POLITIKO, 18 QERSHOR 2022
Një notë proteste e rrallë për nga kërkesa, ku dallohet qartë zemërimi, vjen nga Kalabria e Italisë, ku jeton komuniteti i famshëm i arbëreshëve. Lëvizja Federative Gjuhësore e Minoriteteve Arbëreshe kërkon që politikanët shqiptarë t’i japin fund vizitave ‘për pushime’ në qendrat arbëreshe atje dhe të bëjnë diçka për komunitetin, raporton Politiko. al duke iu referuar la Gazzetta del Sud. Në notë thuhet se ‘vizitorët e qejfit’ nuk duan t’ia dinë për kërkesat e arbëreshëve, dhe as nuk bëjnë përpjekje për t’i mbrojtur ata para shtetit italian.
Më poshtë teksti i plotë i notës së protestës:
Një notë proteste për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të manifestuar shqetësimin e thellë, të provokuar në komunitetin Arbëresh nga vizitat e improvizuara dhe të vazhdueshme zyrtare nga përfaqësuesit dhe delegacionet institucionale të shteti shqiptar, që janë reduktuar në asgjë më shumë se parada folkloristike, ekskursione pushimesh apo vizita agroturistike, që nuk ndryshojnë asgjë në problemet e përhershme të arbëreshëve.
E bëjmë këtë në emër të Lëvizjes Federative Gjuhësore të Minoriteteve Arbëreshe “Nuova Arbëria”, e cila tërheq vëmendjen për paradat e vazhdueshme të institucioneve shqiptare në Arbëri, të cilët “nuk dëgjojnë për nevojat tona të njëmendta (reale) dhe më pak akoma përfshihen për të angazhuar seriozisht dhe me urgjencë institucionet italiane me shkeljet e tyre të rënda”.
Duke mbajtuar parasysh gjendjen e rëndë demografke, gjuhësore dhe kulturore të qendrave kalabro-shqiptare, të njohura dhe mbrojtura formalisht nga Ligji Kombëtar 482/99, Lëvizja Federative thekson se ato nuk gëzojnë ndonjë mbrojtje të vërtetë, as në nivel kombëtar dhe as rajonal.
Themeluesit e Lëvizjes gjithashtu kërkojnë një ndryshim rrënjësor në mënyrën e trajtimit të emegjencave të njëmendta socio-ekonomike, gjuhërore dhe kulturore të Arbërisë, dhe mbi të gjitha në marrdhëniet zyrtare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, duke raportuar mbi protokollet e bashkëpunimit shkencor dhe kulturor ndërmjet dy vendeve, interesin parësor të Shqipërisë për mbrojtjen efektive të pakicës gjuhësore arbëreshe.
Adriano Mazziotti