VËLLEZËRIT JANUZI FERMERË TË NJOHUR NË ANAMORAVË E MË GJERË

1
Delet në vath

Familja Januzi nga Ballanca, e Vitisë e shpërngulur në vitin 1972, në fshatin Radivojc, të po kësaj komune, ka një eksperiencë gati njëshekullore në mbajtjen dhe mbarështimin e deleve dhe qengjave.

Vëllezërit, Feriz dhe Nexhmedin Januzi, këtë degë të Bujqësisë e kanë trashëguar nga gjyshi i tyre Kamber Januzi. Sot, kjo familje e vërtetë fermerësh ka mbi 1mijë krerë delesh dhe dhjetë lopë qumështore të racës më të mirë holandeze.

Kurse, një kalë dori që s’ mund t’ia ndash sytë nga bukuria kjo familje e mban për kontrollimin e tufës së deleve në kullosa.

Falë kësaj pune jo edhe aq të lehtë familja Januzi ,përherë ka pasur një ekonomi rentabile, pa pasur nevojë të trokasë në dyert e regjimeve të egra pushtuese, të cilat ndërroheshin së bashku me motet.

Feriz Januzi edhe pse ka studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës, as që ka qenë i regjistruar në Entin për Punësim të komunës së Vitisë.

Ai me gjithë dëshirën për ta ushtuar profesionin e juristit s’ka dashur të bëhet pjesë e rrymave lajkatare që rëndonin në kurrizin e fshatarësisë së varfër.

Ferizi, sot në prag të pensionit të moshës thotë:”Më mirë me mund e hallall, se sa të jem i mallkuar nga populli, të cilin e rëndonin me taksa të papërballueshme pushtuesit serbë dhe disa puthadorë të tyre”

Kuptohet që kjo shumëllojshmëri bagëtish kërkon angazhim, mirëpo, në familjen Januzi, detyrat secili i ka të ndara. Në këtë familje edhe fëmijët krahas vijimit të mësimeve në shkollë japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në mbarëvajtjen e punëve.

Sigurimi i ushqimit të bollshëm për bagëtinë është njëri nga problemet më serioze, ngase gjatë dimrit me acar e gjithë bagëtia mbahet e ngujuar në stalla.

Moti i lig krijon edhe shpenzime të tjera shtesë, si vaksinimin në mënyrë që bagëtitë të mbrohen nga sëmundjet e ndryshme endemike si: Antraksi nga i cili mund të preken edhe njerëzit, Afta Epizootive, Murtaja Bubonike, etj, etj. Patjetër duhet të bëhet edhe dezinfektimi i stallave dhe kontrollimi i kullosave, ngase fare lehtë bagëtia në kontakt me ushqimin mund të preket nga viruse që shkaktojnë sëmundje.

Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, Departamenti i Bujqësisë i komunës së Vitisë, i ka dhënë kësaj familje disa subvencione, por ato nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe shumëçka vëllezërit Feriz dhe Nexhmedin Januzi , është dashur të plotësojnë nga xhepi tyre.

Kjo familje e vërtetë fermerësh ka edhe dhjetë qen të racës kangall dhe tre a katër të racës angleze buldog, të cilët janë të destinuar për t’u përleshur me kafshë të egra.

Shpend Jonuzi, me punë dhe qëndrim në Gjenevë të Zvicrës, adhurues i flaktë i racave më të njohura të qenve, sikur ia ka vënë vetes detyrë kujdesin ndaj tyre. Ai as edhe një veprim të vetëm nuk e ndërmerr pa u konsultuar me ekspertë të veterinarisë. Shpendi me shumë dashuri i trajton edhe grupet e tjera të shtazëve shtëpiake.

Deri kah fundi i viteve 90-të,familja Januzi me diku 15-16, anëtarë gjithçka kishte orientuar në zhvillimin dhe rritjen e fermës. Pikërisht kur u mendua që çdo gjë do të shkojë mbarë nisën të shfaqen probleme të papritura.

Para pesë vjetëve mundi i familjes Januzi pothuajse shkoi huq. Feriz Januzi i cili është i ngarkuar me gjurmimin e tregut paksa i dëshpëruar thotë: „Me rastin e festave të ndryshme realizonim shitjen e deshve dhe qengjave dhe me të hollat e fituara përveç plotësimit të nevojave të familjes zhvillonim edhe fermën“

Propaganda e përhapur se kinse është shfaqur sëmundja e „gjuhës blu“ e bëri të vetën dhe solli telashe të shumta për të gjithë blegtorët e Kosovës.

Këtë propagandë të ndytë e lanësuan në opinion disa imamë xhamish të lidhur me pushtetin.

Ata lëshuan në popull thirrjet që të hiqet dorë nga therija e deleve dhe qengjave me arsyetimin se kinse është përhapur sëmundja e “gjuhës blu“ Më vonë u vërtetua që ata këtë spekulim e benë për përfitime personale dhe klanore.

Këta imamë matrapaz kudo këshillonin apo sugjeronin që shuma në vlerën e një deleje apo qengji të derdhet në arkën e Bashkësinë Islame të Kosovës, pathënë asnjëherë që këto të holla mund t’u jepen të varfërve apo të sëmurëve.

Sikur vërtetë të ekzistonte sëmundja e„ gjuhës blu “atë do ta diagnostikonin pa ndonjë problem ekspertët e stacionarit të veterinarisë në komunën e Vitisë, ose ata të nivelit qendror të Republikës së Kosovës.

Në familjen tonë e përdorim mishin e deleve dhe qengjave dhe asnjëherë deri me sot nuk ka ndodhur që dikush të jetë sëmurë apo infektuar, thonë vëllezërit Feriz dhe Nexhmedin Januzi.

Por, është e dhimbshme dhe për çdo kritik që për interesa të grupeve të caktuara të shkojë kot gjithë mundi së bashku me investimet e bëra.

Bashkësia Islame e Kosovës, me të njëjtin avaz ka vazhduar edhe sivjet. Ajo me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka importuar nga Hungaria, mish delesh dhe qengjash, me arsyetimin se në Kosovë dhe Veri të Shqipërisë ende është e pranishme epidemia e “gjuhës blu”

Fatmirësisht këtë apel të saj nuk e kanë përfillur klientët tanë të rregullt thotë Feriz Januzi. Ata duke parë gjendjen shumë të mirë shëndetësore të deleve, deshve e veçmas të qengjave kanë bërë blerjen e tyre.

Sikur të ekzistonte epidemia do të ndodhte ngordhja e bagëtisë së imtë apo asaj të trashë. Në fermën e vëllezërve Feriz dhe Nexhmedin Januzi, s’është shënuar as edhe një rast i vetëm i ngordhjes së deleve, deshve apo qengjave.

Kujdesi i vazhdueshëm dhe përvoja e gjatë kanë bërë që gjithçka të shkojë ashtu si duhet. E, keqja e vetme qëndron në faktin që të rinjtë në masë alarmuese po e braktisin vendin dhe interesimi i tyre për t’u marrë me blegtori ka rënë dukshëm.

Me gjithë mungesën e barinjve dhe teknikëve të veterinarisë vëllezërit, Feriz dhe Nexhmedin Januzi, kanë vendosur t’i ngelin besnikë kësaj dege të Bujqësisë, trashëgim ndër breza.

Ata këtë vendim e kanë marrë edhe përhirë të klientëve të tyre të shumtë. Mishi i deleve, deshve dhe qengjave të fermës së vëllezërve Januzi, në rast festash dhe ahengjesh familjare është i kërkuar në mbarë Kosovën dhe në një pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë fermë si në të kaluarën ashtu edhe sot gjithçka është origjinale e shëndetshme dhe me çmime të arsyeshme !

ARIF EJUPI

1 KOMENT

  1. Tue lexue kete shkrim ,dukumentues, s’ka si lexuesi te mos te ndjene kenaqesi per njeriun e zellshen ne Kosove, ne kete rast familja Januzi, qe me aq pasion i qasen punes qe sjell jo vetem perfitim material por qe me punen e tyre kontribojne ne mvetesi ekonomike te vendit.Po kete ndjesi pa medyshje ia prish lexuesit pershkrimi i pengesave subjektive qe u behen ketyre punetorve te zellshem , jo vetem per faktin qe gjenden aq shpesh pengues te te mires qe per interes personal apo klanor shembin çdo ngrehin ne te cilen s’shohin fitimin qe u intereson;po çka qe sakatosin te ndershmin e zellshmin, po me kete sakatosin ekonomin e vendit dhe zvogelojn besimin per angazhim.
    E kudo ne bote ka pengues apo tentues per pengim, por eshte shteti ai qe kontrollon keto situata e madje mashtruesve u tregon vendin per demet qe shkaktojne!
    E te ne ku eshte shteti?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.