TRAKTET E LËVIZJES ILEGALE DHE REZISTENCËS SHQIPTARE ( 46 )

0
Traktet në Kosovë

Sabile Keçmezi-Basha Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

Thirrje për qëndresë, unitet dhe vetëdije kombëtare

Në këto momente historike të një rëndësie të veçantë për popullin shqiptar të Kosovës, dëgjohej fort zëri i ndërgjegjes kombëtare, që kërkonte me këmbëngulje të mos cenohet as edhe një grimë nga të drejtat e fituara me gjak dhe sakrificë në demonstratat e vitit 1968. Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme ishte njohja e statusit të Kosovës si republikë në kuadër të federatës, një kërkesë që buronte jo vetëm nga realiteti historik dhe i drejtësisë kombëtare, por edhe nga amaneti i gjithë atyre dëshmorëve që, në lulëzimin e jetës së tyre, u flijuan për liri e barazi, për të drejta dhe dinjitet njerëzor.

Ky amanet nuk ishte një thirrje e ngujuar në të kaluarën, por një obligim që lidhte gjallërisht me të tashmen dhe të ardhmen tonë kolektive. Ishte zëri i plagëve që ende gjakosnin, i të rinjve që vuanin në burgjet famëkeqe të regjimit fashist jugosllav, zëri i brezave që kërkonte drejtësi dhe liri të merituar. Kjo thirrje morale kërkonte nga çdo shqiptar – qoftë në atdhe apo në mërgim – të mos reshtë së vepruari e së luftuari me të gjitha mjetet që kërkonte koha dhe vendi.

Në këtë kuptim, angazhimi i popullit tonë merrte disa forma konkrete që përbënin thelbin e rezistencës sonë:

Lufta e pandërprerë për të drejtat legjitime, deri në përmbushjen e tyre të plotë, ishte një vijë që nuk duhej të zbehet, por të forcohej dita-ditës.

Kundërshtimi i vendosur ndaj terrorit shtetëror dhe dhunës sistematike që ushtrohej mbi rininë dhe qytetarët shqiptarë, ishte detyrë morale dhe politike.

Forcimi i unitetit në radhët e shqiptarëve në mërgatë duhet të shihej jo si luks, por si domosdoshmëri strategjike për të mos lejuar që armiku të futet në çarje të brendshme e të mbjellë përçarje.

Përkrahja dhe mbështetja e të gjitha formave për rezistencë nga bashkatdhetarët në Kosovë ishte një formë konkrete solidariteti kombëtar, që e lidhte mërgatën me truallin mëmë.

Demaskimi pa kompromis i elementëve të shitur, që bënin lojën e armikut, që spiunonin, përçanin dhe komprometonin, ishte pjesë e vetë mbrojtjes së çështjes sonë.

Kërkesa për kthim dhe punësim në atdhe, për të mos u shndërruar mërgata në një masë të shfrytëzuar pa rrënjë, por në një forcë që kontribuon në zhvillimin kombëtar.

Bojkoti i klubeve të kontrolluara nga regjimi jugosllav, që ishin kthyer në çerdhe të propagandës antikombëtare, dhe ndërtimi i shoqërive kulturore të pavarura ishte një hap drejt çlirimit shpirtëror dhe ruajtjes së identitetit.

Kritikë e vazhdueshme ndaj demagogjisë boshe, për të mos rënë pre e mashtrimeve të pushtetit, që përdorte propaganda si armë për të zhbërë vetëdijen tonë.

Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare nuk ishte thjesht sentimentale, por ishte shtylla mbi të cilën qëndronte identiteti ynë si popull dhe themeli i çdo përpjekjeje për çlirim e përparim.

Në thelb, ky mesazh ishte një apel për veprim të përgjegjshëm, për një qëndrim të ndërgjegjshëm dhe një përkushtim të palëkundur për të ruajtur dhe realizuar atë që i përket me të drejtë popullit shqiptar në Kosovë dhe në çdo pjesë ku ai ishte i pranishëm. Në këtë përpjekje të përbashkët, çdo shqiptar ishte thirrur të bëhet zë dhe armë e drejtësisë kombëtare.

Revoltat popullore që shpërthyen në formën e demonstratave dhe grevave masive në mbarë territorin e Kosovës, ishin shprehje autentike e një pakënaqësie të akumuluar ndër dekada dhe jo, siç mundohet ta paraqesë propaganda zyrtare jugosllave, vepër e disa grupeve të ashtuquajtura “nacionaliste” apo “irredentiste” shqiptare. Këto lëvizje nuk ishin prodhim i ndonjë ndikimi të jashtëm apo ideologjie margjinale, por ishin shfaqje të drejtpërdrejta të gjendjes së rëndë dhe të pashpresë në të cilën ishte zhytur populli shqiptar nën sundimin jugosllav për më shumë se katër dekada.

Demonstratat ishin pasojë e pashmangshme e një politike të egër antishqiptare, e cila kishte ndjekur një linjë sistematike të shtypjes dhe shfrytëzimit të masave punonjëse shqiptare, duke e reduktuar Kosovën në pozitën e një kolonie të brendshme brenda federatës. Ato ishin fryt i një zhvillimi të shtrembëruar dhe të padrejtë ekonomik e shoqëror, ku marrëdhëniet kapitaliste ishin vendosur në dëm të plotë të popullsisë vendase, duke prodhuar një skamje të thellë dhe mjerim të papërshkrueshëm.

Në këtë kontekst, demonstratat nuk ishin të rastësishme, por ishin akt i vetëdijshëm dhe i pashmangshëm. Ato përfaqësonin ndërgjegjen e një populli që ishte ndalur së duruari. Ishte populli që e kishte kuptuar, përmes përvojës historike të rezistencës dhe sakrificës, se liritë dhe të drejtat nuk falen nga pushteti, por fitohen me përpjekje të organizuar dhe të vendosur. Rruga e revolucionit nuk ishte zgjedhur si aventurë, por si nevojë për mbijetesë dhe dinjitet.

Kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës u mbushën me punëtorë, studentë, fshatarë, dhe gjithë shtresat e popullit, nuk ishte një reagim spontan, por një përgjigje kolektive dhe e përgatitur ndaj padrejtësisë që zgjaste prej dekadash. Populli nuk ishte i verbër përballë rrezikut, ai e dinte se kërkesat e tij nuk do të përshëndeteshin me duartrokitje nga regjimi, as se tanket dhe mitralozët do të ndaleshin përballë drejtësisë së kërkesave të tyre. Megjithatë, me një ndërgjegje të lartë kombëtare dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie historike, populli e pranoi sakrificën si çmim për të ardhmen.

Kjo ishte arsyeja pse demonstratat në Kosovë ishin shumë më tepër se një shfaqje e pakënaqësisë politike. Ato ishin një akt i pastër dinjiteti, një ngritje kolektive për të kërkuar të drejtën për jetë me dinjitet në trojet e veta, dhe një manifestim i guximit qytetar në përballje me shtypjen sistematike të një regjimi që prej dekadash e kishte kthyer shfrytëzimin në normë. Ato ishin kapitulli më i gjallë i qëndresës shqiptare në shekullin XX.

Historia e popullit shqiptar është e mbushur me përballje të pareshtura me armiq që kanë synuar robërimin, nënshtrimin dhe asimilimin e tij. Por, si gjithmonë, të gjithë këta pushtues janë larguar nga skena historike të mbuluar me turp, ndërsa populli ynë ka dalë nga çdo përplasje më i fortë, më i ndërgjegjshëm dhe më heroik. Ky është një popull që as në momente të errëta nuk e ka humbur dinjitetin, dhe që ka ruajtur gjithmonë idealin për liri dhe drejtësi. Pikërisht kjo trashëgimi e qëndresës është ajo që e bën sot popullin tonë më të vendosur se kurrë më parë, në një nga betejat më të mëdha për të drejtat e tij legjitime.

Kundër këtij populli të pathyeshëm, edhe një herë, shovinizmi serb vërshoi me tërë arsenalin e tij shtypës – me propagandë, me dhunë, me procese të kurdisura gjyqësore, me ndëshkime dhe frikësime. Por përgjigjja nga populli nuk ishte nënshtrimi, por rezistenca. Demonstratat e fundit që kishin shpërthyer në Gjakovë dhe Prishtinë ishin dëshmi e gjallë se shqiptarët nuk ishin thyer, por përkundrazi, ishin më të ndërgjegjshëm, më të organizuar dhe më të vendosur për të vazhduar rrugën drejt lirisë. Gjykatat politike, të dirigjuara nga shërbimet sekrete të regjimit, nuk kishin arritur të shkatërronin moralin e qytetarëve tanë. Përkundrazi, ato ishin kthyer në tribuna ku paligjshmëria e pushtetit dhe qëndrimi i palëkundur i të akuzuarve ishin vënë përballë njëra-tjetrës si dëshmi e së vërtetës. Farsa e drejtësisë jugosllave nuk kishte mundur të fshehte realitetin e një populli të nëpërkëmbur që ngrihej për dinjitetin e tij.

Përpjekjet e shovinistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë nuk ishin asgjë më shumë sesa kriza e fundit e një sistemi që po fundosej. Këto reagime të dëshpëruara ishin simptomat e një bote politike që po shembej, që po përpëlitej në agoni, sikur një bishë e plagosur që e ndien fundin, e që në çastet e fundit përpiqet të kafshojë edhe më egër. Por, fuqia e kësaj egërsie ishte vetëm sa përkohësisht shkatërruese, ajo nuk kishte rrënjë në realitet, sepse ishte e ndërtuar mbi dhunë dhe padrejtësi.

Dhe, më shumë se kurrë, populli shqiptar në Kosovë e dinte se historia nuk i fal ata që i shërbejnë robërisë. Ai është ngritur në këmbë, dhe në këtë ngritje të tij nuk kishte më kthim pas. Po kalonte një furtunë, por jo të panjohur. Populli ynë e njehte mirë gjuhën e dhunës, por e njehte edhe më mirë rrugën e lirisë. Dhe ishte pikërisht kjo rrugë që ai kishte zgjedhur të ndjekë, me bindjen e patundur se, një ditë, edhe kjo egërsi titiste do të zhduket në humnerën që vetë e kishte hapur. Sepse, historia gjithmonë i jep fund atij që ka ndërtuar mbi padrejtësinë, e i jep shpresë e drejtësi atij që ka luftuar për të.

Kadri Zeka - portret Teksti-Kadri ZEKA

LETËR E HAPUR PUNËTORËVE KOSOVARË NË MËRGIM

Të dashur vëllezër

Një mjet i rëndësishëm në duart e armiqve tanë shovinistë për sllavizimin e tokave shqiptare, ka qenë dhe mbetet shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Titistët, këta armiq të përbetuar të popullit tonë, si erdhën në fuqi, kurdisën plane të reja për ta ngritur në sistem këtë politikë. Atyre nuk u mjaftuan marrëveshjet e kontraktuara të Jugosllavisë monarkiste me Turqinë për dëbimin e shqiptarëve dhe vendosjen e tyre në shkretëtirat e Anadollit, por arritën marrëveshje të reja me reaksionin turk, për dërgimin në Turqi të kontingjenteve të reja të shqiptarëve.

Sipas statistikave që japin vetë revizionistët, del se regjimi antipopullor i Titos dëboi me dhunë e presione qindra mijë shqiptarë në shkretëtirat e Anadollit e gjetkë. Më vonë, kur shovinistëve serbomëdhenj iu bë e pamundur një formë e tillë, e vrazhdët, e shpërnguljes së shqiptarëve, ata shpikën një formë të re, më të rafinuar, atë të emigrimit ekonomik, që në fakt nuk ndryshon nga e para.

Skamja dhe mjerimi i madh, papunësia e presionet që ushtron pushteti, ku-shtëzuan që kurbeti për popullin tonë të bëhet një fenomen masiv. Sot janë të pakta ato familje që nuk kanë së paku një anëtar të mërguar. Revizionistëve e tradhtarëve, jo vetëm që nuk u vjen keq për këtë tregti të poshtër me njerëz, por mburren dhe mundohen ta paraqesin kurbetin si diçka të mirë, si një meritë të tyre të jashtëzakonshme, si shprehje të “lirisë” dhe “de-mokracisë”, që ekzistuaka në Jugosllavi. Këta të fantaksur s’ngurrojnë të na i servirin edhe poshtërsitë më të mëdha si virtyte të sigurta, duke shitur dhallin për gjalpë, sado që bota e shquan dhallin dhallë e gjalpin gjalpë. Popullit tonë do t’i bëhej shumë qejfi po t’ia merrnin këtë “liri” e “demokraci” dhe t’u si-guronin bijve të tij punë në atdhe. Kurbeti është një plagë e vjetër e popullit tonë. Për të tregohen rrëfimet më rrëqethëse e këndohen këngët më të trishtuara.

Ne, vëllezërit e motrat tuaja në Kosovë, jemi të vetëdijshëm për gjendjen tuaj të vështirë e jetën e rëndë që bëni. E dimë sa rëndë është për ju kur e shihni veten të shtypur e të përbuzur si mos më keq, kur ju mungon fjala e njerëzishme dhe ju jepet me bollëk vrazhdësia e përbuzja. Kur i huaji të çirret, të shan e të poshtëron për asgjë. Rëndë është të kalohen dhjetëra vjet, një rini e tërë, në kthina barakash, të cilat vendasit nuk i bëjnë kabull as për kafshët e tyre. Rëndë kur kthehesh nga puna, i lodhur e i këputur dhe s’ke pranë njeri nga të tut, të familjes sate të dashur, të krijuar me shpirt ndër dhëmbë e të ngritur me treqind mundime skamnore. Në vend që të rrish me njerëzit e tu, të gëzohesh duke u çmallur, ti detyrohesh të përgatitësh darkën që të vjen e hidhur pelin.

E rëndë është të lësh rininë nëpër metropolet e Evropës, të mplakesh e thinjesh larg njerëzve të tu, të sosësh ditët në dhe tu huaj, të biesh e të çohesh me fotografinë e fë-mijëve në gji, por edhe më rëndë kur shkon për pushim në atdhe e atje s’të njeh më fëmija yt, se e ke lënë foshnjë, e tash që ka zënë të shquajë njerëzit e shtëpisë, ty të quan të huaj, se s’të ka parë asnjëherë. Ose, të të thërrasë: dajë, fëmija yt! E rëndë dhe e ftohtë është gjithçka në kurbetin e mallkuar. Por, tje-tër shteg s’u la regjimi titist njerëzve tanë. Ose në shtëpi e pa bukën e gojës për fëmijët, ose në kurbet, duke shitur krahët dhe rininë, e për t’u siguruar një kaf-shatë goje fëmijëve që – të të thërrasin dajë!

Për çdo ditë bijtë e Kosovës marrin valixhet në duar, përshëndeten me njerëzit e vet me lot në sy e me dhembje të thellë, përshëndeten me prindërit që, ndoshta, nuk do t’i shohin kurrë më të gjallë, me gratë që pranë burrave mbe-ten të veja, me fëmijët që mbeten jetimë, ndonëse me babën gjallë. Përshën-deten me vatrën e tyre të dashur, me tokën e lumin, me malin e fushën, e cila nuk bleron për ta, me burimet pranë të cilave kanë kaluar ditët e bardha të fëmijërisë, përshëndeten me varret e të parëve, përshëndeten, se është punë që nuk i dihet. Rruga që marrin është e gjatë, rrugë e zezë, dhe kthimi – kurrë i sigurt. Shumë u nisën në këtë rrugë të trishtueshme dhe s’u kthyen kurrë.

Një ndarje e vetme e kurbetçiut me njerëzit dhe vendin e vet, do të duhej ta pikëllonte botën. Kurse kurbetçarët tanë s’janë një e dy, po me dhjetëra mijëra. Dhembja e ndarjes bëhet kështu më e madhe. Dhe te ne, kjo është bërë një dhembje e gjithë popullit. Të gjithë punëtorët në kapitalizëm janë të shtypur, të shfrytëzuar, të përbuzur e të poshtëruar. Por, punëtorët e huaj, dhe në mes të tyre sidomos shqiptarët, janë më të shfrytëzuarit ndër të shfrytëzuar. Ata i ke në punët më të vështira e me rreziqe, të diskriminuar me paga simbolike, e shumë prej tyre edhe pa asnjë mbrojtje sociale. Për të siguruar bukën e fëmijëve, punëtorët tanë në mërgim duhet të hanë bukën thatë. Edhe ato pak të holla që kursejnë, regjimi titist ua rrëmben nga duart akoma pa i dërguar në shtëpi.

Njëri pas tjetrit vijnë përfaqësuesit e bankave për të mashtruar sa më shumë punëtorë që të mbushin me deviza arkat e shtetit të tyre të falimentuar. Vijnë gjithfarë emisarësh të shtetit, me gënjeshtra e premtime se gjoja do të hapin vende të reja pune për punëtorët tanë të mërguar. Vijnë si korba për t’i bindur të marrin pjesë në të ashtuquajturat vetë kontribute që duhet të japin punë-torët gjoja për ndërtimin e rrugëve, shkollave e ambulancave. Llafazanë e de-magogë të tjerë vijnë njëri pas tjetrit e u flasin punëtorëve për gjoja “parajsën” titiste, për “zhvillimin e përparimin” e Kosovës, për “bashkim-vëllazërimin” ti-tist që gjoja ekzistuaka kudo në Jugosllavi, e sidomos në Kosovë.

Gjakpirësit titistë nuk harrojnë të organizojnë edhe “pritje” për punëtorët e mërguar kur këta vijnë për pushime. Në këto farë “pritjesh”, udbashët e shumtë i kërcënojnë punëtorët të mos shoqërohen me punëtorët e vendeve ku punojnë, të mos solidarizohen me ta e të mos organizohen në sindikata, të mos lexojnë ndonjë revistë shqiptare e të mos e dëgjojnë radion socialiste të Tiranës etj. Për të gjitha këto raste, kërcënohen udbashët, ne do t’ju burgosim e t’ju marrim pasaportat.

Në vend që, sipas “lirive” e “demokracisë” së madhe, të in-teresohen për kushtet e rënda të jetës e të punës së punëtorit tonë të mërguar, titistët kujdesen që punëtorët tanë të prishen e të degjenerohen sa më shumë, të humbin çdo ndjenjë kombëtare e progresive. Për këtë qëllim, titistët kanë ngritur si kërpudhat pas shiut, klubet e ashtuquajtura të punëtorëve, ku shfa-qin filma pornografikë, që i sjellin nga Jugosllavia; organizojnë në këto klube koncerte me hipikë Made in Jugosllavia, shpërndajnë revista e gazeta të degje-neruara, që titizmi i ka me bollëk.

Me veprimet e “këshillat” e veta, titistët u thonë punëtorëve se mund të bëjnë ç’të duan, se janë të lirë të bëhen rrugaçë e pijanecë, aventurierë e kauboj, mund të vjedhin e bile edhe të vrasin edhe njëri-tjetrin. Ne s’kemi gjë kundër, thonë ata, burgut mund t’i shpëtoni duke dhënë disa mijëra marka e franga ry-shfet. Mund të bëni gjithçka, vetëm me politikë nuk guxoni të merreni, pra nuk guxoni të mendoni për gjendjen tuaj të mjeruar, për ardhmërinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Për këto mendojnë kokat e “mëdha” e të “ndritura”, zotërinjtë Miniç, Kolishevski e Deva me shokë. Ai që guxon të mendojë e të veprojë ndryshe, do të hidhet në pranga.

Çfarë nuk bëjnë titistë për të mashtruar e përçarë punëtorët tanë. Agjentura e UDB-së jashtë është e përhapur kudo. Ajo vepron kudo, mundohet t’i gënjejë e mashtrojë punëtorët, t’i përçajë ata, duke vënë njërin kundër tjetrit, bën lojën e premtimeve të rrejshme, komprometon me të holla ndonjë element të dobët e mendjelehtë. Disa të tjerë i kërcënon. E çfarë nuk bëjnë udbashët e përfa-qësive diplomatike dhe të tjerët që vijnë nga Jugosllavia.

Por ju, punëtorët tanë trima e atdhetarë, e keni kuptuar mirë kush janë titistët, e keni kuptuar me çfarë armiqsh keni të bëni. Fytyrën e vërtetë prej xhelati të titistëve e patë më së miri kohën e fundit, me terrorin e pashpirt që ushtrojnë ata në Kosovë. E patë atëherë kur, shumë prej jush, morët telegrame, me të ci-lat ju ftonin e ju lejuan të vini e të varrosni vëllezërit e motrat tuaja.

Bashkatdhetarë të shtrenjtë,

Atdheu ynë i përbashkët, Kosova jonë e dashur po përjeton momente shumë të vështira. Çetnikët serbë u vërsulën me tërbim drejt Kosovës. U dyndën këtu dhjetëra mijëra policë e ushtarë të rinj. Ata shuan me gjak demonstratat paqë-sore të popullit tonë, e kthyen në kasaphanë të tmerrshme Kosovën tonë të dashur, shtinë me tanke e mitraloza mbi vëllezërit e motrat tona të pambroj-tura, vranë e plagosën shumë bija e bij nga më të mirët e popullit, burgosën e arrestuan me mijëra të tjerë dhe po ushtrojnë tortura shtazarake mbi ta. Masa të shumta antishqiptare po ndërmerren në çdo fushë. Shovinistët jugosllavë kanë ndërmarr një fushatë të gjerë shpifjesh e akuzash kundër popullit tonë dhe historisë së tij të lavdishme. Po sulmohen e po fyhen heronjtë dhe sim-bolet tona kombëtare, kultura e traditat tona, po bëhen përpjekje për të na rrëmbyer edhe ato pak të drejta që i kishim fituar me gjak pas vitit 1968.

Këtë vit u mbyll para kohe Universiteti i Kosovës e po kurdisen plane edhe për shkapërderdhjen e tij të plotë. U anuluan të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë në fushën e artit, shkencës, kulturës dhe arsimit. Është vendosur të ndrysho-hen e sakatohen tekstet shkollore të historisë e të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Shqiptarët rrihen e dënohen vetëm pse mbajnë një distinktiv a një plis të bar-dhë. Në të ashtuquajturin ”proces të diferencimit”, janë larguar nga puna shumë profesorë të Universitetit e shumë mësimdhënës të shkollave të mesme dhe të atyre fillore. Janë hedhur në rrugë qindra punëtorë të ndërmarrjeve pse kanë marrë pjesë në greva e demonstrata, apo pse nuk i kanë dënuar ato.

Të gjitha këto masa të tipit fashist nuk e ligështojnë as e nënshtrojnë popullin tonë po përkundrazi, e kanë forcuar atë edhe më shumë. I bashkuar si kurrë më parë, ai po qëndron kryelartë para xhelatëve titistë dhe është i vendosur e këmbëngulës në realizimin e kërkesave të veta të drejta. Në mbledhjet që po organizon armiku për të dënuar demonstruesit, populli po e shpreh revoltën e urrejtjen e tij të papërmbajtur kundër këtyre dënimeve dhe pushtetit anti-popullor.

Kjo rezistencë e mrekullishme e ky unitet i paparë i popullit tonë, jo vetëm që po shprehet në tubimet e kolektiveve punonjëse dhe të atyre të lagjeve, por ka dalë sheshit edhe në ato organizata që kanë qenë leva të titizmit, duke filluar që nga organizata e Lidhjes së “komunistëve’’, ku janë përjashtuar qindra anëtarë e janë shpërndarë dhjetëra organizata bazë, e deri te organizata e rinisë dhe ajo e Lidhjes Socialiste. Armiku është detyruar ta pohojë me gojën e vet se i kanë dalë telashe serioze edhe në organizatën e oficerëve rezervë dhe në atë të Lidhjes së Luftëtarëve, nga radhët e të cilave janë përjashtuar dhjetëra anëtare. Bile, rezistencë po behet edhe në radhët e policisë kosovare.

Vëllezër punëtorë në mërgim,

Sot që i gjithë populli ynë heroik është ngritur në këmbë si një trup i vetëm dhe po kërkon të drejtat e veta të ligjshme, edhe juve, si bijë besnikë të këtij populli, ju dalin përpara detyra të shumta e të rëndësishme. Ne, marksistë le-ninistë dhe revolucionarët e Kosovës, kemi besim të plotë te ju dhe jemi të sigurt se, ndonëse larg atdheut edhe ju do të qëndroni të patundur me kërkesat e drejta të popullit tonë dhe të ngrini lartë e më lart zërin kundër shtypësve gjakatarë titistë e t’i tregoni botës dhe armikut se edhe ju jeni bij besnikë të kësaj toke e të këtij populli. Ju punoni në ato vende ku vepruan e luftuan pa-triotë e komunistë të shquar shqiptarë si Ali Kelmendi, Avni Rrustemi, Halim Xhelo, e shumë të tjerë. Shembulli i tyre i ndritur duhet të jetë frymëzim edhe për ju.

Sa gëzim e krenari ndiejmë, kur dëgjojmë për protestat e demonstratat tuaja të fuqishme dhe për përpjekjet tuaja prej patriotësh zemërzjarrtë. Ju ngritët zërin e grushtin tuaj të fuqishëm kundër padrejtësive që i bëhen popullit tonë të shumëvuajtur. Ju mbrojtët vëllezërit e motrat tuaja në Kosovë. Ju u ngritët ashtu si gjithë populli ynë në mbrojtje të nderit të motrave, nënave e vatrave tona të shtrenjta, që u përpoqën ta marrin nëpër këmbë çetnikët e Rankoviçit e të Drazha Markoviçit.

Populli ynë, sot, para se gjithash kërkon që të mos i cenohen ato pak të drejta të fituara me gjak në demonstratat e vitit 1968. Kërkon që Kosovës t’i njihet patjetër statusi i republikës së federuar. Amaneti e porosia e gjithë atyre heronjve që dhanë jetën në lulen e rinisë për të drejtat dhe lirinë e popullit, amaneti i atyre që janë duke lënguar nga plagët e rënda dhe i atyre mijëra trimave që po dergjen nëpër burgjet fashiste jugo-sllave, si për të gjithë popullin, ashtu edhe për ju, ka qenë dhe mbetet:

– Të luftoni pareshtur e me të gjitha format, deri sa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;

– Të kundërshtoni me forcë dhunën e terrorin e pashoq që po ushtron regjimi mbi popullin dhe rininë tonë;

– Të forconi pareshtur unitetin luftarak të radhëve tuaja;

– Të përkrahni e të ndihmoni me të gjitha mundësitë bashkatdhetarët që keni në Kosovë;

– Të zbuloni dhe demaskoni pa mëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja që bëjnë punën, e agjentëve të fëlliqur, duke ju denoncuar juve te armiku;

– Të kërkoni me këmbëngulje që t’ju sigurohet puna në vendlindje;

– Të sabotoni ato të ashtuquajtura “klube jugosllave të punëtorëve”, që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klubet dhe shoqëritë tuaja të pavarura kulturore e artistike dhe sportive;

– Të mos mashtroheni nga demagogjia e premtimeve boshe të armikut, të mos u besoni shpifjeve e trillimeve të shumta të tij;

– Mos lejoni që të humbni gjuhën, kulturën e traditat tona të mira.

Demonstratat e grevat masive që kanë përfshirë mbarë Kosovën, armiku po mundohet t’i paraqesë në sy të botës si vepër të “nacionalistëve dhe irreden-tistëve shqiptarë“. Në fakt ato janë vepër e popullit dhe rezultojnë drejtpërdrejt nga politika antishqiptare që ka ndjekur regjimi për 40 vjet me radhë. Ato janë rezultat i shtypjes dhe shfrytëzimit të egër të masave punonjëse, i pozitës koloniale të Kosovës dhe i vendosjes së marrëdhënieve kapitaliste në të gjitha fushat e jetës. Ato janë rezultat i ashpërsimit në kulm të të gjitha kontradiktave dhe i skamjes e mjerimit të papërshkrueshëm, në të cilin e kanë katandisur ti-tistët popullin tonë.

Përvoja e gjatë historike e luftarake e kanë mësuar popu-llin tonë se të drejtat e liritë nuk t’i fal kush, por ato fitohen vetëm në rrugën revolucionare. Prandaj dolën, të bashkuar, rrugëve punëtorët, studentët e fsha-tarët, gjithë populli ynë trim e patriot për të kërkuar të drejtat e veta, duke qe-në të ndërgjegjshëm edhe për sakrificat që duhet bërë. Populli nuk doli me pa-hir në demonstrata. Ai e dinte se titistët nuk do t’i duartrokasin kërkesat e tij të ligjshme, kurse policia e ushtria fashiste jugosllave, nuk do t’i priste me lule demonstruesit tanë.

Shumë armiq janë munduar ta robërojnë e zhdukin popullin tonë. Por, të gjithë janë mbuluar vetëm me turp, kurse populli ynë ka mbetur gjithnjë i lavdishëm e heroik në luftën e tij për liri. Prandaj sot populli ynë është më i vendosur e më i bashkuar se kurrë në luftën e tij të drejtë dhe e ka bindjen e plotë se edhe ky rrebesh i shovinistëve do të kalojë si shumë furtuna titiste që u egërsuan në Kosovë. Demonstratat më të reja që shpërthyen këto ditë në Gjakovë e Prish-tinë, i treguan qartë armikut se populli ynë nuk e ka ndërmend të gjunjëzohet as para dënimeve fashiste që po u bëhen njerëzve tanë në gjyqet titiste në pro-ceset e shumta të kurdisura nga udb-ashët e Herleviçit.

Përpjekjet e shovinistëve serbë dhe të këlyshëve të tyre në Kosovë janë për-pjekje të një bote të perënduar dhe përpëlitje të një të sëmuri rëndë, që është shtrirë në shtratin e vdekjes, po, para se të ngordhë, egërsohet si një bishë me fuqi të shumëfishuar. Fuqia e titizmit jugosllav, siç po dihet tashmë, pa dyshim, është fryma e fundme e të dëshpëruarit, të cilit, hë tash hë tevona, do t’i shkla-së këmba dhe ai do të bjerë në humnerën që ua ka hapur të tjerëve.

Botuar te “Liria” nr.4-5, gusht 1981

( vijon )

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.