Ali Halim Tahiri
RRACË LUFTARËSH
I takoj një populli që është i etur për dy udhë:
njërën për liri,
tjetrën për dituri; me këto dy dhunti jeton gjithnjë.
Në krahun e djathtë mban pushkën, në të majtin librin,
e gjithë bota është në dijeni:
këto i ka të trashëguara si pasuri.
Ky është një popull që u lind me hyjni,
duke ruajtur trajtën e njeriut në çdo fatkeqësi,
askujt nuk i shkakton padrejtësi.
Kurrë nuk u përkul para furtunave të njerëzve të egër,
me patllaken në brez, me shokën e hollë si letër duhani,
me ngjyrë ylberi.
Këtë racë njerëzore e bekoi edhe qielli,
bukën, ujin e kripën i ka ushqim të shenjtë, dhuratë prej hirit.
Edhe armiku, kur i ulet në sofër, s’ka frikë,
se e di: “Shtëpia e tij është e Zotit dhe e mikut”,
për mikpritje kurrë s’e fik dritën e shpirtit.
Besën, kur ia jep mikut ose armikut,
fushat mund të dridhen, malet mund të shkulin gurë,
as tërmeti fjalën e tij kurrë s’e ka lëkund.
Fjalën e dhënë kurrë nuk e kthen mbrapa,
është racë hyjnore që jeton me nder, atdheun e ka në zemër gjithherë,
dhe në gji e mban flamurin përherë.
Skifteraj, Viti
Janar 2026











