ANTIGONA FAZLIU – SHQIPJA E FLAMURIT

0
Antigona Fazlliu

Zymer Mehani

(Në 26-vjetorin e rënies heroike)

Epitaf i shkruar në pllakën e zemrës së POETIT

“Në nderim të përjetshëm për heroinën e kombit, Antigona Fazliu – bijë e denjë e Kosovës, e cila në pranverën e vitit 1999, në flakën e luftës për liri, dha jetën e saj për atdhe. Ajo ishte simbol i trimërisë, vendosmërisë dhe sakrificës, që me veprën dhe gjakun e saj u bë pjesë e lavdisë sonë kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së saj!”

Kur toka klithte në terr e në trembje
dhe qielli mbulonte plagët përplot dhembje,
nga Dardania lindi një zë që fliste ndryshe,
Antigona – e ndritura, vajza e pathyeshme,

E rritur në shtëpinë e atdhedashurisë,
me rrënjë në traditën e besës e lirisë,
ajo s’e pranoi kurrënjëherë gjunjëzimin,
por u ngrit me pushkë se e pat bërë betimin.

Në vështrimin e saj Kosova flakëronte,
në zemër për një popull shpresa po jetonte,
dhe në çdo hap të saj buçiste një fjalë:
“Fitohet me gjak – Lirinë kush s’na falë!”

Me shokët e armës, me motrat e kombit,
guximshëm marshoi drejt betejës e frontit
dhe kur flaka e luftës mori zemrën e saj,
Kosova fitoi të pashuar një yllnajë.

Ajo s’u mposhtkurrë, por u përjetësua.
Në çdo gur të vendit, në çdo lug e përrua
emri i saj rrjedh qetë, porsi ujë i kulluar:
Antigona trime – bijë e paharruar.

Sot, kur kalojnë 26 vite nga rënia e saj,
ajo mbetet shembull sot edhe pastaj,
si dëshmi si bëhet lufta për vatan
Kjo trimëreshë u shndërrua në një flakadan.

Le të mbajmë të gjallë emrin e saj prore,
në vetë ndërgjegjen tonë, jo veç në përvjetore,
se amaneti i saj është udhërrëfyes për ne,
për një Kosovë të lirë-për tonin atdhe!

Lavdi i qoftë përjetë, Antigona Fazlisë!
Ajo s’është veç një emër në faqe të historisë –
Është vetë zëri i tokës që u çlirua me sakrificë,
Flamuri që valon me dinjitet, natë e ditë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.