Nga Ismet M. Hasani
U R T I . P O E T I K E (8)
POPULLIT TIM
ËSHTË MADHËSHTORE kur nga gjiri i një populli
dalin njerëz që kur të rritën krijojnë vepra të mëdha,
të cilat i bëjnë të mëdhenj e të njohur, e po këta, vendin
dhe popullin e vet i bëjnë të mëdhenj e të njohur.
Unë nuk jam i huaj,
por unë jam biri juaj!
Jeta i ka valët e veta,
Ke populli im qetësinë e gjeta!
Populli im, popull i mbar’
populli im, popull shqiptar;
Ti e ruajte historinë,
S’e durove kurrë tiraninë!
Nuk harrohën vuajtje e trishtime,
shumë tortura dhe mjerime,
me këmbë zbath’ e të ngrime,
tuj mbajt shpirtin me hé prej bari,
tuj than’ vetit o zog shqiptarit,
mos me humbë emrin e t’Parit.
Shumë u s’provua Kosova ime,
me shumë luftëra e okupime,
askush s’të mbrojti – mbeti si jetime.
I pate vuajtjet shumë të gjata,
S’i harrojnë këto gjenerata!
Po më në fund e arrite fitorën,
Zoti mëshirshëm ta zgjati dorën!
Tash të lutëm, o populli im,
Pasi arrite qëllimit,
vazhdo rrugën e përparimit
Mos harro ndihmë e Perëndimit!
Mos harro gjakun e heronjëve,
mos harro familjarët e dëshmorëve
Mos harro kurrë historinë,
Pasi e fitove LIRINË,
Tash syno PAVARËSINË!
(Suedi, dhjetor 2007)
***
TRIMAVE TË DRENCËS
Sikur populli shqiptar të shtohej për dy herë, e të’
luftoi për Çështjën Kombëtare edhe 100 vjet, nuk
do t’i dali “hakut” Drencës.
Nga lart’ ndihet një zë i mirë:
– Vëlla me vëlla “BESËN” me lidhë!
O na jemi o gjaku i shqiptarit,
i këndojmë trimit- Adem Jasharit!
Bashkë me Plakun- Babën Shaban
më vëllain Hamzën – si Shqipe n’mal!
Këta janë trima të mbarë Kosovës,
Me Tahir Mehën, o zogu i Shqiponjës.
Shumë k’si trima ka pas’ Drenica,
Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
Po e përmendi edhe një tjetër,
Ahmet Delin’ at plak të vjetër,
Lum Prekazi, lum Drencia,
nuk harrohet jo, Azem Galica!
bashkë me “Shotën*” krah për krah,
ata luftuan si Shqipet me krah.
Kur ju vra “Shots” Azemi,
në Kosovë kësaj ju prish vendi.
I muer fëmijt’ e shokëve jetima.
edhe mësyni kah Shqipnia,
Po prej Zogut ju v’nue kamba
dhe jetimave ju ´vdiq nana.
Në mes Kukësit edhe Kruje,
Përmendorja e kësaj gruje,
Heroina Kosovare,
me shokë, tirq e plis të bardh’.
O Drenicë, o Besë Burri!
e ke zemrën të fortë si guri,
Shumë ke dhënë ti për Kosovën,
Të bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!
* Emri i vërtetë i “Shotës” është Qerime, por Azemi e ka thirrë “Shotë”


