XHINDET E KANË ENDE NË DORË

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ÇELIKU

Pasmesnate, vjen dhe ma prish gjumin Trupëroja ime Maçorr Rrugaçi: Dr. Gaçi me këmbë dhe mustaçet e përdredhura vesh më vesh.

-Zgjohu, më thotë! Erdhën, përsëri Xhindet. Edhe, duan të të hudhin dorë më dorë majë lisave të Livadhit Babait. Çati më çati majë shtëpive. Edhe, “Çukës” Historike, te “Guri Zi” me “Dy Lisa Bineq” kokë më kokë, ku nënat tona pas lindjes i përshkonin fëmijët. Edhe, pas përshkrimit të fëmijëve tyre të posalindur, varnin në degët e “Dy Lisave Bineq” nga një pe të bardhë e kuq “Shëngjergji”. Pak, para Agimit, përsëri do të këthejnë në shtrat mes Nanës dhe Babait.

Përgjumshëm, i përgjigjem. Jo, Babai e kishte “nagëntin” me fishek në gojë nën jastëk, mauzerrin mbi kokë, “kashikarën” e serbit, dhe dy mollat e kuqe të italjanit në xhepat e strukes pas dere. E, unë e kam vetëm Penën me Dy tyta.

Nana, kur erdhi në familjen tonë si nuse “muslimane”, me prejardhje hoxhallarësh nga Zajazi, shkon ta zgjojë për “syfyr” babain bektashi. Babai, përgjumshëm, e rrëmben “mauzerrin mbi kokë, dhe tymeflakë ia shkrepë Nanës të gjithë fishekët, bythekrye mezi shpëton në çardak.

– Mirë, ore burrë: përpak, desh më vrave?

Babai, i përgjigjet: Ma ke prish gjumin.

– Po, oj Nanë. Unë, u ika atyre Xhindeve në Shkup dhe Prishtinë. Edhe, përsëri më gjetën në Shkup?! Hajmalive të Hoxhë Çershafit. Hajmalisë tij kur më pa me mjekër, flokë të gjata pas shpine, dhe gunën e zezë krahëve deri në fund të këmbëve në mes të Kërçovës i tha Babait: mik, mos eja më për kët “shejtan” (dreq) dhe harxhon kotënasikoti para, se: nuk e zënë, hajmalitë e mia “turko-arabe”, po as magjitë e shtrigave plaka me eshtërat e të vdekurve.

– Jo, tha Babai. E di, e kanë zënë magjitë e kaçakëve të malit brez pas brezi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.