8 DHJETOR, KA QENË 1990

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

8 DHJETOR, KA QENË 1990

ata
bijtë e bijat e gjakut peng
ishin të veshur hollë
në atë dhjetor
ashtu si gjatë gjithë jetës së vet
të veshur
e të ushqyer keq

ata
bijtë e bijat e atdheut peng
aq sa kishin mundur
kishin veshur mushamanë blu
të frymës së detit
ku nuk nguleshin dot telat me gjemba
sikur rreth e rreth tokës së tyre
jashtë kontinentit

ata
bijtë e bijat e lirisë së burgosur
nëpër kampet e internimit
mortin kishin vendosur
ta vrisnin
mortin e gjatë
pa gjak
se mjaft

ata
bijtë e bijat
që nuk ishin rritur shumë
në trup
u nisën pa frikë e pa gjak
drejt siluetave
fantazmave
e statujave
që hijet kishin mbjellë
në tokë e në kokë
që në atdhe
të mos kishte dot
mot të mirë
me jugë të ngrohtë.

ata
bijtë dhe bijat
e veshur hollë
në atë dhjetor
morën prush
në një galaktikë
që s’e pa kush
e shumëzoheshin
të bëhen më shumë
në janar
e në shkurt
e në mars
të Vitit të Ri
1991.

(2024, 27 nëntor, në Kosovë)

SËMUNDJA E MALIT

dashuria
ma dha kumtin

të dy mushkëritë
me tuberkuloz
mali im

më zihet fryma
mua ose atij
nuk e di

apo jam ende shtrirë
në dhomën 7
të Sanatoriumit në Tiranë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.