Kompromisi politik imunguar, arsyja e krizës politik në Kuvend

0
Albin Kurti - me flamur

Pytja që sillet e pështillet çdo ditë është: ku qëndron problemi i ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës dhe çfarë politike është bllokimi i shtetit?

Pyetja për GjK se si duhet të votohet në Kuvend është bërë problem: Një çështje që s’është problem është bërë problem. Për këtë situatë as që ka pasur nevojë të lodhet me pytje GjK.

Vendimet e GjK te qarta

Situata në Kuvend dhe vendimet e GjK janë të qarta si drita e diellit. Gabim bën ai që nuk do të zbatojë. Populli ynë i mençur thotë: „Një budalla e hudh një gur në pus e 100 të mençur s’mund ta nxjerrin.

Lutje për z. Albin Kurti

Ne ju kemi zgjedhur. Me koalicion krijoni shumicën në Kuvend dhe krijoni institucionet. Vendi dhe ne kemi më shumë probleme sesa zgjedhja e znj. Haxhiu ose e znj Gervalla kryetare e Kuvendit.

Hezitimi i juaj dhe loja me propozimin e zonjave Haxhiu e tan Gervalla pa shumicë në Kuvend po lën përshtypje se as vetë nuk po dini çka doni.

Ne kemi mbetur si pika në lis, vendi pa institucione. Deputetët po shëtisin. Kyeministri në detyrë pa detyrë, kur në botë demonët përplasen në qiell e viktimat janë në tokë. Çdo gabim në rrugën tonë shkon do të jetë i madh në llogarinë tonë.

Kritika si arsyetim

Lehtë është të kritikohen opozita pse s’voton kandidatin e LVV në Kuvend.

Pytje për znj. Haxhiu dhe Gervalla: Nëse ju do të ishit në pozitë të deputëve të opozitës a do të ishit sjellë ndryshe?

Në demokraci kritika lejohet, por edhe votimi kundër është votim. Nëse, ne ju pyesim si do të veproni ju në këtë situatë, atëherë do ti rudhin krahët – çka tregon se do të veproni si ata.

Të gjithë kemi halle

Z.Kurti po jep përshtypje se e ka kapluar frika dhe mosbesimi. Frika nga njerëzit e fuqishëm në parti dhe të disave të pranuar nga poartit ish opozitare si dhe mosbesimi për marrveshje me partit opozitare. Ai po e kupton se karjera e ti politike po bie ngadal. Mossuksesi në qeverisjën e kaluar dhe izolimi nga faktori politik i mbrendshëm dhe i jashtëm e kan sjell në pozitë jo të mirë. As fitotja 42% nuk po e gëzon

Ai nuk po kupton se ne kemi halle shumë më të mëdha. Ai duhet menjëhere të bënë koalicin të sinqertë, ta ndan pushtetin dhe ta vazhdon qeverisjen. Ati në moment i mungon guximi. Prespektiva është në duart e ti, por mos pervoja e ka sjell buzë dorzimit me tër atë bagazh për pushtet. Kur njeriu nuk din çka don, nuk dëgjon, atëherë atë njeri e ka kapur „koftlargu“, thoshte nëna ime.

Refuzimi si mendësi politik

Ai po mendon se duke refuzuar vjen deri tek fitorja

Refuzimi i është bërë mendësi politike për qeverisjen e vendit. Nga kjo qasje refuzuese dhe mungesa e koordinimit me miq, Kosova u ndëshkua me masa nga BE, si dhe masa të tjera që do të dhembin më vonë.

Në politikë vetëm me kompromis dhe marrëveshje arrihet deri të zgjidhja e problemeve, shmanget izolimi për të mos u larguar nga tavolina e miqve prendimorë.

Përgjegjësit e ngërçit politik

Refuzimi i përgjegjësive për marrëveshje pas zgjedhjeve e solli vendin deri te ngërçi politik, kurse refuzimi i vendimeve të GjK dhe mos koalicini sjelli deri te moszgjidhja e ngërçit politik që nga zgjedhjet e 9.2.2025.

Politika është lojë fjalësh.

Për vazhdimin e ngërçit politik janë disa faktor: Mosmarrjave përgjegjësive si fitus i zgjedhjev për krijimin e shumicës parlamentare, si dhe refuzimin e vendimeve të GjK për muaj të terë.

Për ngërç politik fajin e ka edhe znj. Albulena Haxhiu.

Ajo si „juriste“ edhe pse pa përvojë të madhe profesionale, i kupton çështjet juridike.

Si juriste, Ministre e drejtësisë dhe deputetja femër më e votuar në Kuvend duhet të ishte më e zëshme në zgjidhjen e ngërçit politik dhe në jetësimin e vendimeve të GjK si dhe të apelo mbrena LVV për krijimin e koalicineve për krijimin e shumicës në Kuvend.

Ajo nuk duhet të fajësojë opozitën e as individët në GjK. Nëse ata e kanë shkelur kushtetutën, duhet të përgjigjen me fakte në gjykatë. Znj. Haxhiu vetë ka theksuar: askush mbi ligjin.

Për mos zgjidhjen e sajë kryetare e Kuvendit të Kosovës fajtor është z. Kurti, LVV dhe Lisa Guxo, sepse pa e kriju shumicën prej 61 vota ne kuvend e kanë propozuar znj. Haxhiu kurse nga sot(20.8.2025) znj. Gervalla. Është e ditur se pa marrëveshje ( koalicion) më parti nuk do të zgjidhet kryetarja e Kuvendit.

Loja z. Albin Kurti për humbjën e peshës politike të znj. Haxhiu dhe znj.Gervalla

Krej kjo kuptohet si lojë e z. Kurti më përsonalitetin e znjave Haxhiu e Gervalla.

Z. Kurti po friksohet nga pesha politike e tyre, andej përmes propzimit kryetare të Kuvendit pa shumicë parlamentare prej 61 deputetve dhe duke e ditur se nuk do të votohen, e ka vu në lojë karjerën e tyre politike mbrenda LVV.

Znj Haxhiu më e votuara fëmer mbrena subjektit LVV dhe në nivel vendi, kurse znj. Gervalla si kryetare e Listes Guxo i ka dhën mundesin z. Kurti në vitin 2021 dhe 9.2.2025 të jetë i pari në zgjedhje.

Keto dy zonja duhet ta ngrisin zërin mbrenda LVV, kundër atyre që po i kandidojnë pa siguruar shumicën mbrenda Kuvendi.

Ato s’duhet pranu lojën e z. Kurti,

Ato nuk duhet pranu kandidimin sa për sy e faqe. Të dyja janë zonja të dënja, me bagazh intelektual dhe patrotik dhe nuk duhet të tolerojnë lojra te tilla vetëm për pak pushtetë.

Ato duhet të jënë të zëshme kundër atyre që me votat e tyre janë deputet në Kuvenin e Kosovës

Zonjat nuk kanë nevojë ti kritikojnë partit tjera e të jen të heshtura nga padrejtësit mbrenda LVV dhe ngav Z. Kurti.

Znj. Gervalla kurrë nuk ka heshtur nga padrejtësit mbrena LDK, pse tani është e heshtur nga padrejtësit mbrenda LVV.

Z.Kurti është i njohur për këto lojra, keshtu flasin ish bashkpuntoret e tij në rrugëtimin e tij politik.

Z. Kurti një lutje të sinqertë. Ne të kemi votuar, krijo shumicën në Kuvend, zgjidhe krytaren dhe qeverinë, mos kritiko e fajëso, se faji është jetim, ate se merr askush.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.