Koment
— Duhet një projekt ligj për hapjën e këtyre dosjeve, që më në fund të ndahet shapi nga sheqeri, dhe ti lëshohet rrugë Kosovës të ecë përpara krahas botës demokratike. Zaten hapja e dosjeve politike është bërë në shumë shtete të rajonit, është kusht për inkuadrim të Kosovës në strukturat relevante të BE-së.
Skënder MULLIQI
Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, na kan pru në një situatë shumë të keqe dhe të rrezikshme politike. Njerëzit po ndihen të shtypur, në shpresën për një të neserme më të mirë. Është e trishtueshme të shihje sallën e Kuvendit të mbushur më këto fytyra bajate politike, të cilët nuk i vret ndërgjegjja se kjo zhagitje e pafund të konstituimit të organeve të shtetit, po i kushton shumë Kosovës si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm politik e ekonomik. Gjithëqka që frymon sot në Kosovë është në nofullat e politikës më të mbrapshtë të mundshme.Kështu mund të përshkruhet shkurt gjendja në Kosovë. Këta politikanë shumica prej tyre të pa edukatë e kan frikën mos të humbasin pushtetin.
Në diskursin e sotëm politik, narrativa e diskreditimit, fyerjes dhe nënçmimit është dominuese. Kultura e dialogut dhe kuptimplotësia e fjalës publike në axhendat e politikanëve është zhdukur prej kohësh, dhe fyerja është mënyra e veprimit të tyre. Qytetarët këtë po e ndiejnë më të madhe në lëkurën e tyre. Këta njerëz janë të gatshem për negatitivitete se janë të paarsimuar. Kanë krijuar një atmosferë të zymtë si në Kuvend e më shumë jashtë kuvendit. Këta kapadai të politikës nuk janë të gatshem për asnjë veprim pozitiv. Dhe, më të drejtë lind dyshimi siç thotë një fjalë e popullit”. A janë me ne, apo më arushën”. Dhe, e kam potencuar disa herë deri më tash domosdon e hapjeve të dosjeve politike.
Duhet një projekt ligj për hapjën e këtyre dosjeve që më në fund të ndahet shapi nga sheqeri, dhe ti lëshohet rrugë Kosovës të ecë përpara krahas botës demokratike. Zaten hapja e dosjeve politike që është bërë në shumë shtete të rajonit, është kusht për inkuadrim në strukturat relevante të BE-së. Ky terrorizim i qytetareve ka një prapavijë të caktuar politike se ende nuk jemi liruar plotësishte nga ata që po i pengojnë proceset të shkojnë përpara, edhe për shkak së në politikën e pas luftës janë inkuadruar njerëz të dyshimt edhe kombëtarisht. Unë për vete nuk kam dijeni pse e gjithë kjo lojë e ndytë e kuvendarëve, që bie ndesh më parimet morale dhe kombëtare?
Ne nuk guxojmë të presim disfatën e Kosovës, duke toleruar në pafundësi veprimet në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila sallë është zymtësuar nga 30 paraqitjet sterile të kuvendarëve të cilët nuk i kan njohuri sw çka domethënë fjala shtet. Sikur çdo luftë për të avansuar të arriturat po ndëshkohet gjithmonë? Po përsekutiohet ngë ligjvënësit që është mëkati më i madh për një shtet sovran dhe të pavarur. Ka ardhur koha apo ka qenë moti të mbetemi të lirë nga diktaturat, presionet dhe torturat e atyre politikaneve që nuk e meritojnë më qenë aty…