Asociacioni vetëm sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës…

0
Marrëveshja e Ohrit - Kurti - Vuçiq - BE
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Si burrë shteti, asociacionin e imponuar nga SHBA dhe BE-ja, zoti Kurti mund ta nënshkruaj vetëm duke marrë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pas çdo asociacion tjetër vjen ndarja. JO, asociacionit me kompetenca ekzekutive, zoti kryeministër. Mos e sakrifiko veriun, zoti Kurti! Veriu është gjithçka për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Veriu është Trepça dhe Staritergu, veriu është pasuria më e madhe shqiptare. Atje ku është pasuria, shtohet dhe turret lukunia…

Kjo është e gjitha, pra kush do t’i marrë dhe administroj minierat dhe pasurit e pashtershme të Kosovës. Kush do ta grabisë dhe do t’i administroj këto pasuri. Kjo është loja, kjo është thembra e Akilit. Kjo lojë e madhe kërkon lojtarë të përgatitur mirë teknikisht për të përballuar kundërshtarin dhe për ta fituar ndeshjen…

Nga ana tjetër, gjeopolitika nuk flet shumë për Kosovën. Ajo po duket qartë se po favorizon Serbinë. Po favorizon atë dhe Vuçiçin jo se i duan, por duan të ndërpresin lidhjen e tyre me Rusinë. Vuçiçi duke u “fshehur” si struci po mundohet të mashtroj ndërkombëtarët. Këtë nuk mund ta arrijë.

Unë duke u nisur nga ecuria e ngjarjeve dhe bisedimet zgjatura në kohë, gjithnjë kam menduar dhe mendoj, se zgjidhja:

● Vështirë të vijë nga Borell dhe Lajçak pasi ata vijnë nga dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ata duke u hequr “si të panshëm” kanë mbajtur dukshëm anën e Serbisë. Kam bindjen e plotë se përfaqësuesit e BE-së të ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi përfaqësojnë vijën zyrtare të BE-së për dialigun. Evropa si gjithnjë vazhdon padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Evropa duhet të ndalojë në këtë rast cungimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare dhe të tregoj vlerat e saj demokratike.

● Mund të vijë nga të dërguarit e SHBA-së dhe presioni i tyre mbi Vuçiçin dhe të ndëshkojnë me sanksione Serbinë. Në të kundërt situata do të jetë e vështirë. Unë gjithnjë mendoj dhe besoj se SHBA- ja për interesat e saj do ti mbështesë shqiptarët e Kosovës.

● Nga bashkimi i shqiptarëve, reagimi dhe dalja me një qëndrim në mbrojtje të çështjes kombëtare, në mbrojtje të veriut të Kosovës. Serbët në Kosovë janë të ardhur, dhe kanë ardhur si barbar… Shpopullimet me dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta amtare nga politika shekullore antishqiptare serbe, dhe më pas ripopullimi i tyre me kolonë serbë ka ndryshuar strukturën etnike në favor të serbëve në veri. Kjo është historia. Duhet folur sot për këtë. Nuk duhet të bëjnë indiferentin. Nesër është vonë…

● E detyruar prej SHBA-së, mund të vijë nga Serbia dhe presidenti i saj, Vuçiç. Ai me detyrim duhet:
– Të shkrijë strukturat paralele në veri.
– Të tërheqë nga veriu dhe të dënojë huliganët dhe kriminelët që vunë dorë mbi forcat paqeruajtëse.
– Të respektoj kryetarët e rinj të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri dhe administratën e tyre.
– Të njohë kryetarët e rinj të Komunave të dalë nga 3-5% pasi, serbët bojkotuan.
Kto zgjedhje u njohën nga ndërkombëtarët dhe SHBA-ja.
– Të kërkoj zgjedhje të parakohëshme për veriun pasi të plotësoj kërkesat e Kosovës.
– Të heqë dorë nga veriu dhe të njohë pa kushte Pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Vuçiç dhe Serbia nuk do të pranojënë asgjë me vullnetin e tyre . Kjo është fatkeqësia e tyre. Kosova sot është sovrane.

● Nga mbështetja e administratës amerikane. Në funksion të kësaj lobi shqiptar, organizata të ndryshme shqiptarësh dhe përfaqësues të Vatrës duhet të “gdhijnë” dhe të “ngrysen” në sallonet dhe koridoret e institucioneve të SHBA-së dhe t’ju kundërvihen lobimeve të fuqishme serbe ndaj Kosovës

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 06.06.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.