NGA KALOSH ҪELIKU
Nuk e kam pasur mendjen të merrem me “Hejzën” anonime policore, pas tri përgjimeve publike me shkrime të publikuara në Facebook, dhe portale elektronike për thirrje: debat arsimor dhe kulturor publik në mjetet e informacionit pa emër e mbiemër. I jam përgjigjur në mjetet e informacioneve publike me tri shkrimet e mia publistike: ”Grerëza”, “Dregëza”, dhe më në fund “Hejza”.
Përsëri. Po i përgjigjem me këtë shkrim publicistik anonimit “Hejza”, pas shkrimit publicistik: “Hajza” doli hamllave. Shkrime publicistike, në të cilat edhe i thashë publikisht me emër e mbiemër: pasi kërkon debat publik, dilë edhe ti me emër e mbiemër! Atëherë, me ty mund të kemi debat arsimor dhe kulturor. Dihet, po të jetë nevoja edhe politik në mjetet e informacionit ballë për ballë si shqiptarët.
“Hejza” vazhdon, dhe manipulon me popullin shqiptar me shkrime policore provokative. Edhe, atë: me zjarr “patrioitk” tym e flakë nxjerr nga goja e bytha, kur si popull shqiptar na digjet zjarr mbi krye. Fatkeq+esisht, ende, anonime (?!). Është dalldisur hamllave plolitike të “vëllazërim – bashkimit” me siguri mu si Dje, edhe Sot me një torbë taxhi përqafe në grazhdin politik, kërkon shpëtim. Ndoshta, edhe me një asht në gojë. Përndryshe, do të dilte me emër dhe mbiemër. Përsëri, doli në sipërfaqe mbi ujë të hurdhës, pa e ditur atë thënjen e urtë të popullit shqiptar: ”Se, i mbyturi, delë vetëm tri herë mbi ujë”. Herën e tretë, atij nuk duhet ndihmuar për shpëtim, por duhet shty me të dyja duart mbi kokë, që të mbytet në hurdhë. Nuk kemi marrë pakgjë mësim. Lufta, ende vazhdon me Penë.
Edhe, në shkrimin e fundit “Hejza” i doli zot Ismail Kadares: përmend “urrejtejen” pa dashurinë “ATDHETARE”, duke e përfunduar shkrimin e sajë provokues me një pikëçuditëse, dhe pikëpyetje. Pavetëdije, se në fund të titujve nuk ka shenja piksimi. Aqmëpak, që Sot “Hejza” mund t’i dalë zot Ismail Kadaresë.
Dhe, në fund, thotë: “Si shoqëri shqiptare duhet të brengosemi se është pak e pritshme që në vitet e ardhshme të lind një Kadare i dytë që do ta lartësojë letërsinë shqiptare përtej majës ku qëndron plot krenari vepra e pasur e shkrimtarit tonë. E themi këtë, sepse, tash për tash, në horizont nuk shohim ndonjë personalitet që premton vepra të përmasave të Ismail Kadaresë”.
Katrasofale. Shqiptarët, kanë pasur kandidatë për Ҫmimin Nobel edhe para Isamil Kadares. Mos e përmend Fishtën me “Lahutën e Malësisë”. Ëvonë, që nuk janë prpopozu nga Shtetri Shqiptae, as nga nconjë insitucion shiptare, n insitucion shiptare, n insitucion shiptare, në Shqipëri, Kososbëm Mawwedonin e veiut, dhe diSporë: Frederik Rreshpjen. Teki Dërvishin, në Kosovë. Martin Camajn në Diasporë. Edhe, shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë, që Sot: ende nuk janë gjallë, prehen mes varreve.
Zëri u dëgjohet nga varri. Padyshim, Sot, në Ballkan edhe mund ta rrëmbejnë Ҫmimin Nobel. Ismail Kadare, nuk ka nevojë për Ҫmimin Nobel, as për famë botërore. Përderisa, pas vetes e ka psur dhe e ka Shtetin Shiqptar. I vetmi shkrimtar shqiptar është, që ka famë, dhe honorare marramendëse përsëgjalli. Shumica e shkrimtarëve shqiptarë dhe botëror kanë vdekur edhe për bukën e gojës. Nuk ka pasur kush t’i shti as në varre edhe pa Ҫmimin Nobel. I kanë varrosur, hudhur në përrua. E, pas vdekjes e kanë pushtuar botën. Shembull: Uaolt Ujtman, pas njëqind viteve me librin me poezi “Fije e bari”. Balzaku, Sartri, që e refuzoi Ҫmimin Nobel etj. Sartri e kishte popullin e tij me vete, që ia pagoi dyfishin e Ҫmimit Nobel. Prandaj, e ktheu mbrapa. Po, Sot: a, e kanë popullin shqiptar me vete, ta refuzojnë Ҫmimin Nobel?!
As, mëpak ndihmë për “Hejzën” anonime. Shkrimtarin, e shpëtojnë veprat artistike. I vetmi shkrimtar shqiptar, që ka famë dhe doli nëpër botë me vaprat e tia artistike, është Ismail Kadare, falë Shtetit Shqiptar. Edhe sot, jeton me honorare të Shtetit Shqiptar. Shkrimtarët tjerë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, dhë nëpër botë, mos i përmend këtu me emra dhe mbiemra, ndoshta padyshim moti do ta kishin marrë Ҫmimin Nobel, po të mos ishte Ismail Kadare në konkurencë disavjetare…