Zgjedhje për ndryshime rrënjësore!

1
Kuvendi Kosovë

Shkruan: Florim Zeqa, 06.09.2025

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve (Listës Serbe) e cila ka marrë masën e përkohshme, përmes të cilës e ndalon çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë! Kjo masë e përkohshme hyri në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025!

Zgjedhjet lokale mundësi e dyfishtë për qytetarët

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, bie poshtë çdo mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 12 tetor, ashtu siq ishte trumbetuar nga politikanët dhe ishte menduar nga opinioni vendor.

Pra, të nderuar qytetarë të Kosovës, pas paralizimit total të Kuvendit të Kosovës, është e hapur rruga që më 12 tetor 2025 të mbahen zgjedhjet për kryetarë të Komunave dhe për anëtarë (asambleist) të Kuvendeve Komunale. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë e brishtë lokale, ku secili prej nesh e ka mundësinë që ta shprehë lirshëm vullnetin e tij përmes votës së lirë.

Ju bëjë thirrje të gjithë kandidatëve për asambleist dhe kandidatëve për kryetarë të Komunave, në veçanti subjekteve politike që këtë garë ta shohin jo si përballje armiqësore, por si një garë demokratike, me ide dhe vizione pragmatike për të ardhmen e komunave tona.

Zgjedhjet janë mundësi për të ofruar alternativa dhe programe zhvillimore për vendin, për komunat në veçanti duke dëshmuar para elektoratit aftësitë menaxheriale për qeverisje më të mirë, për çka është edhe qëllimi i këtij procesi zgjedhor.

Në anën tjetër, qytetarët e kanë mundësinë e mirë që të zgjedhin kandidatët më të mirë për asambleist pa i ndihmuar/dëmtuar subjektet politike, për shkak se vota për kandidatin për ‘Asamble Komunale’ nuk i shkon subjektit politik, por vetëm kandidatit të preferuar. Kurse vota për kryetar të Koumunës i shkon drejtëpërdrejt subjektit që i përket kandidati.

Kështu pra, për dallim nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale ekziston mundësia që ndaras të votohet për kandidatët për Asamble dhe ndaras për kryetar të Komunës.

Fituesit e zgjedhjeve do të kenë përgjegjësinë e madhe për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike apo fetare, ndërsa ata që nuk dalin fitues, duhet ta ndjehen krenarë që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor, për çka e kanë begatuar fushatën zgjedhore duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët.

1 KOMENT

  1. z. Florim!

    Nga shkrimi i juaj veçova fjalinë e fundit, po citojë:

    “Fituesit e zgjedhjeve do të kenë përgjegjësinë e madhe për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike apo fetare, ndërsa ata që nuk dalin fitues, duhet ta ndjehen krenarë që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor, për çka e kanë begatuar fushatën zgjedhore duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët.”
    *
    Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora!

    Mendojë se me këtë shkrim ke vepruar si largëpamës – vizionar dhe ke paraparë çfarë duhet vepruar në të ardhmën!?

    Respekt!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.