Publicistikë artistike:
Nga Safet SADIKU
A është korrekte të pohojmë se Aeroporti i Vlorës po bëhet, porta strategjike për investimin rus në zemër të Shqipërisë? Apo të vazhdojmë ta gënjejmë njëri-tjetrin pafundësisht…. Ndoshta, vetëm po bëjmë zhurmë!…
Në një pasdite të avullt vere, kur dielli përplasej mbi mermerin e ambientit dhe deti mbyllej në dritë të zbehtë, Vlora u shfaq jo vetëm si një portë bregdetare, por si një skenë ku struktura të dukshme dhe të padukshme ndërthuren vargje dhe fjali juridike me ligje shtetërore dhe me nuanca të politikës ndërkombëtare. Aeroporti i Vlorës, ky projekt që u promovua si një gur themeli për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të jugut shqiptar, filloi të interpretohej jo thjesht si investim infrastruktur, por si zonë influencash strategjike, ku çdo shkelje në pistën e tij, çdo kontratë e firmosur, çdo borxh i marrë, merr valë më të gjërë sesa ajo që duket në fletët e bilancit. Ajo çka ngrihej në horizont si një pistë prej 3.2 km, dhe një terminal i gjërë, me një kapacitet për të pranuar fluturime të mëdha, nuk ishte vetëm reflektim i ambicies së vendit për të hapur horizontet e shumta. Por, projekti po ngrihej edhe si një strukturë që e bënte të prekshme pyetjen se kush do të shfrytëzonte hyrjen, kush do të definojë përdorimin dhe kush, në fund të ditës, do të mbajë dorën mbi “çelësin” e portës!…
Sipas raportimeve investigative, në këtë projekt ishin ngritur shqetësime mbi burimet e fondeve, struktura të huaja investuese me prejardhje të paqartë dhe me rrezikun për një influencë, që përtej llojit civil të investimit mund të kishte implikime serioze për sigurinë dhe pavarësinë infrastrukturore të vendit. Nëse aeroplani, që do të zbresë në këtë pistë, sjell me vete jo vetëm pasagjerë dhe bagazh, por edhe marrëveshje, detyra dhe obligime. Atëherë aeroporti është më tepër sesa një trend zhvillimi. Ai është një element kyç i balancës gjeopolitike. Në anën tjetër në një ditë të bukur papritmas shpërthejnë lajmet bombë, si retë e zeza mbi detin e kaltërt, sepse po bëhet fjalë për një skenar, ku kapitali rus, përmes fondeve me struktura të paqarta, përmendet si mundësi e ndikimit në këtë zonë. Menjëherë shfaqet pyetja e padëshiruar: A po bëhet Vlora dera e pasme e Kremlinit në Ballkan? Në këtë rrëfim, Vlora nuk është thjesht një vend. Ajo është metaforë. Metaforë e besimit se “investimi sjell progres”, por edhe metaforë e brengave që lindin kur progresi vjen me çmime të fshehta. Në këtë kuptim, aeroporti i Vlorës është si pasqyrë, (e njërit nga disa projekteve të tilla), që reflekton, jo vetëm dritën e së ardhmes, por edhe hijen e asaj që nuk është thënë edhe në politikë!
Pra, ajo që nuk thuhet shpesh, por po flet më shumë se çdo komunikatë zyrtare. Dhe, kur flasim për sovranitetin e një vendi, nuk mjafton që ligji të përcaktojë pronësinë, apo që kontratat të jenë të regjistruara në regjistra publike. Sovraniteti është, ndër të tjera, aftësia për të thënë “jo” pa bërtitur, për të kontrolluar hyrjen e aktorëve të jashtëm, dhe për të shmangur varësitë që zhvendosin vendimin nga vendi në dikë tjetër. Dhe kur aeroporti shtohet në këtë ekuacion si element strategjik, dhe jo vetëm turistik, atëherë nuk është produkt vetëm i zhvillimit lokal, por edhe i arkitekturës së ri‑pozicionimit në skenën rajonale. Nëse metafora “derë e pasme” duket e ekzagjeruar, ajo ndodhet aty si paralajmërim… Nuk është çështje vetëm e rëndësisë së terminalit dhe rrugës që çon nga aeroporti deri në bulevardin kryesor të qytetit, por është çështje e fuqisë së asaj hyrjeje, se kush e kontrollon kalimin, kush cakton tarifat, kush vendos nëse progresi po arrihet apo vetëm dëmi po shkaktohet, nën hijen gri të marketingut të tij. Ky interpretim lejon të jemi të kujdesshëm. Nuk po themi me vendosmëri se “Vlora është kontrolluar nga Rusia”.
Po themi se strukturat e investimit dhe rreziqet e sovranitetit nuk janë larg kësaj teorie, pasi ato janë reale. E kur realiteti përziret me paranojën, veprimi i edukuar është jo të mohojmë çështjen, por ta lexojmë atë me qartësi. Pra, nëse Shqipëria do të jetë Shqipëria e shqiptarëve, dhe jo vetëm e zyrtarëve, ajo duhet të sigurojë që hyrjet strategjike, siç është aeroporti i Vlorës të mos jenë vetëm pasqyra e ëndrrave për zhvillim, por edhe mburoja e pavarësisë së vendit.
Pyetja që mbetet pezull është: Nëse aeroplani zbret në pistë, dhe pasagjerët që vijnë s’janë vetëm turistë, por janë edhe marrëveshje të pashkruara, atëherë cila është linja? Tani a është zhvillimi shqiptar një hap përpara, apo një kthesë ku “balanca e rreme” e investimeve fshihet pas imazhit të madh, dhe sovraniteti bëhet teh i heshtur? Nëse e duam vërtet Shqipërinë e shqiptarëve, duhet ta garantojmë hyrjen si portë të lirë dhe jo si qendër përdorimi të dikujt tjetër.
“Ndoshta ne si pjesë e publikut, jemi vetëm një jehonë që përplaset pas mureve të mbyllura, një kor zërash pa adresë, që më shumë e përplas ajrin sesa e ndryshon. Ndoshta nuk jemi zgjim, por thjesht po bëjmë zhurmë! Një zhurmë që nuk ngjall, por na lodh. E ndërsa, besojmë se po themi diçka, universi ndoshta na sheh si një rrëmujë pa kuptim. Një kakofoni që tingëllon vetëm për ne, por hesht për botën.
“Hija ruse mbi pistën shqiptare! (Kur investimi bëhet pasqyrë e trendeve gjeopolitike, dhe pista nuk është vetëm për pasagjerë). Hija ruse mbi pistën shqiptare nuk është vetëm një metaforë e ndikimit të huaj në rajon, konkretisht në Shqipëri, por është një pasqyrim i dilemave të sigurisë, politikës dhe interesave strategjike që po shpalosen me ritëm të shpejtë dhe me paqartësi të theksuar në të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor. Në një kohë kur Shqipëria përpiqet me sakrifica dhe pritshmëri të forcojë lidhjet euroatlantike dhe të konsolidojë institucionet demokratike, prania e nënkuptuar apo e drejtpërdrejtë e aktorëve si Rusia ngre pikëpyetje serioze? Këto vlerësime vijnë mbi qëllimet e këtij interesimi dhe mënyrat përmes të cilave ai manifestohet, qoftë përmes dezinformimit, ndikimit ekonomik, apo infiltrimit në sektorë të ndjeshëm; si siguria, infrastruktura apo kontrolli i rrugëve kyçe të tranzitit. Në një kohë kur jugu i Shqipërisë, dhe Vlora për veçanti, synon të transformohet në një qendër të re të turizmit dhe të ekonomisë moderne, projekti për ndërtimin e Vlora International Airport (VIA) është shfaqur dhe është nisur si një investim strategjik, por ndërkohë kanë dalë në dritë edhe çështje me implikime të thella për sigurinë kombëtare.
Kontrata e koncesionit që ka kaluar në duart e grupit që udhëhiqet nga ish‐presidenti i Kosovës, një zotërim prej rreth 98 % të aksioneve në shoqërinë koncesionare, në të njëjtën kohë është shoqëruar me zëra se projekti nuk është thjesht ndërtim aeroporti, por mund të bëhet porta e një kontrolli strategjik nga një vend i huaj. Investigime të mediave lokale dhe hetime në ngritje flasin për një kredi prej 104 milionë eurosh, të marrë nga fonde me struktura të paqarta, që sipas disa burimeve kanë lidhje të mundshme me interesa ruse, dhe ky skenar, me të drejtë ka ngjallur shqetësime të forta te NATO, tek Unioni Evropian dhe te partnerët euro‐atlantikë të Shqipërisë. Në këtë linjë, një artikull i përditshëm vuri në dukje se aeroporti me investim të rreth 104 milionë eurosh, përhapur në një sipërfaqe pranë 300 hektarësh, u mendua në fillim si simbol i progresit dhe hapësirë për rritje turistike, por menjëherë është përfshirë në diskutime për rrezikun që infrastruktura kritike e një vendi anëtar i NATO‐s të vihet nën kontroll të fondeve nga struktura me prejardhje të paqartë, që mund të përbëjnë “kthim prapa” në rolin dhe pozicionin e Shqipërisë në Boshtin Euro‐Atlantik.
Dhe nëse aeroplani që do të zbresë në këtë pistë, sjell jo vetëm pasagjerë të verës dhe bagazhë ekonomike, por do të sjellë edhe marrëveshje, detyra dhe obligime të fshehta…! Se cilat janë ato obligame, sot nuk bëhen të dukshme! Atëherë aeroporti nuk është më vetëm një trend zhvillimi, por ai po bëhet një element kyç i balancës gjeopolitike, një nyje e mundshme ku interesat e zhvillimit, të investimeve, të natyrës komplekse dhe të sovranitetit, po përplasen në heshtje. Dokumetet zyrtare dhe raportet e BE‐s shprehen me shqetësim se ndërtimi i aeroportit ka nisur pa të gjitha lejet e nevojshme, në një zonë të mbrojtur, duke shkelur legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar…!
Nëse metafora “derë e pasme për Kremlinin“ duket ekzagjeruar, ajo qëndron aty si paralajmërim dhe si reflektim…, për hapje të syve dhe jo për heshtje! Kjo nuk është çështje vetëm e rëndësisë së terminalit apo rrugës që çon prej aeroportit deri në bulevardin kryesor të qytetit. Kjo është çështje e fuqisë së asaj hyrjeje se kush e kontrollon tranzitin, kush i cakton tarifat, kush vendos nëse ky investim sjell përparim apo zhvendos vendimin te dikush tjetër. Përderisa zyrtarët shqiptarë shpjegojnë, se aeroporti është për turizmin, veprimtarinë dhe zhvillimin lokal, analistët dhe burime të pavarura aludojnë se realiteti është më i ndërlikuar!?… Financime me kredi, kontrata të kombinuara, presion për investime që nuk ndryshojnë vetëm pamjen, por edhe arkitekturat e pushtetit dhe kontrollit.
Nëse Shqipëria dëshiron të jetë Shqipëria e shqiptarëve, dhe jo vetëm Shqipëria e zyrtarëve, atëherë duhet të sigurojë që hyrjet strategjike, siç është Vlora të mos jenë thjesht pasqyra e ëndrrave për zhvillim, por mburoja e pavarësisë së vendit, e cila duhet të jetë e vëmendshme ndaj asaj se investimi ndërkombëtar nuk është, „mashkull“ që sjell vetëm para, por gjithashtu edhe pushtet, ekspozim dhe marrëdhënie që nuk janë gjithmonë të barabarta. Në fund, mbetet pyetja që duhet të shqiptohet me guxim, jo vetëm në sallat e diskutimit, por edhe në mendjet e qytetarëve. Nëse aeroplani zbret në pistë dhe pasagjerët që vijnë nuk janë vetëm turistë, por janë instrumentë investimi, ndikimi dhe kontrolli, çfarë mbetet nga sovraniteti i vendit, nga pavarësia e vendimeve, dhe konkretisht nga liria për të thënë “jo” pa frikë?
Në një botë ku infrastruktura shndërrohet në fushë lufte të influencës, ku borxhi e bën detyrimin më të madh se vetë rroga, dhe ku aeroporti mund të mos jetë vetëm portë për udhëtarë, por edhe për të huajt që hyjnë në portën e vendit, tentimi për ta kthyer „Vlorën në një derë të pasme të Kremlinit“, tingëllon logjikë e frikshme dhe përçarëse, jo vetëm si terminologji politike, por edhe si papjekuri domethënëse, dhe si një paralajmërim, që duhet të shihet edhe si thirrje për vigjilencë, jo si aludim pa bazë. Sepse, nëse zhvillimi nuk shoqërohet me transparencë, me kontroll institucional, me sovranitet të ruajtur dhe me përgjegjësi publike, atëherë nuk është zhvillim, „por është rizgjim i një hijeje të vjetër, që shtrihet jo vetëm mbi pistën vlonjate, por mbi të ardhmen e vendit.“
Pikërisht për këtë arsye, dukja publike e projektit nuk është thjesht çështje urbanistike apo infrastrukturore, por është bërë një çështje strategjike e thellë për të gjithë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare! Pyetja ime është kjo: a mund të mbahet një aeroport i këtij lloji si një aset i përbashkët i gjithë shqiptarëve, apo projekti strategjik për zhvillim ekonomik po rrezikon të shndërrohet në një “korridor kontrolli”, ku investitori kryesor së bashku me partnerë dhe me financim të paqartë po vendos parametrat teknologjikë, operativë dhe të sigurisë, në mënyrë që të jetë ai që ka rolin vendimtar në këtë hyrje strategjike? Në këtë kuptim, komunikimi ynë më poshtë paraqet fakte, dokumente dhe shqetësime që kërkojnë shpjegim për publikun shqiptar dhe për komunitetin ndërkombëtar.
1) Disa informacione të mbledhura rreth projektit të aeroportit ndërkombëtar në jug të Shqipërisë, i cili synon të shërbejë si porta kryesore ajrore për rajonin përreth, është vendosur përmes një kontrate koncesioni publik‑privat, në të cilën kompania kryesore rezulton të zotërojë rreth 98 % të aksioneve të shoqërisë koncesionare, ndërsa një tjetër partner pretendohet të ketë investuar dhe të kërkojë njohjen e një përqindjeje të lartë toksike në kapitalin e kompanisë…
2) Pikat kryesore të shqetësimit janë, së pari mos‑takimi i plotë i partnerëve dhe veprime të njëanshme për vendime ekstreme në marrëdhëniet aksionare, së dyti, financimi është i dyshimtë ku shfaqet një kredi prej 104 milionë eurosh të marrë nga fonde me strukturë të paqartë, që sipas raportimeve mediatike mund të lidhen me interesa të huaja, dhe së treti, hetim penal i hapur nga organet e drejtësisë për akuzat që përfshijnë mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe ndërhyrje të paautorizuara në të dhëna operative, çka ka rezultuar në pezullimin e përkohshëm të vendimeve të përbashkëta të aksionerëve për këtë koncesion. Nëse këto elemente bashkohen; mungesa e transparencës, marrëveshjet aksionare në mos‑dakordësi, financime me identitet të dyshimtë dhe hetime për shkelje serioze, atëherë pyetja e bizneseve, e institucioneve dhe e publikut shqiptar nuk është e thjeshtë: “Sa do të sjellë zhvillim ky aeroport?”.
Gjithashtu pyetja tjetër është: “Kush do të kontrollojë këtë hyrje strategjike, dhe kush do të ketë fjalën e fundit në vendimmarrje? Nëse shteti shqiptar e humb kontrollin, çfarë mbetet për sovranitetin e vendit në aspektin e sigurisë, në gjithë sistemin e operacionit dhe teknologjisë?”. Ky është momenti kur investimi nuk është më vetëm mundësi për rritje ekonomike, por është edhe një test për kapacitetin e institucioneve të vendit për të ruajtur pavarësinë, për të garantuar që infrastruktura strategjike të mos kthehet në instrument të infektimeve strukturore, dhe për të siguruar që ajo që do të mbetet, do të jetë vërtet një pasuri kolektive e shqiptarëve dhe jo një rrugë përtej kontrollit kombëtar.
Në anën tjetër, në rast se ky projekt dhe të ngjashmit e tjerë me të, nuk do të shoqërohen nga mekanizma të qartë kontrolli, me transparencë të plotë, nga pjesëmarrje e kujdesshme institucionale dhe nga një vullnet politik që vendos sovranitetin mbi çdo interes të jashtëm, atëherë ai nuk është më vetëm një hap me jetë të re infrastrukturore, por mund të shndërrohet në një provokim të heshtur ndaj pavarësisë kolektive. Pra, kur hyrja bëhet kontroll, investimi bëhet varësi, dhe infrastruktura bëhet lodrë e ndikimeve të huaja, atëherë „nuk fitojmë vetëm aeroport,“ por mund të humbasim diçka më thelbësore: të drejtën për të thënë “jo”, pa pasur nevojë të shpjegojmë pse.
3) Pikat kryesore të shqetësimit janë mos‑takortësia e partnerëve dhe veprimet e njëanshme të marra në kontekstin e këtij projekti. Deri tani, të paktën këto janë qëndrime që interpretohen gjerësisht në publik.
a) Kontrolli i aksioneve & mosdakordësia: Një partner i përmendur pretendohet se ka nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës i ishin garantuar 47 % të aksioneve në shoqërinë koncesionare për aeroportin, përderisa shoqëria kryesore dhe partneri më i madh refuzojnë të pranojnë këtë pretendim, dhe çështja ende nuk është reflektuar në regjistrin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke lënë një boshllëk juridik dhe institucional që ushqen dyshimet për legjitimitetin e përbërjes së kapitalit dhe të drejtave të votës.
b) Veprimet e njëanshme: Në shtator të vitit 2025, aksioneri kryesor, në cilësinë e aksionerit më të madh në shoqërinë koncesionare, mori vendimin për të shkarkuar administratorin e kompanisë, në një mbledhje ku aksioneri me përqindje më të vogël nuk ishte i pranishëm, dhe në të cilën u përdorën vetëm votat e shumicës, jashtë pranisë së aksionerëve të tjerë, veprim ky që u paraqit publikisht si akt i marrë në mungesë të konsultimit të duhur dhe i përjashtimit të një partneri me aksine më të vogla (ose minoritar).
c) Financim i dyshimtë: Raportimet mediatike tregojnë se kompania kryesore koncesionare ka marrë një kredi prej 104 milionë eurosh nga një entitet i huaj (Delphos Securities SARL), pa qenë e gatshme që të sqarohen në mënyrë publike kriteret e sigurimit dhe aktet ligjore lidhur me garancitë, çka ngre shqetësime serioze se mund të jetë në rrezik humbja e kontrollit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike. Prandaj, për këtë mjegullim administrativ qëndrojnë alarme nga faktorë vendorë dhe ndërkombëtarë për transparencë të pamjaftueshme dhe ekspozim të mundshëm ndaj ndikimeve të jashtme.
d) Hetim penal: Organi kompetent për ndjekje penale ka regjistruar një procedim penal për shoqërinë koncesionare, në lidhje me akuzat për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe veprime që lidhen me këtë projekt. Ky institucion për më tepër, një gjykatë ka vendosur masa sigurimi që përfshijnë pezullimin e të drejtës së votës për aksionerin kryesor deri në regjistrimin zyrtar të kontratës së transferimit të një përqindjeje të aksioneve, duke vënë në pah se kjo çështje nuk është vetëm administrative, por ka implikime serioze për rendin juridik dhe për sigurinë e koncesionit në fjalë.
4) Pasojat potenciale janë jo vetëm të projektit, por të modelit të heshtjes që flet më shumë se raportet zyrtare. Ndonëse në ë horizontin e një vendi të vogël, ku çdo gur themeli që ngrihet me emrin “strategjik” bart mbi shpinë peshën e ëndrrave të zhvillimit dhe iluzionin e shpejtësisë drejt modernitetit, pasojat që lindin nga një projekt i turbullt nuk janë thjesht burokratike apo të përkohshme, por ato janë të natyrës strukturore, të identiteve dhe ndonjëherë edhe gjeopolitike.
a) Bllokimi i projektit në emër të konfliktit, jo të zhvillimit: Ajo që u promovua me forcën e fjalëve si një portë drejt ekonomisë së gjallë, turizmit elitë dhe transformimit të jugut të Shqipërisë në një pikë nyje të rëndësishme për udhëtime dhe investime, rrezikon tani të përmbyset mbi vetveten si një kullë e brishtë prej xhami, për shkak të konfliktit të paqartë ndërmjet aksionarëve dhe fijeve të ndërlikuara ligjore, të cilat më shumë se zgjidhje prodhojnë vonesë! Dhe këto vonesa, në një projekt që synon të jetë portë për të tjerët, është mbyllje për vetveten?…
b) Humbja e kontrollit, kur kredia mbivendoset mbi shtetin: Nëse në fillim ky projekt u mbështoll me gjuhën e bashkëpunimit publik-privat, duke u paraqitur si një shembull i ri i ndërtimit të së ardhmes përmes partneritetit, tani ai po ekspozohet si një mekanizëm ku kredia e marrë në emër të një kompanie private, por e lidhur ngushtë me sigurinë e një koncesioni shtetëror mund të kthehet në kalë Troje… Një mjet për të fituar kontroll jo mbi një pasuri private, por mbi një arterie kombëtare që lidhet me ajrin, me kufirin, me sigurinë dhe me sovranitetin.
c) Erozioni i besimit publik dhe heshtja që grryen nga brenda: Kur qytetarët shohin që informacioni për një projekt me përmasa të tilla shpërndahet me doza të pakta, të pasakta, dhe shpesh me tone triumfale që nuk reflektojnë tensionin në terren, atëherë ndodh ajo që është më e rrezikshme se te çdo konflikt financiar, fillon të thyhet besimi. Dhe besimi, njësoj si pista e një aeroporti, nuk ndërtohet për t’u mbajtur bosh! Ai është i vlefshëm vetëm kur mbart, dhe kur u shërben të gjithëve, jo asnjëherë, kur shndërrohet në pronë të pakicave të padukshme.
ç) Rrezikimi i sigurisë kombëtare, kur heshtja bëhet rrezik i paqartë: Në një vend si Shqipëria, ku rrugët tokësore shpesh shkojnë rreth e rrotull për të mos arritur kurrë në destinacionin e duhur, aeroportet janë më shumë se pika nisjeje dhe mbërritjeje dhe janë vula të modernitetit, të kontrollit të hapësirës ajrore, të sovranitetit teknik dhe ushtarak. Dhe kur në zemër të një aeroporti të tillë, që ndodhet në një zonë gjeostrategjike mes detit dhe kufirit jugor, lindin konflikte pronësie, financime të mjegullta dhe ndërhyrje pa mandat të qartë, atëherë çdo avion që ngrihet apo ulet mbi atë pistë, ngre bashkë me veten edhe një pikëpyetje: kujt i përket vërtet ky fluturim?
5) Kronologjia kryesore është rruga drejt pistës që nuk është vetëm e asfaltuar, por e ndjerë deri në themelet e sovranitetit.
a) Para vitit 2019, projekti për një aeroport në jug të Shqipërisë, dhe pikërisht pranë qytetit bregdetar që shtrihet mes detit dhe peizazheve natyrore, ku fiksohet gradualisht në diskursin politik si një ndërmarrje strategjike që synon jo vetëm të përforcojë lidhjet turistike, por edhe të forcojë prezencën ushtarake dhe kapacitetet infrastrukturale në zonën shqiptare jugore. Ky është një hap që jo rrallë shihej si shndërrim funksional i rolit të territorit nga pasiv në aktiv strategjik.
b) Në dhjetor të vitit 2019, dokumente të publikuara nga ministria kompetente e infrastrukturës parashikojnë formulën e një kontrate koncesioni me afat 35 vjet në modelin PPP (build‑operate‑transfer), me garanci shtetërore implicite për këtë aeroport, si një hap që e vendoste projektin në sferën e angazhimeve afatgjata që nuk do t’i kontrollonte vetëm entiteti privat, por edhe mbështetja institucionale e shtetit.
c) Më 24 nëntor 2021, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen e zhvillimit për aeroportin pranë lagunës Narta, si një akt që hapi rrugë zyrtare për ekzekutim, por që njëkohësisht ngriti edhe tensione për ndërhyrje në zonë me status natyror! Natyrisht që në skenë u vunë dilemat midis zhvillimit dhe ruajtjes së ekosistemit.
ç) Më 6 qershor 2021, qeveria sipas dokumenteve zyrtare miraton kontratën e koncesionit me konsorciumin që përfshinte entitete të ndryshme, dhe parashikohet që punimet të nisin brenda 14 muajve, me një ritëm që premtonte përcaktimin e afatit të parë të transformimit të tokës dhe terrenit në pistë operative.
d) Gjatë vitit 2022 dhe deri në janar 2023, kompania që fillimisht ishte pjesëmarrëse në koncesion fiton zgjedhje për të blerë aksionet kryesore të shoqërisë koncesionare, duke arritur të përfitojë kontrollin afër 98 % të aksioneve në VIA, si një proces që ndryshon peizazhin e institucionit të pronësisë dhe vendimmarrjes.
dh) Në dhjetor 2022, raportimet mediatike dhe analizat fillojnë të theksojnë transferimin e kontrollit nga partnerët e huaj (veçanërisht turq) te kompania kryesore zotëruese, duke rritur vëmendjen për homogenizimin e aksionit dhe për reduktimin e diversitetit të partnerëve brenda koncesionit.
e) Më 8 maj 2025, aeroporti në Vlorë arrin një moment historik me kryerjen e fluturimit certifikues të parë, si një hap teknik dhe simbolik që shënon se pista dhe infrastrukturat janë vlerësuar të jenë funksionale dhe në përputhje me standardet që mund të lejojnë nisjen e operacioneve komerciale.
ë) Më 17–18 tetor 2025, një gjykatë kompetente e kryeqytetit pezullon çdo veprim të aksionerëve në shoqërinë koncesionare, përfshirë të drejtën e votës të aksionerit dominues, në pritje të regjistrimit zyrtar të kontratës së transferimit të aksioneve dhe të vijimit të hetimeve për lëndë që kanë kaluar në juridiksionin penal, si një akt që çon në ngritjen e një barrierë ligjore që pezullon menaxhimin normal të projektit dhe krijon një moment reflektimi institucional mbi legjitimitetin e ndryshimeve në pronësi.
Kur infrastruktura bëhet test për sovranitetin!
Rasti i Aeroportit të Vlorës shërben si një paralajmërim për mënyrën sesi projektet infrastrukturore me përmasa të mëdha, veçanërisht kur vendosen në formën koncesionare lehtë mund të përfshihen nga përplasje aksionerësh, kredish të mëdha pa transparencë adekuate dhe deri te rreziku i dëmtimit të interesit publik. Në këtë histori, investitori kryesor dhe kompania koncesionare qëndrojnë në qendër të konfliktit, i cili zbulon vulnerabilitetet të partneriteteve publike‐private në sektorë strategjikë. Nëse çështjet ligjore, financiare dhe aksionare nuk sqarohen shpejt dhe në mënyrë transparente, projekti nuk rrezikon vetëm të mos realizohet sipas planit, por të shndërrohet në një barrë për institucionet, për taksapaguesit shqiptarë dhe për besimin publik. Ky rast është një mesazh i qartë se: transparenca, kontrolli publik, mekanizmat e llogaridhënies dhe bashkëpunimi institucional nuk janë thjesht “një e mirë”, por janë thelbësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për infrastrukturë që do të shërbejë për dekada dhe përnjëherësh ka ndikim ekonomik, social dhe strategjik për vendin.
Përtej të gjitha gabimeve dhe epsheve grabitëse të partnerëve të tillë, që dëshmojnë se mund të vihen në rolin e manipuluesve, duke vepruar jo gjithnjë në pajtim me parimet e angazhimit publik, pyetja ime mbetet konkrete: A po bëhet Vlora dera e pasme e ndikimeve të huaja në Ballkan? Kjo pyetje nuk është thjesht spekulative, por një thirrje për vigjilencë strategjike… Në një rajon ku balanca gjeopolitike është gjithnjë e brishtë, çdo vënie pranë e intereseve të huaja në pika të ndjeshme si portet, aeroportet apo projektet energjetike duhet të analizohet me kujdes. Shqipëria, si anëtare e NATO dhe aspiruese për integrim të plotë në Bashkimin Europian, nuk mund të përballojë luksin e naivitetit diplomatik apo ekonomik me shembuj si ky i Airoportit të Vlorës. Në këtë kontekst, rasti i Vlorës është një kujtesë se ndikimi i huaj nuk vjen gjithmonë me flamur të dukshëm, por ndonjëherë, ai po na fshihet pas investimeve, partneriteteve të mjegullta dhe prapaskenave që kërkojnë, jo vetëm gazetari hulumtuese, por edhe vigjilencë institucionale dhe mbi të gjitha, llogaridhënie nga institucionet vendore.
Dhe në fund, nëse infrastruktura që ndërtojmë nuk shoqërohet me kushte që mbrojnë sovranitetin, nëse hyrjet strategjike nuk na japin zë, por na bëjnë varës, atëherë pranë vetes nuk kemi vetëm një aeroport të ri apo një investim të huaj, por kemi një test për të ardhmen e pavarësisë sonë kolektive. Në anën tjetër, tërheqja e vëmendjes dhe vërejtjet që paraqiten në këtë analizë nuk duhet të interpretohen si një qëndrim apriori kundër investimeve të huaja apo bashkëpunimit ndërkombëtar. Përkundrazi, ato synojnë të theksojnë nevojën që interesat kombëtare të jenë qartë të artikuluara dhe të mbrojtura në çdo proces zhvillimor ekonomik dhe gjeopolitik. Askush nuk mund të mohojë se kapitali i huaj është një burim i rëndësishëm për zhvillim, por vetëm nëse ai ndërtohet mbi transparencë, barazi dhe garanci ligjore.
Kur politika vendore i sheh investimet e huaja vetëm si mjet për imazh ndërkombëtar, dhe jo si instrument për forcimin e sovranitetit ekonomik e institucional, atëherë partneriteti humbet kuptimin dhe kthehet në varësi të re. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një vend i hapur ndaj investimeve të huaja, por ajo duhet të mbetet, para së gjithash, shtet i sigurt për veten e vet. Një vend ku kapitali i huaj respektohet, por nuk sundon, dhe ku zhvillimi ekonomik nuk vjen në kurriz të pavarësisë politike dhe dinjitetit kombëtar. Sepse siguria e vërtetë, është ajo që synohet në nivelin e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe nuk matet me shumën e investimeve që hyjnë, por me shkallën e dinjitetit me të cilin pranohet çdo partneritet. Vetëm atëherë zhvillimi bëhet vlerë, jo rrezik dhe ekonomia bëhet shenjë e pavarësisë, jo e varësisë së re.
Shqipëria, si shtet i pozicionuar qartë në krah të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka të drejtë dhe guximin të kërkojë dhe të pranojë investime të huaja, por gjithmonë në përputhje me standardet dhe parimet e harmonizimit euroatlantik. Në këtë kuptim, ajo mund të thithë kapital nga çdo burim që respekton rregullat e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe interesin kombëtar, por jo të ndjekë shembujt e rrezikshëm të rajonit, ku investimet ruse apo kineze shpesh kanë pasur ngarkesë politike dhe ndikim të padëshiruar strategjik. Në fund të fundit, Shqipëria nuk është si Serbia dhe nuk ka as arsye, as nevojë të sillet me të njëjtat norma të paqarta gjeopolitike. Për një vend anëtar të NATO-s, besueshmëria dhe transparenca janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë zhvillimi ekonomik.
Ashtu siç është e dëmshme për një shtet të izolohet nga kapitali ndërkombëtar, po aq e dëmshme është edhe të bëjë emër të keq në tregun ndërkombëtar të investimeve, sidomos kur “aksionerët kafshojnë njëri-tjetrin” në publik, (siç është rasti me Airoportin e Vlorës), duke krijuar përshtypjen e pasigurisë institucionale dhe mungesës së stabilitetit. Kjo klimë jo vetëm që dëmton imazhin ekonomik të vendit, por dekurajon partnerët seriozë të Bashkimit Evropian dhe investitorët perëndimorë, të cilët kërkojnë jo thjesht fitim financiar, por garanci politike, ligjore dhe reputacion të qëndrueshëm. Shqipëria mund të jetë një vend i hapur dhe i besueshëm vetëm nëse forcon integritetin e saj institucional dhe ruan ekuilibrin midis hapjes ekonomike dhe mbrojtjes së sovranitetit kombëtar. Sepse siguria e vërtetë nuk matet me shumën e investimeve që hyjnë, por me shkallën e dinjitetit me të cilin pranohet çdo partneritet.
… Një pohim që s’është as pohim e as mohim. Është një fije dyshimi që përdridhet mes vetëbesimit dhe pafuqisë, një çarje e vogël në murin e fjalës që zbulon boshësinë pas saj. “Ndoshta” është një fjalë që nuk vendos, që nuk është as premtim, e as refuzim. Ajo mban pezull mendimin, si një dritë që dridhet mbi ujë të trazuar. Është shenja e njeriut që nuk është më i sigurt nëse e njeh të vërtetën, apo thjesht e dëshiron atë. „Vetëm”, një vetmi kolektive, e viktimizuar si një përpjekje e mbledhur, që mund të mos ketë peshën që imagjinojmë!… Është ajo fjalë që ul tonin, që na rikujton se ndoshta jemi të vetëzënë me zërin tonë, pa u dëgjuar nga askush. “Po bëjmë“, një veprim minimal që të lëviz, por s’mund të themi nëse ecën përpara apo po sillet rrotull rreth nesh. Një dinamikë pa drejtim, një energji e shpërndarë në ajër, si fryma që ftohet në mjegull. Dhe kemi një, “Zhurmë” jo thirrje, jo fjalë, por zhurmë. Një shpërthim tingujsh pa përmbajtje, një rrëmujë vokalesh që nuk ngjizin mendim, as ide, por vetëm tension. Është krisma e boshësisë, ku të gjithë flasin, por asgjë nuk dëgjohet. Vendimet i marrin të fortët…!
Literatura: VisaVerge+2Wikipedia+2, Kapitali+2Alfapress+2, CNA, Vox News Albania+3Tirana Times+3Vox News Albania+3






