Nga KALOSH ÇELIKU
Unë, nuk jam krenar me disa politikanë të partive politike me poste partiake me disa vite në pushtet, duke i ndërruar partitë politike si kurva burrat për “ndryshime”. Edhe pse, kurvës i ka hije, por jo edhe politikanëve t’i ndërrojnë burrat. Sot, për Nesër?!
Analistë politik partiak me hebet plotë krunde përqafe në mjetet e informacionit, dhe trutë ende në Legen. Burra dhe gra, që kënaqen dhe janë të lumtur me postet partiake, dhe nateditë zgërdhihen kokëmëkokë me matrapazë të arsmit dhe kulturës, duke pordhur në Facebook dhe mjetet e informacionit fjalime “artistike” partiake para kamerave televizive.
Aqmëpak, jam krenar me partizanët e dalldisur dhe të arratisur pakrye të partive politike, këmbadoras duke u turrur me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë, që dhesin ditenatë në mjetet e informacionit para popullit. Rroken fytas pas “fitoreve” partiake, brekëve të politikanëve. Njerkës “shqiptare”, ose “maqedonase”, ende pa brekë në bythë, këmbekrye, në Legen..
Shkaku, se: deri më Sot, nuk jam anëtar i asnjë partie politike as shqiptare, as “maqedonase” politike. Jam, në Opozitë. Vetëm anëtar i Partisë të Shkrimtareve Shqiptar, në Shkup. Dhe, Luftën e vazhdoj me Penë për Liri.
Përçudi, un jam krenar edhe në Ditën e Sotshme. Dhe, jo si anetar i Partive Politike Shqiptare për pushtet dhe pasuri personale, familajre dhe partiake…