11.5 C
Tirana
E dielë, 5 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Vargje për Bastarin…

Vargje për Bastarin…

0
Fshati Zall-Bastar

Fshat me emër të veçantë
Mbi 20 shekuj i vjetër
Gjithë Shqipërinë po të kërkosh
Fshat Bastar nuk ka tjetër

Janë bërë zbulime
Të gjithë e dinë mirë
Bastari qe fshat
I mbretërve Ilirë

E shkroi historia
Siç qe realiteti
Se emri Bastar
Ka qenë emër mbreti

Zoti i ka fal
Gjithë këtë hijeshi
Rrapi hijerëndë
Mu në qendër rri

Me toka e kullota
Me ujrat si kristal
Poshtë me zabele
Në krye një mal

Fshat përherë bujar
Gjithnjë mysafir prite
Me hasmin s’ka pazar
Nëpër shekuj namin rrite

Pate burra trima
E mjeshtër të rrallë
Ca kulla trekatëshe
Janë dëshmi e gjallë

Në mes të shekulli 18
Tirana plot me padrejtësi
Bejte bën Zenel Bastari
Është i ashpër vargu i Tijë

Kur shkjau shkeli Shkodrën
Nise djemtë si luanë
Luftëtarë me heroizëm
Disa trima jetën dhanë

Me njëmijë e nëntëqind e njëzet
Faktet bëjnë historinë
Dokumentin ke firmosur
Ke përkrahur Qeverinë

E kërkove gjithnjë dijen
U përpoqe si rrallëkush
Shkolla e parë shqipe në fshat
Mbi një shekull i ka mbush

Të mençurit, pleqtë e vjetër
Me urtësi ndalnin krimin
Mos të kishte grindje tjetër
Menjëherë bënin pajtimin

Për shumë kohë qe fshat i parë
E gjithçka të kishte hije
Që para 100 viteve
Qe qendër Krahinarie

Në furtuna ti kalove
Si stuhia nëpër re
Posi bleta Ti u shtove
Ishe një, u bëre tre

Tu shtoftë nami si dikur
Ke plot djem në kurbet
Bastari s’harrohet kurrë
Malli shtohet bëhet det

Shpesh të ikurit vijnë pranë teje
Prekin tokën, guret, varret
Kur përmend emrin Bastar
Dhe i vdekuri don të ngjallet

Autori Hysen Hysa

Tiranë, më 05.04.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.