A po vuan Kosova nga kanceri politik?

0
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Kemi filluar të bëhëmi shoqëri e sëmurë, se i patem për 20 vite njerëzit e paditur që e drejtuan vendin. Na shkaktuan trauma të të gjitha llojeve, dhe asnjë shoqëri nuk mund të jetë imun para gjithë kësaj. Sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë institucionet kryesore të shtetit. Kosova është bërë objekt talljeje, përbuzjeje dhe turp i dhimbshem. Politika nuk gëzoj në masë të duhur asnjëhërë besimin dhe mbeshtetjën e popullit. Politikanët janë tjetërsuar deri në pikën maksimale, duke humbur besimin e popullit. Kur fillojnë të shëmbën shtyllat kryesore të shtetit dhe të popullit, për njerëzit të cilët kan poshtëruar për shumë herë vlerat kryesore kombëtare, më askush nuk i merre seriozisht ata.E kan humbur seriozitetin duke u marrë më lojëra të pista.

Dhe, nese e dinë sado pak çka është nderi që nuk iu ka mbetur, të largohen nga jeta politike, duke gjetur ndonjë vend tjetër të punës.Kuvendi i Kosovës është bërë thjeshtë një sallë bisedash për të shfryrë frustrimet përsonale .Këta janë bërë pjesë kancerogjene, që nese nuk hiqen na ka marrë djalli. Nëse lejohet të avansohet kanceri në kuptimin e mjekësisë, thjeshtë të gjitha sistemet do të shkojnë deri në atë pikë, sa ato vdesin dhe nuk mund të kryejnë funksionin e tyre. Po shkojmë nga qorjentimi i plotë moral i kombit. Në vendin tonë gjendjes së keqe në të gjitha drejtimet e saj, i kanë paraprirë njerëzit e paditur, njerëzit më diploma të dyshmita, të cilët janë ngritur pa asnjë meritë deri lartë në pushtet.

Një personazh që përvetëson paratë publike nuk po trajtohet si dëmtues dhe bandit, por si një “i ri i aftë që mirë ka menaxhuar” etj. Në shoqëritë e shëndetshme, qeliza të tilla të sëmuara nuk mund të mbijetojnë dhe organizmi ka mekanizma mbrojtës me anë të të cilëve i dëbon sistematikisht uzurpatorët. Gjithë ky agresivitet politikë fletë për njerëz të cilët janw infektuar rëndë për pushtet dhe para. Po sulmojnë këta dallavergji të politikës në mënyrë invazive çdo pjesë të shoqërisë. Ne jemi bërë shoqëri qe ka nevojë për terapi serioze. Dhe, për të pasur zgjidhje të shpejtë, na nevoiten njerëzit e emancipuar dhe të mësuarit të gjerave themelore rreth shtetit dhe shoqërisë.

Duhet së kuptojmë më në fund se kemi arrituar në shkallë të mbijetesës. Duhet të këmi forcë më ndryshur gjendjën për të mirë sa nuk është bërë tepër vonë. Pamundësia e një shoqërie për të ndryshuar, duke hedhur poshtë praktikat, dhe modelet që janë të dëmshme, e dënon atë shoqëri me zhdukje. Gjendjën shoqërore dhe politike e ka kapluar për fat të keq ky trend. Nuk guxojmë që për teke të njerëzve profiter, shteti të cilin e fituam më gjak të zhduket. Qëllimi i vërtetë është shërimi i përgjithshëm i shoqërisë sonë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.