Kështjella e ëndrrave

1
Kala e ëndrrave

Arben Çokaj Arben Çokaj

Kështjella e ëndrrave

Ajo ishte një vajzë krenare,
E bukur, elegante dhe e lehtë si pupël,
Por e ndjeshme, shumë e ndjeshme,
Me shpirt të pastër, kristal, si flutur…

Rrugës në një lagje të vjetër shkodrane,
ecte e vetmuar, dhe tërhoqi vëmendjen time
Me bukurinë dhe veçantinë e saj të lëmuar,
si lulebora, u kthye në këngë hit,
për mua, në rrugën me pluhur,
nuk do e harroja kurrë siluetën e saj,
edhe pse vitet kalonin një nga një,
Vitet ishin vetëm numra,
Ne duheshim në heshtje, pa e ditur…

Më pas e pashë në pedonale, në kafene,
Hidhte sytë dhe rrëshqiste si ngjalë,
por ne e njihnim njëri-tjetrin tashmë, pa folur…
buzëqeshja e parë ishte një përpjekje e trishtë,
Nga ndrojtja ndoshta, nga pasiguria,
Bashkë na lidhte nga një humbje e madhe,
Tragjike.

Ajo ëndërronte kështjellën e saj,
E unë princeshën brenda,
Të dy në shpirt kishim atë që na mungonte,
kështjellën e ëndrrave…

Kohë e gjatë, e unë e mbyllja brenda dëshirën
Ndoshta edhe ajo, super protektive,
Ruhej të mos ia grishnin shpirtin e ndjeshëm,
të paudhët, halabakët, ata që e kishin dëmtuar
Ata që s’kanë mend, ndjenja e respekt,
Në këtë jetë të rrezikuar…

Doja gjithmonë t’i afrohem asaj, t’i hedhë një fjalë,
Ajo ecte krenare me kokën lart, duke mos reaguar,
Po t’i flisja anglisht, vallë, a kish për t’më kuptuar?
S’e di, e njihja vetëm si pamje, s’dija as emër as profesion,
Dhe për të nuk kisha pyetur, me shpresë se ajo vetë,
Një ditë, do ma jepte një shans, për të komunikuar.

Në një ditë vere, duke ndenjuar rastësisht në kafene,
ajo ish ulur aty pranë, kur e pashë më bëri habi,
aq sa beftas shpreha një dëshirë,
‘këtë vajzë e kam shumë qejf’,
që buronte në shpirtin e vrarë…
ajo sikur dëgjoi dhe iu fsheh shikimit tim,
E unë për të mos e vënë në siklet, e ndala shikimin,
Edhe pse nuk ngopesha duke e parë…

Dhe kështu saga jonë mori jetë,
në heshtje ne ndërtonim kështjellën e ëndrrave,
të bukur si ajo vetë,
Oh sa do doja, që ëndrra jonë,
të kthehet në realitet!

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.