20.5 C
Tirana
E premte, 29 Gusht 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

LETËR NËNËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Agron Tufa

Për shumë miq që më kanë shkruar të përkthej edhe një variant, pak a shumë, në standart, të poezisë së Eseninit “Letër nënës”, po e jap variantin tim, gjithë në respekt të përkthimeve të tjera, të mëparshme.

LETËR NËNËS

Gjallë të kam, nënëlokja ime?
Gjallë jam. Të falem me shëndet!
Derdhtë mbi izbën tënde veç bekime
Drit’ e mbrëmjes me shenjtninë e vet.

Më thonë se, tek e fsheh merakun,
Keq për mua tretë trishtimit je,
Se del shpesh dhe fill e merr sokakun
Me sarginë e vjetër demodé.

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty një vegulli:
Kinse mes një sherri në mejhane
Vjen e ma ngul thikën një njeri.

Mos e prish gjakun, nënë e shtrenjtë!
S’është veçse një jerm, një angushti.
S’jam aq pijanec e kokëshkretë
Sa të vdes pa të shikuar ty.

Siç kam qenë, i ëmbël kam mbetë,
Veç një ëndërrim më bën të dehem:
Prej brengës rebele sa më shpejt
Në shtëpizën tonë prapë të kthehem.

Do të kthej kur degët të harlisen
Kopshtit tonë të bardhë në behar.
Veçse ti sërish në ag të dritës
Mos më zgjo si tetë vjet më parë.

Mos m’i zgjo ti ëndrrat që m’u zvordhën,
Mos trazo atë, që s’u përmbush, –
Tepër heret humbjen edhe lodhjen
Ta provoj më ra si askurrkush.

Mos më shty të falem. S’ka kuptim.
Tek e vjetra kthim nuk ka më prore.
Vetëm ti je shend e ngushëllim,
Vetëm ti je drita engjëllore.

Pra harroje, hiqe krejt merakun,
Mos u tret trishtimit të pafré.
Dhe mos dil aq shpesh me marrë sokakun
Me sarginë e vjetër demodé.

1924

Pérktheu nga origjinali: Agron TUFA

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit