NGA KALOSH ҪELIKU
(PRAGU I ҪMENDURISË)
Siç duket, Pragun e çmendurisë
E kam pëzrier me Ditën dhe Natën.
Edhe, Sot u zgjova me Ditën.
E ha darkën solemne me miqtë
Ende, me brekëtë nëpër këmbë.
Dita, nuk është Natë! Ehu, Nënën!
Prag, i çmendurisë. Ditës Nesërme.
Dita, është Natë. Përtej Ditë Nesërme
Edhe, Ditës Pasnersërme: në “Liri”…
(MOSMIRËNJOHSJA)
E mora përkrahu Zonjën Di
Neteditë me poezi, nën Rrap:
Shkup. Prishtinë. Dhe, Korçë.
Papritmas, më tha: Ti je Muza ime
Dhe, e linda poete erotike. Hënë.
E përcolla Natën. Hënën mbi mal
E prita Agimin në Prishtinë. Diellin.
Bregliqenit, i rash not në Strugë
Matanë, dola në Poradec. Shqipëri.
Një vit, pasmesnate në Shkup
Ia urova vitin e Ri 2023 si Mike!
Rrugaçja, m’i shau Nanë e Babë
Edhe, se: do të ma djeg “xhipin”.
Shtëpinë e Gruas besnike. Vrasë.
E pyeta: me cilën armë? Varg.
Heshti. I thashë: Mosmirënjohse.
Dhe, u ndamë pa Hënë në Errësirë…
(PRITË PAK O SHI TA MARR
SHKOPIN ME KËRRABË)
Ditë me Diell mbi male. Lisa
Mjegulla mbi kokë. Qiell.
Edhe, pse Dje: Shqipërinë
Dhe, Kosovën i sulmoi shiu.
Breshëri me kokërra arre.
Unë, dola pa shkop – çadrën
Edhe, rrugës kisha dy truproje:
Njërën fshehur në çantën e zezë
E, tjetrën një shkop me kërrabë.
Papritmas, shkrepi rrufeja
Edhe, ma bëri me dije, se:
Do të bie shi me shtama.
Breshër. Stërpiku me disa pika.
Por, nuk më lagu gjatë rrugës
Bëri qull, si laraskë shelgu.
Erdhi shiu, nuk erdhi breshëri
Nga Tetova. Rrugën vazhdoi,
Tranzit, kaloi rrugën e Shkupit
Maleve, iku për në Kumanovë.
Pritë pak, o shi rrebesh! Breshër
Sa, ta marr shkopin me kërrabë…
(MIKJA E GRUAS SIME BESNIKE)
(Shkrimtares dhe publicistes, Lindita Kadriu)
Shpesh-herë, Gruaja ime besnike
Që, punonte së bashku përsëgjalli
në Redaksinë e fëmijëve në RTM-ës
Me Lindita Katdriun. Shkrimtare. Ehu!
Pas disa vite pa punë, e me vend pune.
Shpesh ma thoshte, në biseda rasti, se:
Lindidita Kadriu, si shkrimtare, publiciste
Ende, është pa vend pune në redaksi.
Edhe, grua e mirë besnike, në Letërsi.
Unë, asaj kohe mirresha me këlyshët
E mi me zgjebe të ndërsyer pas shpine.
Dhe, Gratë e mia besnike mes poezive.
Sot, Lindita Kadriu me gjithë këto Parti Politke
Ende, është pa vend pune. Pagë, qeveritare,
Si shkrimtare. Dhe, publiciste në Letërsi…
(GRUAJA BESNIKE)
I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken
Vetëm Poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ikë.
Është grua besnike. E do burrin…
(GRUA NATËN E MIRË)
Grua, natën e mire! Ika
Pasmesnate më pret një grua tjetër
Poezia. Është xheloze.
Nëntë burra nuk mund ta bëjnë zap
Natën.Vetëm Unë ia jap hakun.
Grua, natën e mire! Ika
Falemnderit. Që, nuk je xheloze…
Dhe, në fund
(UNË JAM UJK
DHE DUA PLAGË)
Grua, mirëmëngjes. Erdha
Unë jam Ujk. Dhe, dua plagë!
Edhe Ajo, nuk ishte xheloze…