtur më zell presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, i cili ka kaluar në luftënxitës, duke bërë thirrje për vrasjën e kombëve të tjerë, nga krimineli i luftës që ishte gjatë viteve të 90-ta, kur qindra mijëra njerëz vdiqën në luftën më të përgjakshme pas Luftës së Dytë Boterore. Kjo temë nuk mund të vjetërohet kurrë. E cila do të jetë aktuale derisa Serbia për president të saj të këtë, Aleksander Vuçiqin.
Jo vetëm kaq, Serbia më parë duhet të dezanifikohet nga logjika e vjetër për pushtimin e tokave shqiptare, e cila më së shumti i pretendon në rajon.Presidenti serb, jo vetëm verbalisht, por edhe me veprime, është duke kërcënuar me ushtri dhe sulm ndaj Kosovës. Ky i sëmurë është një njeri që u rritë politikisht me Vojisllav Sheshelin, Tomisllav Nikoliqin dhe Ivica Daciqin. BE-ja të zgjohet, sa nuk ka plasur lufta. Serbia po drejtohet nga një dictator mizor dhe po aq mizor është edhe rusi, Putin që e ka përkrahjen e tij. Administrata e Brukselit i ka njëmijë argumente të injorojë dhe izolojë autoritarizmin e Vuqiqit, që po mendojnë së do tu sjellë dobi.Ata po sillën dhe po veprojnë sikur gjithqka të ishte normale në Serbi. Brukseli në fakt e dinë mirë së shteti serb është kalbur në mbrendi, dhe për qudi e përkrahin diktatorin Vuqçiq.
BE duhet të jetë e vetëdijshme se sot në Ballkan po mbrohen vlerat evropiane nga shumica e qytetarëve të rajonit, e në Serbi shumë pak.Historia është e trishtë, u krye gjenocid ndaj myslimanëve në BH dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Bishat Sllobodan Millosheviq, Vojisllav Sheshel e Aleksander Vuqiqi morën veprime mizore e më të turpshmet pas Luftës se Dytë Boterore. Krijuan varre masive në qdo cep të Kosovës. Në pushtet kemi klikën ogurzezë si Alekasander Vuçiq, Ivica Daciq, Sheshel, Vulin dhe Nikoliq. Dhe këta të gjithë në vendet kryesore të vendit. Kjo nomenklaturë kriminale në pushtetin e Serbisë po mohojnë gjenocidin dhe po i glorifikojnë vrastarët e shekullit të kaluar.Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh i luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Kujtojmë gjithashtu se shteti i Serbisë është shpallur përgjegjës për shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit me aktgjykim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në të njëjtin vit 2007. Këta vepruan dhe po veprojnë në frymën e realizimit të projektit territorial të Serbisë të Madhe, ku pjese e këtij projekti ishte edhe Masakra e Srebernicë, dhe të gjithë masakrat e tjera në BH dhe në Kosovë. Kemi sjelljen e turpshme të Presidentit të Serbisë në Kombet e Bashkuara, teksa del në pah i mbështjellë me flamuri, ndërsa shpreh neverinë e tij për më shumë se tetë mijë boshnjakë të vrarë në vetëm tre ditë nga formacionet ushtarake dhe parimilitare të Milosheviqit, Mlladiqit dhe Karagjiqit, të cilët masakra makabre kryen edhe në Kosovë.
Ky i poshter politik edhe 35 vite pas përfundimit të luftës n ë ish-Jugosllavi, neveritshem, po frymëzon vdekjën e popujve jo serb në marshimi e idese të bashkimit të gjithë serbëve në një shtet. Vuçiq i kapardiset dhe sfidon të vrarët, viktimat e politikës së tij me disa dokumente të Kuvendit Gjithëserb në Bograd, duke thelluar ëndrrat e tij për rizgjerim territoresh. Duke e bazuar në urrejtjen, duke përhapur intolerancën, frikën dhe duke mbajtur vazhdimisht gjallë dhimbjen dhe plagët e së kaluarës. Evropa dhe Amerika nuk ishte dashur t’i lënë hapësirë tufës të kriminelëve të luftës në Serbi, të ndihmuar nga krimineli rus, Vladimir Putin, që ti përserisin krimet nga e kaluara në Evropë dhe në Ballkan.