Arben Çokaj
Sepse ka thënë dikur se nuk e pranon Assosacionin (Zajednicën) kur ishte në opozitë. Tani që ka ardhë në pushtet, ai po e sheh se nga presionin ndërkombëtar i duhet ta pranojë Zajednicën, por që ajo të jetë pa të drejta ekzekutive e brenda Kushtetutës së Kosovës.
Por kundërshtarët e tij politikë, opozita e disa kritikë, i thonë Albinit “rrenc”, pse po e pranon tani Zajednicën, jep dorëheqje, se dikur ke thënë se nuk e njeh. Hip se të vrava, e zbrit se të vrava. Hall me opozitën… Kujtojnë se politika është vijë e drejtë…
Herë i thonë Albinit merru vesh me fqinjët e mos shit mend, e fqinjët vijnë në veri me ushtri e armë, e herë i thonë, pse po e pranon Zajednicën, kur ke thënë se nuk e pranon, ti je “rrenc”. E nga ana tjetër, këta që i thonë Albinit se je “rrenc”, që nga Milaim Zeka, Driton Smakaj e deri te imbeçili Dardan Molliqaj, janë thuajse të gjithë për t’ia dhënë veriun Serbisë, e Albini është kundër.
Tani ndajeni mendjen opozitë e kritikë, çfarë halli keni, çfarë po kërkoni?! A më mirë “rrenc” si Albini, apo me ia dhanë veriun Serbisë? Apo ju keni hall, se Albini është forcuar, dhe ju e shihni veten gjatë në opozitë?! E s’po mund duroni, e pastaj nuk dini as se çfarë po kërkoni…
Deri tani vetëm Albini ka treguar konsekuencë dhe një dominim politik mbi Vuçiqin, me gjithë atë ushtri e numër të madh dioplomatësh që ka Serbia… E kjo nuk është pak!
Albini i ka sha sa ka dijt e si ka mujt Qeveritaret e at hershem, te cilet e mbeshteten themelimin e ZAJEDNICES dhe ka pas thene se po te udhehiqte ai Qeverine kure ZAJEDNICA nuk do formohej, ka qene edhe kunder formimit te Gjykates Speciale të Hages. Tani qe eshte Kryeminister i Kosoves e ka pa se nuk egziston as ma e vogla mundesi per ti be bisht formimit te ZAJEDNICES. Tani nuk e di nese gazetaret e kane konfrontu me ket pyetje e edhe me shume me kisht interesu pergjigja e Albinit.
Shënim: Gazetarja Alba Alishani e pyeti Albinin për Zajednicën, e ai i tha: ‘Se nuk do e kalonte kurrë Asosacionin e pranuar nga Hashim Thaçi!’