BABË U KRY!

0
Bislim Ahmetaj - Babë u kry!

Milaim Nela

Ky asht titulli i romanit të autorit Bislim Ahmetaj që për shumë prej atyre që ju a kap syrin duket interpretim i thjeshtë.

Kisha lexuar libra me poezi nga autori dhe tregime të cilin kam fatin ta kem edhe mik që nga vitet e jetës studentore e me të cilin ndajmë pikëpamje të përbashkëta për aktualitetin shqiptar por ky libër më ka gozhduar sapo kalova faqet e para.

Janë dy paralele që zhvillohen në dy kohë të ndryshme që në pamje të parë duken se nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën por faqe pas faqeje e kapitull pas kapitulli kupton se ato afrohen dhe kurioziteti vetëm se shtohet.

Autori ndërlidh në mënyrê shumë mjeshtërore ngjarje aktuale me fantazinë e shkrimtarit gjë e cila e bën romanin shumë interesant.

Duke lexuar librin dhe ndjekur ngjarjet të duket se koha nuk rrjedh njëlloj, ngjarjet përseriten apo koha përsërit vetveten!

Sa shumë pyetje të lindin!

Shumë rrallë më qëllon që në një tekst të vetëm të gjesh gjuhën e thjeshtë të kombinuar me metaforën e goditur.
Ky roman është tipik nga ato libra që lexohen me një frymë.

Këtë ndjesi e kam provuar vetëm njëherë tjetër për rastësi të një autori po nga Malësia e Gjakovës zonë e cila njerëzit e penës dhe dijes i ka ndoshta me densitetin më të madh në trojet shqiptare!

Se çfarë realisht fshihet pas titullit ‘Babë u Kry’ do e kuptoni vetëm pasi ta keni lexuar!
Vetëm në fund e kuptova se ngjyrat e kopertinës nuk ishin vetëm bardh e zi.

Këtë mos prisni të ju a them por një gjë ama ju a them;
Në fund do të ja bëni pyetjen vetes?

A i kam kryer detyrat dhe detyrimet që kam apo kam ndonjë peng?
Ju a rekomandoj fort ta merrni e lexoni këtë roman!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.