Mirjeta Vulaj
– Vdekja ime –
Edhe në vdeksha dheut të huaj
Dua të prehem në vendi tim.
Vargun e fundit për të t’a shkruaj
Trupi ma çoni ku kam shtëpinë.
Me shkronja shpirti ka shkuar tutje
Ndër vargje zemra po këndon.
Mbi trupin tim thoni një lutje,
Parajsa lotët nuk i pranon.
Përse të qani s’keni përse.
Unë shpirt e zemër i lashë këtu
Ndoshta trupin do të jetë nën dhe
Përsa do jetoj do jem me ju.
Diçka iu kam lënë për mallin tuaj,
ajkën e jetës ja kushtoj poezisë
Që asnjë shpirt të mos të vuaj,
Largimin tim tjetrës shtëpi.!
Shqipëri.
O fjalë të bukura të gjuhës s’ime.
Që rridhnin ëmbël me mençuri
T’a ve pak buzën në këto burime,
Me pas t’ju shkruaj me dashuri.
T’ju shkruaj pastër pa gabime
T’ju flas të gjithve për bukurinë.
Ju jeni Perlat e shqipes t’ime,
Gjuha e nënës që më dha gji.
E kam lakmosur me qindra herë
T’ju humb kuptimin jo kurrsesi
Me ju kam luajtur si në tastjerë,
Ju kam dhënë shpirt ndër poezi.
Jeta jetohet
Çou moj nuse laj kot enët
Prit o vjehrr po bej koment
Çou moj çupë se do hamë bukë
Prit o bab jam në Facebook
Ngrihet vjehrra çalë e çalë
Dhe lan enët dal nga dalë
Ngrihet babi merr buk vetë
Nuk luan çupa për kiamet
Nuk luan njeri nga interneti
Se ka hedhur statusin në veti
Jemi bër shum puntor
Tër ditën e mbajmë në dorë
Ju lutem mos u keqkuptoni
Fjala është tek telefoni
Na ka bër ky internet
Katandisur për hibret
Dy tre fjalë du me j’au thënë
Na del plaka krejt pa dhëmb
Kërkon burrin torrovoj
A je i aftë të bësh gol.!
Dërghoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar
E respektuara znj. Mirjeta Vulaj!
I respektuari z. Skënder Mulliqi!
Portali FL, moderator i se cilëes është i respektuari Arben Çokaj, gjithëhrë publikon shkrime të mirëfillëta, të cilat na zgjojnë kërshërine për lexim dhe komentim. Lexova me kujdes dhe vemendje te përqendruar poezinë me titull “Vdekja ime” të autorës Mirjeta Vulaj, e të dërguar për publikim nga Skënder Mulliqi.
Znj. Mirjeta, ju lumt për poezinë.
#
Në vend të komentit do i thëm këto fjalë:
Ai që i beson Zotit, duhet lutur: O ZOT TE LUTËM, MË JEP TË JETOJË, AQ SA TI E DI SE JETA ËSHTË E DOBISHME PËR MUA; POR O ZOT PRAP TË LUTËM, MERRMA SHPIRTIN ATËHERË KUR TI O ZOT E DI SE VDEKJA ËSHTË MË E DOBISHME SE JETA!
Dhe komentin po e përmbylli me këto dy fjali:
Fundi i jetës nuk ështe vdekja, por fundi i jetës janë veprat!
Për derisa i përmendet emri dhe veprat e tija, ai njeri mbetet i PAVDEKSHËM.
IMH
e/mail: ekspertimh@hotmail.com