Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Njohja e Sylës me Verën”, publikuar në ”Drini.us” dhe ”Fjala e Lirë”, 24 Shkurt 2023
Pjesa e tretë (3)
Letrat e (”S-it” *) Lumturisë dhe Sylës
Vizita e papritur e vajzës së tiranses në Qypevë, e kishte qu në këmbë Turjakën. Gjithë plakat rrinin “me vesh krah”. Qysh është e mundur me ardhur ajo vajzë nga një qytet i madh në një katund të vogël?
Plakat ishin ato që më së shumti i jepnin zâ e nuk e lenin me u harrua për asnjë minut.
Ato posa i kryenin punët e zakonnshme të shtëpisë, delnin te gardhi e folnin dalngadalë e me zë të ultë, që mos ti dëgjoj askush e në të vërtetë ato si havadyzet e Gjakovës i kishin përhap e rrit fjalët për vajzën që kishte ardhur apostafat*) nga qyteti.
– Eh moj motra jeme, edhe atëherë paskan bâ vaki *) këso punë t`flliqta*) e shyqyr që burrat s`e kanë dit se ishin bâ belatë.
– Shka s`kish bâ vaki, maj inxhja Sadber.
– Pa thonë se paska ardhur në Qypevë çika e Sylës nga Tirana, qysh pi thojnë ni shehrit t’madh atje në Shypni.
E kështu gratë e Turjakës flisnin për qikën e Sahitit sikur ajo të kishte ardhur nga një planet tjetër.
– Pa thojnë se aja qika e Sahitit e paska emnin Sani. Vetë nana (”Lumturia”, vr. e aut.) ia paska lâ emnin qikes. Ja kish pertri emnin e nanes së Syles, Sanijës, rahmetlisë.
– Eh e shketa Sani, shyqyr që nuk âsht gjallë e nuk i nin k`to fjalë.
Sanija, nëna e Sylës kish pas vdekur nga merzia e djalit, kur Syla ish pas ik me partizanët e Shqipërisë. Tjetër f`mi nuk kish pasur. Sylën e kish rrit qysh kish pas qef ajo. Kur ish bâ Syla me shku çoban e me i ru dhetë, Sanija e përcillte deri te dyert e oborrit e mandej k’thehej e dilte te gardhi dhe e shikonte Sylën me dhenë deri sa nuk shihej më e hynte në mal Syla e i hupte nga sytë, si nanë shkreta.
Edhe kur i binte dhentë në aksham, Sanija posa i dëgjonte kumonat e deshëve ogiq, dilte me vrap e iu çilte derën dhenëve e Sylën e kapte për qafe dhe e mbyste me të puthura, si nëna për djalë. E ajo kishte më shumë të drejtë se gratë e tjera që e donte Sylën, se nuk kishte tjetër djalë e as qikë, djalë e qikë hasreti e kishte Sylën. Edhe ai i kishte lindur me vonesë pas disa vjetë martesë. Kur Sanija e kish humb ymydin, kish dasht Zoti e ja kish falë djalin. Sanija nuk kish lënë vend pa shkua, te hoxha me shkruajt hajmali, te sheMedini i Rahavecit e deri edhe në Kishë të Zaqishtit kish qenë. Ish shkue edhe në Breznicë te një falltore që shkrinte plum por pa sukses.
Po Syla ishte djalë se jo mahi, djalë ylber e dylber *). Djalë më të hishëm nuk kishte në mahallë. Ishte për shtatë gjaqe mos me ja hangër hakin. Ishte shejtar i mirë që “gjak në vetlla merrte”!
Kështu flisnin gratë e plakat e katundit Turjakë sa herë që takoheshin te kroi ose në ara kur merrnin kunguj, thenin shtalba e mblidhnin pasul.
Njëra, nga plakat më llafazane, që ishte si “Havadyzet e Gjakovës”, sa herë që shihte ndonjë grua vraponte e pa e pyetur fare i thonte:
-A njeve moj? Ajo qika e Sylës pa dojka me ardh` edhe në Turjakë, he kuku për neve. Ajo paska marrë edhe ni kerr letra e syreta të Sylës e të nanës saj, qysh pi thojshin, Lumturisë, që syret Zoti e paska falë.
– Uh faqezeza, don me na prish edhe katunin tonë.
– Ishalla nuk nin qikat e katunit shka i paska bâ vaki Sylës.
Po edhe qika e Havizes e kish pas jaran Sylën. E kish pas marr vesh baba i saj e menihere e kish qu nuse se ish tut që po ja merr f`tyrën. Për qata e kish pas dhân për vejan e burrë plak.
-Uh rraspihja *) qi tan e kimi dit per qikë t`mirë, Fetinë e ajo kanë faqja zezë. Dilte përditë në fund të Qukës, qatje te Zabelet kishi pi qes vjetat me kullot e kish bâ t`tana t`zezat me Sylën.
Qishtu m`tha Sala qi e kish pa vetë tuj ja bâ me mafes Sylës prej Zabelit.
Flitej e çka nuk flitej për Sylën, tash pas 30 vjtëtëve, kur Syla ish shkua në Shqipëri.
-Zoti ja marrt f`tyrën asaj faqezeze!
-Ani qikë hoxhe se!
-Bre Zoti ja nxift f`yren!
-Po ajo f`tyrë nuk ka, ia priste gruaja tjetër.
Katundi e kishin harrua Sylën por qe, një qikë nga Shqipërisë paska ardhur dhe paska qef me e gjet “vëllain” e vetë dhe me marrë vesh, a ka lënë dikund të afërm Syla.
Flitej se ajo ka me ardhur edhe në Turjakë e me nejt disa ditë. Kështu e paska parasit nana e saj që e paska pas jaran Sylën.
Dhe kështu, ardhja e qikës së Lumturisë në Qypevë kishte shkaktua një tërmet. Gratë e katundit flisnin edhe për ato që diheshin e nuk diheshin.
Ndërsa Syla, nuk dihej a është gjallë a ka vdekur. Baba e nëna, Sylës i kishin vdekur e shtëpia kishte fillua të rrëzohej. Kulmi kish ra në temel e oxhaku i shtëpisë ende rrinte kryepërpjetë sikur donte të thoshte:
– Unë po e pres të Zotin e shtëpisë. Oborri ishte mbushur me therra e e askush nuk guxonte të hyjë në oborrin e Sylës se kishin pa shumë gjarpërinj të Qafës së Brenezhit *)
Eh sa shtëpi të mirë kishte Syla. Babai i Sylës, Miftari e kishte ndërtua shtëpinë dhe një odë te dyert e oborrit për qef. Oda ishte vetëm për burra. Aty as Sanija nuk shkonte me ndejtur se nuk e lejonte baba i Sylës, Miftari ose qysh i thonte Sanija “ai njeri”.
– Jo birë, oda âsht për burra!
– Kam (këmbë) grue s’ka me hi në odë sa t’më rreh mue ni delli n’qafë.
Dhe kështu, Syla në heshtje e dëgjonte babën e nuk fliste as një fjalë. Por, tash kur sh’pia e Sylës ishte mbyll me shul e oxhaki nuk tymonte, ardhja e asaj qike, sikur ndillte kob në familjen e tyre, në Turjakë.
– Jo, more jo, qe besa nuk ka me ardh ajo qikë k’tu se te na hala kullen burrat e pula qi knon, njell kob e na ja hjekum kryet kish pas thân ma plaku, axha i Sylës, vëllai i Miftarit, Gania që edhe pse i kish kalua të nëntëdhjetat, ende mbahej i fortë.
Vdekja e vëllait e humbja pa shejë e pa dokë e djalit të vëllait, Ganinë sikur e kishin k`thye edhe njëherë në vitet e 1950 e të 60 kur Syla ishte në hyqymet, që kishin thënë se është në Prizren me ni detyre të naltë.
Të gjithë e prisnin Sylën kur do të martohet e të bënte një dasëm të madhe që kur të shkojnë me e marrë nusën, vargu i krushqëve të mbërrijë deri në Damanek e Lubizhdë e të dihet se kush po martohet.
Plaku i ngratë, e kujtonte se si do të vijnë miqt me atllarë e tupanat e Gores, tarabukat e Rahavecit, defatoret e Pejës e shahirat e Drenocit. Vetë do të shkonte te miqt ai bashkë me vëllain do ta zbrisnin nusen nga kerri. E në mbrëmje, do ta shtin dhanrrin qysh ka thân Zoti e do të gjuajnë me pushkë disa herë, si dikur.
Dhe tymin e cigares me duhan Panorci nuk e shymte mixha Gani. E kujtonte kohën kur n’at kullë të vëllait dikur kishin qenë burrat ma n`zâ, Mixha Shaban e Ramë Aga (Shaban Polluzha e Ramë Bllaca), Merseli i Ahmet Delisë, Fant e Mirditës e … bajraktarë e beglerë.
E tash, shtëpia e vëllait tim u bâ strokull i korbave *) e varr e vaj i qyqeve, ku nuk dëgjon tjetër pos vajit të kukuvajkave, qyqeve e “këngës së Isufit e të Istrefit”.
E tash na paska ardhur edhe ni qikë prej Tiranës e pe lypka vëllain e vetë. Po çfarë vëllai more, kur nipi jem, Syla nuk a kân as i martum.
Dever dyja dhe kështu plaku folte më shumë vet me vehte e me naj njeri kohanik të vetin e duhanin e kafen nuk i nalte sikur ato ia lehtësonin mendimet e tij, që përziheshin me tymin e duhanit kaçak e i përpinte me hrrrrpen e kafes së Jemenit.
Dhe ditët e javët kalonin e bashkë me to shtohej edhe mërzia te familjarët e kusherinjët e Sylëse e rriteshin fjalët si “Mullza” në Pranverë.
Ata nuk mundeshin me u pajtua se Syla ka lânë djalë me çikë crnagore e as ka pas naj jaraneshë n’katun. Këto janë punë të flliqta e kabilja jonë nuk a mârrë me këto punë.
Flitej se sheherlikja (vajza e Lumturisë, vr. e aut.) i paska lânë edhe do syreta e letra të Syles në Qypevë.
– Po Syla nuk ka pas mejtep *) ku u msu ai me ato shkrola, lisnin pleqt.
Dhe vërtetë “Sanija” i paska lënë disa letra që nëna e saj (Lumturia) i paska thënë Sanijes shko edhe në Turjakë e jepju këto fotografi e letra.
Ato letra i paska marrë një djalë, që po thojnë se po dika me shkrujt dhe don me i qit n’gazetë.
– Haj mozamakeq, haj! Po edhe kjo e zezë pa dojka me na gjetë neve a?
– Boll na hupi djali e tash edhe n`gazetë për faqe t`zezë pa dojnë me na qit.
…….
E një nga nipat e plakut kishte lexua në gazetë për letrat e asaj tiranses që ia kishte dërgua Sylës në Shqipëri.
Ato letra tash ishin shkep e krejt katundi e kishin marrë vesh, veç plakut, mixhës Gani vëllait të babës së Sylës që nuk i kishin tregua. Ai nuk e dinte asgjë.
Sipas letrave, Syla duhet të jetë gjallë por nuk dihet ku, shkruanin gazetat. Kështu kishte thënë një nip i plakut.
Unë do ti tregoj disa nga ato letra që ia kishte shkrua tiransja, turjakasit.
Ndoshta ai jeton në Australi e kur ti sheh letrat n`gazetë, nashta k`thehet në Turjakë
Disa nga biseda, letrat:
– E lexova letrën tënde në mëngjes dhe me pelqeu!
– Faleminderit tiranse po zemra e vogel, mbi te madhen, e kujt është?
– Po ate nuk e dimë. por janë dy
– Kush e ka zemrën më të madhe …Nuk e di, mendoj se unë e kam zemrën më të madhe se tënden.
– Nuk e besoj. Qysh mund ta provojmë dhe a vemi bast?
– Këto gjëra duan kohë …Basti i vështirë pak, se duhet me mbajt fjalën
– Unë e mbaj, po ti, a e mban?
* * *
– Pse me u mbytur?
– Po çfarë të bëjmë?
– Atëherë, nëse je … trego! Sa mire që je larg… Hahahaha
– A dëshiron të … me mua në Tirane ose në Prizren?
– Shkruaj …foljen. të…çfarë!
– Thuaje ti!
– Jo se …scripta manent …Më mirë të fshehur çfarë dëshire kam. Dhe asnjëherë nuk do të isha e para.
– Çka dmth ”Jo se …scripta manent…”?
– Verba volant Scripta manent (“Fjalët e thëna fluturojnë, të shkruarat mbeten”, nga latinishtja).
– Ishte nje bisede interesante, bëmë mirë që folëm. Kam konsideratë për ty.
– Ti je Yll i zjarrtë imi
– Naten e mire!
– Mos fli se mbetem vetëm… Mua nuk më merr gjumi kur të mendoj …ose fli i qete se po te mendoj …
– Oh …!
—
*) ”S” është emri i vajzës tiranase që tash e tuje, sikurse edhe në shumë tregime të mëhershme që e kam quajt «tiranse» tash e tutje do ta quaj «Lumturi».
Në një letër që ia kishte dërgua «Lumturia» Sylës, i shkruante:
”S” eshte protagonistja kryesore në baletin e famshem k. “Vajza me flokë të thinjura”.
Unë isha e para fshqiptare që kam lindur në K.
Ne gjuhën k., emri im do te thotë lumturi, një vajzë që sjell lumturi në familje.
(Ç E L) kryeministri i kohës i përgëzoi prindërit e mi që ja vunë emrin kinez vajzes se tyre.
Kjo eshte per ty. Per asgje dhe asnje tjeter.
*) Apostafat ndajf. bised.
Me qëllim, qëllimisht, enkas, nergut. Erdhi (u nis) apostafat për të.
*) VAKI f. bised.
Ndodhi, ngjarje. Bën vaki, ndodh, rastis.
*) FËLLIQËSI f.
1. vet. nj. Të qenët i fëlliqur, ndyrësi; kund. pastërti.
2. Gjë e fëlliqur, mbeturinë e papastër e diçkaje; ndyrësi. Heq fëlliqësitë.
3. fig. Veprim i ulët, punë e pandershme dhe e turpshme; ndyrësi, poshtërsi. Fëlliqësitë e botës kapitaliste.
FËLLIQËSIRË f.
1. Fëlliqësi. Heq fëlliqësirat.
2. fig. Njeri i ulët dhe i poshtër; ndyrësirë.
*) YLBER em.
Hark i ndritshëm në qiell, që ka shtatë ngjyrat e spektrit të dritës dhe që krijohet zakonisht pas shiut nga thyerja e rrezeve të diellit e nga pasqyrimi i tyre në pikat e ujit të reve. Ngjyrat e ylberit. I bukur si ylber. Doli ylberi. Shikon ylberin.
Ngjyrat e ylberit janë: e kuqe, e portokalltë, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, ngjyrë llullaqi dhe ngjyrë vjollce.
*) Dylber, bukurosh, i dashur
*) KURVË f. thjeshtligj. shar.
Grua a vajzë e përdalë, grua a vajzë bishtdredhur, lavire.
KURVËRI f.
Dukuri e shëmtuar kur gratë shesin trupin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës. Ndalohet (dënohet) ushtrimi i kurvërisë.
*) Brenezh, Qafa Brenezhit, emër bjeshke në Turjakë ku ka shumë gjarpërinj
*) STROFULL m.
Strofkë. Strofulli i lepurit (i shqarthit, i ujkut). Depërtuan në strofullin e armikut.
Nuk çon (nuk nxjerr, nuk qit) lepur nga strofulli shih te LEPUR,~I.
*) MEJTEP m. vjet.
Shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë.
*) Nga biedat e tiranses dhe letrat e turjakasit e tiranse, gjegjësisht, Sylës dhe Lumturisë kuptojmë se Syla është gjallë dhe jeton dikund jashtë Shqipërisë. Nga letrat, që kanë shkëmbyer e kuptojmë gjithashtu se Syla ka kryer shkollë, ka lexua libra dhe ka mësuar gjuhë të huaja.
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25 shkurt 2023
sinan.kastrati@hotmail.com