Binak Maxharraj
Kumbanat e alarmit bëthamor po biën, askund tjetër pos ne Evropën e civilizuar. Fashizmi rus po kanoset si rrezik permanent, nese nuk ndalet, jo vetem për Evropën por edhe për krejtë njerëzimin. Në krye te rrezikut është Vladimir Putin një njeri dinak, i pabesë, tiran me mendje te ç’oriejtuar, i krisur dhe një urrejtës i bindur i vlerave përendimore, demokracisë dhe lirisë se kombeve, që deshiron ta këthej doktrinen diktatoriale të para ardhësve të tij Stalinit, Brezhnjeviti dhe Hrushqovit.
Këtë po e bënë para gjithë botës me pabesin e tij prej skizofreni, me kërcnime më luftë për ti shuar vlerat e civilizimit demokratik edhe në ish-republikat e BRSS, si ne Ukrainë, Lituani, Estoni, etj., të cilat tanime janë rrshtuar kah vlerat demokratike përendimore me qellim te këthimit te tyre nën ambrelën për krijimin e Rusisë se Madhe.
Për këtë njeri bastardë me me rëndesi është qe shtetet e humbura nga mbreteria Sovjetike ti këthejë me luftë, sepse ky me shumë e done luftën se sa paqen. Ky njeri, kjo bishë e Karpateve po tregohet, bile edhe më agressive, se lideret e BRSS se kohës së ftohët siç ishte psh.Leonid Brezhnjevi, i cili kurr përderisa mbizoteroi “era e ftohet” midis Perendimit dhe Lindjes nuk e përmendi luftën, por e ruajti status kuon. Vladimir Putin, ky njeri me vlera te ulëta intelektuale dhe me intelegjendë boshe,se pari e fillojë aneksimin e Krimës ne vitin 2016 me një rrufe lufte. Përendimi pos zhurmës nuk bëri asgje më shumë duke menduar se më kaq do te ndalet kjo bishë e eger sllave, duke menduar dhe aluduar ne atë thënjën e popullit ”qoftë e kaluar”.
Por jo,ai nuk u ndalë.Kohët e fundit për muaj të tërë bëri parapregaditje duke i grumbulluar forcat enorme mbi 180 mijë sosh arsenalesh te ndryshme duke e rrethuar shtetin e dytë më te madh të ish-BRSS Ukrainën se cilës para shtatë vitesh ia çkapi Krimën e tashti po e don te terrene, anipse para botes paraqitet si dhelper dinake se nuk e ka synim pushtimin e sajë. Por, genjeshtarit nuk i besohet ai para dhjetë ditesh e sulmoj Ukrainën nga te gjitha anët me te gjitha mjetet e mundshme luftarake nga toka dhe ajri.
Shtabi i përgjithshëm i forcave ruse deklaroi fillimisht se Ukrainën do ta pushtoi lehtë pa ndonjë mundim te madh, por nuk i doli ashtu, u genju, përparimi rus ne frontin e luftes po ecë ngadal, me shumë veshtersi, nuk i dolën planet ashtu siç i kishte paramendu, sespe në Ukrain hasi ne resistëncë të papritur, pike se apri falë presidentit të Ukrahinës i zgjedhur në menyrë demokratike me ndjenja dhe aspirate kah bota e lire, bota demokratike përendimore, e frymezoi popullin Ukrainas për qendresën, që ta mbrojnë lirin dhe demokracin e arrijtur, duke mos ndejtë vetë nepër kancelarit dhe duke u mshefë birucave, por doli haparas se bashku me ushrin e tij në fontin e luftës krahpërkrah me ushrinë për mbrojtjën e atudheut nga fashizmi rusomadh i Putinit, por falë edhe qendreses dhe uinfikimit të faktorit te jashtëm properendimor qe nga Berlini e deri ne Vashington qe te mobilozohën në kundërshtimin permanent të pushtimit rus Ukrainës duke i venë sanksione te ashpra në çdo segment,por edhe duke e ndihmuar me arme me te sofistikuar.
Mu për këtë arseye bishës së Karpateve Vladimirë Putin nuk i doli ashtu siç kishte paramenduar. Përparimi për ta pushtuar Ukainin po shkon shumë ngadalë, kjo edhe nga fakti saj i mbendshëm që ka të bëjë me vështirësitë e konsiderueshme me të cilat përballet ushtria ruse, sa i përket logjistikës, koordinimit të forcave, moralit dhe lëvizshmërisë së ngadalët ne front. Morali i lartë dhe rezistenca e ashpër e shfaqur nga forcat ukrainase, bien në kontrast të fortë me performancën e ushtrisë ruse gjatë javës së parë të pushtimit. Sanksionet e rënda dhe izolimi diplomatik po i shkaktojnë kosto të mëdha qeverisë por edhe qytetarëve ruse.
Demet dhe humbjet e ushtris ruse janë të medha dhe se është shumë e besueshme se ushtria e Putinit do te terhiqet për shkak te performance se sajë te dobët luftarake me shumë te vrarë dhe humbje te mëdha te arsenalit luftarak. Putini i zhenjyer, i çartur dhe i tërbuar si bisha e karpatave nuk do te terhiqet nga fronti i luftës aq lehtë, ai do te vazhdoi pothuajse i sigurtë se do te ngadhnjëjë duke synuar pushtimin e plotë të Ukrainës. Ai do t’i rikthehet përdorimit të armëve më të rënda dhe taktikave brutale për të provuar thyerjen e vullnetit të ukrainasve për të luftuar.
E njera nderë këto është e mundahme të jetë edhe “loja” e Putinit me armën berthamore, se pari duke i pushtuar Centralët bërthamore si ate të Çernobilit me pare kurse se voni edhe Centralin berthamor me te madh Zaporizhit të Ukrainies qe është për gjashtë here më i fiqishëm se ai i Çernobilit me synim edhe te pushtimit edhe te qendrave tjara berthamore në Ukrain. Një suëm i gabuar, por edhe i deshtuar ne Centralin bërthamor të Zaporizhit e shpetoi këtë Central berthamor nga shkaterrimi fatal për Evropën por edhe për vetë Rusinë.
Por, dossido një sabotazhë sado i vogël, siç është ai i ndërprerjes se rrymëe mund te jetë fatal, sepse lendet radioaktive kërkojnë ftohje përmenente, e kur rryma ndërpitet lenda radioaktive nxehet dhe mund te shperthej, eksplodoi me forcën me te madhe se te bombës nukleare, e cila nga flakët dhe rezatimi mund te ia sheh sherrin krejtë Evropa e më gjërë, bile rrezatimi i sajë mudn te arrijën dhe të kënë pasoja edhe në Kosovë.
Pra, Putini nuk dorëzohet aq lehtë ai për shkak të luftes e dobet konvencionale për ta pushtuar Ukrainën, nuk është larg mendesh qe te përdorë edhe armë te tjera te sotisfikuara siç është keqpërdorimi i Cnetraleve bertamore, por edhe nuk është large mendesh se kur diktatori për te sforcuar luftën te hidhet edhe ne arsenalet bertamore për te arijtë qellimin e vetë, por diçka e till do ti këthehet si boomerang edhe vendit te tij.
Boata Perendimore në kyre me Amerikën dhe shtetet e fuqishme Evropiane duhet te jënët te kujdeshme dhe vigjilente në ndalimin e Putinit qe të mos i hynë këtyre lojrave te rrezikshme për krejtë njerzimin. Amerika dhe Evropa e civilizuar me vlera te larta demokratike dhe lisrisë së popujve duhet qe te bëjë çmos qe te ndalë këtë bish te Karpatave qe të mos i hynë këtyre lojarave të rrezikshme sepse është ne pyetje e ardhmja jo vetem e Evropes por edhe e krejtë njerezimit.
Shpresojmë se një gjë e tillë nuk do te ndodhë, sespe pike se pari duhet te mbrojmë rruzullin tone tokësor sepse nuk kemi ndonjë tejëtër rezerv.