O përkthyes të nderuar!

0
Agron Tufa

Agron Tufa

Kemi rënë në hall të madh ne që përkthejmë nga letërsia klasike e moderne ruse! Të dalësh jashtë traditës së përkthimeve të ngulitura në shqip, të shajnë. T’i përshtatesh traditës së formuar, prapë të shajnë:
“Jo, origjinali s’e ka ashtu!”

Të shajnë dhe në çdo situatë të japin mend. Si t’ia bëjmë, sidomos me emrat e keqngulitur, jo nga origjinali?
E shkruaj, fjala vjen, sipas origjinalit: Lev Tolstoi. Më shajnë:
“Jo, kush qenka ky Lev? Ne e njohim Leon, kështu e ka sjellë i madhërishmi X! Ti do na shpikësi rrotën tani?”. ”

Po mirë””, them, “Po pse Leon dhe jo krejt shqip: Luan? Lev e Leon në shqip bëjnë Luan. Ja pra: Luan Tolstoi!
Marrin “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, siç është ngulitur nga Lasgushi. Menjëherë u hodhën:
“Pse “Jevgeni Onjegin”? Lasgushi e ka sjellë “Eugjen Onjegin”. Dashke të dalësh mbi Lasgushin zotrote?”

Dhe anasjelltas.
Por nëse e lëmë Eugjen, pyes: pse atëherë ky emër vazhdon të mbahet si në origjinal për Jevgeni Zamjatin (romani “Ne”) apo Jevgeni Jevgushenko, Jevgeni Baratinski etj, etj, dhë bëka përjashtim këtu vetëm Onjeginin?

Unë mendoj se për gjuhët e shkronjave jolatine duhet zbatuar në shqip parimi fonetik, për të shmangur përkthimet e ardhura jo nga origjinali (Akmatova – për Ahmatova; “Baktin – për Bahtin etj).

Prandaj tash, që po përkthej nga origjinali romanin në vargje të Pushkinit “Jevgeni Onjegin”, s’di si t’ia bëj… Nëse e kam filluar me Eugjen, zëvendësimi i drejë me “Jevgeni”, i heq një rrokje sa herë përmendet në vargje. Dhe heqja e një rrokje është si t’i heqësh vargut një rruazë gjaku, dmth tetrametri jambik tetërrokësh onjeginian mbetet me 7 rrokje, stonon.

Si pra t’ia bëj? Sidomos unë që kam për parim në përkthime atë vargun e përkthyer të Mjedës “Deri n’dekë besnik ke s’thohet…”?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.