U NDANË DËFTESAT PËR NXËNËSIT E MËSIMIT SHQIP NË ROSENHEIM DHE KOLBERMOOR

0
Nxënës marrin dëftesat - Rosenheim
  • Këtë gjuhë hyjnore, të bekuar nga vet zoti mos ua ndalni fëmijëve, se ata janë engjëj dhe të pafajshëm. Andaj shtojuani dashurin për gjuhën amtare, shqipen e bukur!

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Më 10 korrik 2022 në Rosenheim, në prani të përfaqësuesve diplomatik të dy konsullatave  tonë shqiptare në Munih, të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Arten Hanku dhe Konsullit të Përgjithshëm  të Republikës së Kosovës Afrim Nura, përfaqësuesit të Fondacionit “Besa” Rexhep Nikçi, të prindërve dhe bashkëkombësve pjesëmarrës, në mënyrë ceremoniale ju ndanë dëftesat, për vitin shkollor 2021-2022, nxënësve të cilët ndoqën mësimin shqip në Rosenheim dhe Kolbermoor.

Ky eveniment u përcoll me recitime dhe me pjesën teatrale, “Atdheu është Flori”, të luajtur nga grupi i nxënësve, të udhëhequr nga dy mësimdhënëset e mësimit plotësues të gjuhën shqipe, Valbona Roqi dhe  Drenusha Istogu, në bashkëpunim me prindërit dhe Shoqatën “Shqiponja”.

Në këtë eveniment përmbyllës ishte një atmosferë e hareshme, që skena shkëlqente nga nxënësit, sidomos atëherë në mes rreshtave kur shpërthente zëri i ëmbël i tyre dhe buronte thirrja: „Ejani në shkollën shqipe“, për shokët të cilët nuk janë në mesin e tyre pa fajin e tyre, që edhe ata t’i bashkohen rrugës së dritës, ruajtjes së gjuhës amtare, shqipen e bukur!

Krejt në fund porosia ishte: Shkolla shqipe i pret të gjithë ata nxënët të cilët sado pak ndien dashuri për gjuhën e mëmës, t’i bashkohen shokëve të tyre, për ta vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Prindër, bashkëkombës, që jetoni dhe veproni në Rosenheim me rrethinë, këtë gjuhë hyjnore, të bekuar nga vet zoti mos ua ndalni fëmijëve, se ata janë engjëj dhe të pafajshëm, e nesër përgjegjësia bie mbi ju, kura ata e belbëzojnë apo fare nuk e flasin gjuhën amtare!

Shkolla shqipe ju mirëpret në shtator, të dashur fëmijë!


TURNIR HUMANITAR NË BAD URACH

Të dielën, 10.07.2022, në Bad Urach të Baden-Württemberg -ut u mbajt turniri humanitar në futbollin e  vogël, ku morën pjesë 22 ekipe konkuruese, të përkrahur nga bashkëkombësit e këtij qyteti me rrethinë. në këtë eveniment të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit diplomatik të konsullatës së Republikës së Kosovës, konsulli Besnik Miftaraj dh Zv.Konsullin Gramoz Berisha, ndërsa mysafir special ishte poeti, publicisti, koordinatorin i shkollës shqipe në Bavari (LAPSH), nënkryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) prof. Mustafë Krasniqi. Këtë eveniment e ndoqi, me syrin e kamerës së RTK-së edhe Ahmet Konjusha.

Ky aksion humanitar u shoqërua me vallen e fëmijëve mërgimtarë, të shoqatës “Nënë Tereza” nga Göppingeni dhe për të vazhduar me muzikantin Lul Uskana dhe këngëtarin e mirënjohur të këtij qateti , Arton Preniqin. Programi u përcoll me duartrokitje të qindra bashkatdhetarëve, të cilët me pranin e tyre kontribuan në aksionin humanitar përmes blerjes së pijeve freskuese dhe ushqimit të përgaditur në skarë.

Përpos kontributsdhënësve, të cilët kishin  ardhur për të shikuar lojën dhe dëgjuar muzikën, kontribut të veçantë dhanë bisneset: Euro 2009- Bahri Qyqalla;, H. H.M Idrizaj; Elezaj Baudienstleistungen-Bekim Elezaj; GS Dienstleistungen- Valon Sadiku; MN Stuckateur – Xhevat Llumnica; Plankenhorn– Xhafer Aliu; Trimi Market; Arian Zeka; Arton Preniqi; Gazmend Salihu; Mehdi Dervisholli; Valon Sadiku.

Në përfundim të lojes, nga 22 ekipe që ishin pjesëmarrëse në këtë lojë futbolli, tri ekipe nga to zuan tri vendet e para: Vendin e parë e zuri ekipi “Nexhat Llumnica”; Vendin e dytë “Elezi” dhe  vendin e tretë ekipi “Llapi”. Kurse për ekipet që treguan lojë të mirë, organizatorët ju dhanë medalione dhe librin e autorit, Mustafë Krasniqi “Atdhetari i shtigjeve të Lirisë-Xhavit Haziri”.

Në fund organizatorët e këtij turniri: Gazmend Salihu, Bahri Qyqalla, Xhevat Llumnica Artan Preniqi i falënderuan mysafirët, bashkëkobësit pjesëmarrësit dhe bizneset, që në shenjë respekti ju ndan mirënjohje për kontributin e tyre.  Sipas Këshillit Organizativ në këtë eveniment janë grubulluar 8703,32 euro dhe këto mjete i transferuar në fondin e Shoqatës “Bëmirëse Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati.

https://uraebashkuar.com/turnir-humanitar-ne-bad-urach/

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.