ASNJË NË VOTIM: DIBRA PO! SKAVICA JO!

0
Abdurrahim Ashiku - Pro Dibrës - Jo Skavicës

Dibra do të ketë zgjedhje brenda dy muajve.
Zgjedhje për kryetar bashkie.
Lajmi po qarkullon nga Presidenca në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve
Nga Meta te Celibashi.
Nga Celibashi tek Meta…
Punë ditësh…
Punë orësh…

Mbase në këtë çast është nënshkruar dekreti…
Partitë politike ende janë pa zë, pa kandidatë, pa grupe patronazhistësh, pa çanta të mbushura me para për blerje votash…
Heshtje si në tablonë “Qetësi në Shipkë” të luftës Ruso-Turke…
Është shansi që Dibra ta thotë fjalën e saj.
Të fortë e pa kompromis.
Me një zë.

Si një shekull më parë kur e hodhi serbo-jugosllavin në Drinin e Zi dhe ia mbushi shpinën me plumba.
Jo me plumba e besa besë kundër shkjaut por me votë e me besa besë për ta mbrojtur Dibrën, luginën e saj mbush me varre betejash të mëdha historike si 18 nga 25 betejat fitimtare të Gjergjit të Gjon Dibranit kundër pushtuesit otoman, betejash kundër serbit, nemces, italianit, gjermanit… Mbush me lavdi e krenari…

Dibra ka shansin që nuk i vjen dhe nuk do ti vijë më kurrë.
Ka shansin ti thotë shtetit të vet, partive politike majtas – sot në pushtet e djathtas – dje në pushtet, parti që për të mbyt Dibrën që të shpëtojë Shkodra janë vënë si qetë në zgjedhë për ta shkulur nga themelet atë, për ti përdhosur varret, për ti harruar emrin.
Votuesit dibranë mund e duhet të dalin në zgjedhje me një kusht:

HEQJEN ZYRTARISHT, ME VENDIM TË KUVENDIT, NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALIT TË SKAVICËS.

Pa këtë votë – NUK KA. Zgjedhje – NUK KA!
Për ndryshe – Dibër nuk do të ketë!
Për ndryshe – askush Dibran nuk do të jetë!
Mos e humbni këtë rast.
Dibra duhet të mbetet DIBËR si e ka dhënë Zoti!

Abdurahim Ashiku
Athinë, 16 janar 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.