
Arben Çokaj
Dhe një nga autorët botërorë që e ngre kexuesin (kur e kupton, e jo si Lisi, që nxjerrë pretendime se nuk don me e kuptua) nga shembja, në një nivel lirie e kuptueshmërie edhe më të lartë, është Zigmund Frojd!
Prandaj, duke patur këtë mendim për Frojdin, i hyra përkthimit të veprës së tij të plotë. Në këtë edicion përmlidhen 6 librat më të rëndësishëm nga vepra e tij!
Për ju që nuk e dini, një këshilltar kroat i Titos, Tardeli u thotë shqiptarëve të Kosovës në një moment kur ata kërkonin republikë në Jugosllavi, se duhet të krijonin një Universitet në Prishtinë, për të fituar një republikë. Se dija sjellë lirinë, pa dije edhe lirinë e humbet, e shet Çakorrin, e krijon edhe Gjykatën Speciale e rrasë veten në burg… e krijon edhe Asosacionin…
Shqiptarët e krijuan Universitetin e Prishtinës dhe ai u dha dije e republikë atyre. E tani edhe pavarësi! Por lanë jashtë Luginën e Lisit…
Unë u përpoqa mjaft, t’i tregoj Lisit se Frojdi vlen, edhe për ngritjen e tij, por pavetëdija e tij nxirrte gjithmonë kundërshti. Lisi i kishte komplkset e pamjaftueshmërisë së vlerave – të pavetërdijshme, më të fuqishme se arsyen në këtë rast.
Prandaj Lisi rrin i shembur e populli i tij nën pushtim, të paktën mendërisht (por edhe realisht). Ky ishte ndër tjera edhe thelbi i diskutimeve tona me Lisin për vite me radhë. Po të donte ai të çlirohej nga kjo zgjedhë, do të zgjidhte të lexonte e kuptonte Frojdin, e jo ta kundërshtonte atë!
Dhe në fund, për të lexuar Veprën e plotë të Frojdit në shqip, duhet të jeshë një lexues i kultivuar, deri diku, dhe të keshë edhe para, se nuk është libri fort i lirë! Vetëm përkthimi i veprës me 990 faqe në shqip (janë përkthyer rreth 1200 faqe nga anglishtja) kushton rreth 20 000 Euro përkthim…
Unë besoj se kjo vepër ia vlen (edhe për Lisin), ka një vlerë më të madhe se vetë vlera e përkthimit. Është një libër me peshë!